Pas fitimit te titullit kampion, skuadra e Partizanit po pergatitet per te bere nje tjeter paraqitje dinjitoze ne Kupat e Europes.
Te kuqte do te luajne kete sezon ne Champions League dhe drejtuesit e klubit te kuq po pergatitet per afrime te bujshme.
Nje nga emrat e lakuar se fundmi per te qene pjese e kryeqytetasve eshte ai i mesfushorit te Kombetares shqiptare, Migjen Basha.
32-vjeçari shihet si nje element mjaft i rendesishem ne repartin e mesfushes ku do te kryente ne menyre perfekte rolin e regjizorit ne kete repart.
Per te bere dhe me te besueshem zerat per nje afrim te Bashes tek “demat e kuq”, ka mjaftuar dhe nje foto e mesfushorit Lorenc Trashi ne Instagram ku shihen dhe futbollistet e tjere te ekipit kryeqytetas si Hoxha, Mala, dhe Telushi.
Basha ka dhe nje vit kontrate me Arisin, por problemet me drejtuesit e klubit grek mund te sjellin nje prishje te shpejte te kontrates, qe mund te sjelle nje transferim te shpejte te tijin tek 16 here kampionet e vendit. (TemA)
Do ishte ideal per rolin e organizatorit qe i duhet skuadres. Ky ploteson nje nga tre vendet e domosdoshem qe i duhet siç jane nje sulmues rrace dhe nje mbrojtes.