Shuhen iluzionet: Edi Reja e nis me njollë te Shqipëria, ftesë me "mik" për dështimin e sezonit!

23 Maj 2019, 10:47Sport TEMA

Mos e besoni po deshët, por Hysen Memolla është emri i radhës i ftuar nga trajneri Edi Reja.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë pjesë e grupit për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Një grumbullim i çuditshëm dhe që vjen erë, pasi 26-vjeçari luan për Salernitanën e Lotitos dhe Tares.

Kavajasi ka vuajtur shumë këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 2 ndeshje me ekipin e dytë të Hajduk Splitit dhe 3 ndeshje jo të plota me Salernitanën në Seria B.

406 minuta në të gjithë edicionin futbollistik 2018-19. A janë të mjaftueshme kaq minuta për të luajtur me kombëtaren, aq më tepër në Kroaci 2 (180 minuta) dhe Seria B (226)? Jo, sigurisht.

Memolla kaloi në janar tek ekipi i Salernitanës dhe ka luajtur vetëm në 3 ndeshje, të gjitha sfida të humbura.

Ftesa e tij duket më shumë një “nder” për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren, që ta shesë Memollën dhe t’i rrisë vlerat, se sa një vlerë e shtuar për Shqipërinë, shkruan Telesport.

Aventura e Rejës me Shqipërinë duket se do të nisë me një njollë.

Lajmin për ftesën e Memollës e ka dhënë vetë klubi i Salernitanës.

5 komente në “Shuhen iluzionet: Edi Reja e nis me njollë te Shqipëria, ftesë me “mik” për dështimin e sezonit!”

  1. Arifi says:

    Mos paragjykoni!! Esht nje mbrojtes sh i mire. Aq me mire po ta ket sygjeruar Tare.

  2. Kellira says:

    Filluan shqipkaret me parashikime. Njesoj si bene edhe me de Biasin. E bene lecke ndeshjet e para. Ia moren ne goje kur i coi ne Europian. E bojkotuan pas Europianit. Rrace shkerdhate.

    1. sportisti says:

      Kellira- Sa here ja paske marre ne goje De Biazit? Vetem kete nuk na e tregove.

  3. BOHOTINA says:

    Ky nuk eshte as sa gjysma e Trashit. Le ta rekumandoje kush te doje…

  4. erald says:

    Ore djale mbaj gojen se nuk duhet ti pergjithesosh Shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje