Klubi Futbollit Partizani ka qenë sot pjesë e një aktiviteti mjaft të veçantë. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve jetim kampionët e Shqipërisë janë vizituar në ambjentet e kompleksit sportiv “ Fooball Republic” nga një përfaqësi e fëmijëve jetim të kryeqytetit.
Drejtues, stafi dhe lojtarët ishin pjesë e këtij eventi special kjo fal edhe bashkëpunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar.
Për të gjithë fëmijët e pranishëm lojtarët e kuq kanë dhuruar bluza dhe topa futbolli , duke përcjell mesazhin për të qenë sa më pranë aktiviteteve sportive.
Njëkohësisht fëmijët kanë takuar nga afër lojtarët, ku nuk kanë munguar lojërat e ndryshme si dhe fotografitë e çastit me kampionët e Shqipërisë. Një kujtim i bukur nga kjo ditë e veçantë për të gjithë.
Nuk ka kuptim qe te mungonte me kampionet kete fund kampionati ata burra shteti qe ne prapavije e bene Partizanin kampion si Erjon Braçe, Bashkim Fino, Mero & Fatjon Baze, Olsi Rama, Demi, Endri Meksi, Nada Fer apo Fation Shehu/bytha, e shume te tjere qa kane sakrifikuar shume nga qenia e ture per kete rast.