Manchester City ka mohuar thashethemet që vijnë nga Italia, që Pep Guardiola është në bisedime me Juventusin.
Klubi anglez i ka konsideruar si “qesharake” këto spekulime për të ardhmen e teknikut spanjoll. Në zyrat e klbit kampion të Premier League” janë të qetë për të ardhmen e Guardiolës që sipas tyre do të vijojë të drejtojë Manchester Cityn.
Në javët e fundit, Guardiola ka deklaruar se dëshira e tij është për të qëndruar në Angli, duke e përjashtuar mundësinë e kalimit në Serinë A tek “Zonja e Vjetër” që është pa trajner pas largimit të Massimiliano Allegrit.
Megjithatë, në Itali kanë qarkulluar zëra se ish trajneri i Barcelonës ka biseduar me Juven, dhe është përfolur se ka arritur një marrveshje me një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë. (TemA)