Lionel Messi është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” në edicionin e tij të radhës, pas një sezoni tjetër mahnitës me Barcelonën.
Megjithatë, Tim Cahill mbështet rivalin e madh të argjentinasit, Cristiano Ronaldo, për këtë çmim prestigjioz.
Të dy lojtarët janë aktualisht në kuotë të barabartë “Topash të Artë”, nga pesë të tillë secili, ndërsa kapiteni blaugrana shfaqet në rrugën e duhur për të marrë të gjashtin, më vonë, këtë vit.
Messi shënoi 36 gola në La Liga, këtë sezon, teksa Barcelona mori një titull tjetër të La Liga-s. Po ashtu, Leo shënoi 12 gola në Ligën e Kampionëve.
Megjithëse numrat e Ronaldos te Juventusi janë larg atyre të yllit argjentinas (34-vjeçari ka grumbulluar 15 gola më pak në Serie A), Cahill beson se, fakti që ka qenë në gjendje të kalojë me sukses në një tjetër ligë, meriton vlerësim.
“Arsyeja pse them se Ronaldo e meriton “Topin e Artë”, gjë me të cilën e di, njerëzit nuk do të pajtohen, është për shkak të asaj që ka bërë te Juventusi, – tha Cahill për “Alkass Sport”.
– Ai u largua nga Real Madridi, shkoi atje dhe pati një ndikim kaq të madh në një tjetër ligë. Nuk kam parë kurrë një tjetër lojtar, që ta bëjë këtë në tri kampionate, te Manchester United, Real Madrid dhe Juventusi, për kaq shumë vite.
Sivjet nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, por ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në çdo klub. Imagjinoni pak lojtarët e tjerë, t’i vendosni diku në moshën e tij… Unë e di se njerëzit nuk do të pajtohen me këtë qëndrim timin, por vetëm vlerësoj profesionalizmin e tij”.
Edhe Medhi Benatia u pajtua kohët e fundit me Cahill, duke sugjeruar se humbja e Barcelonës ndaj Liverpool-it në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mund t’i ketë dëmtuar shanset e Messit.
“Ronaldo? Ai e meriton ta fitojë “Topin e Artë”, sipas meje, – tha Benatia për “Calciomercato”. – Messi kishte një sezon të pabesueshëm, do ta meritonte këtë trofe, por Liverpool e mundi Barcelonën. Mendoj se kjo i ka zvogëluar shanset e tij”.
Kush jane keta lojtare anonim qe mendojne keshtu, te dy keta futbolluste ndryshojne mes tyre si nata me diten. Jane te pakrahesueshem. Mesi eshte perrallor. Patem fatin qe ky lojtar ishte ne kihen tpne.
Kush jane keta lojtare anonim qe mendojne keshtu, te dy keta futbolluste ndryshojne mes tyre si nata me diten. Jane te pakrahesueshem. Mesi eshte perrallor. Patem fatin qe ky lojtar ishte ne kohen tone.