Cilët janë kandidatët që presin të zëvendësojnë Theresa May? Ja çfarë pritet të ndodhë me Britani

25 Maj 2019, 14:11Bota TEMA

Pas dorëheqjes së Theresa May më 7 qershor, pritet të hapet një garë brenda Partisë Konservatore në pushtet për të sjellë një udhëheqës të ri në pushtet. Njoftimi erdhi pasi ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar, refuzuan tri herë rradhazi, të votonin në favor të marrëveshjes së Brexit, që nga fillimi i vitit.

Kryeministrja May,  tha se ajo kishte “bërë gjithçka” që mundi për të nderuar rezultatin e referendumit të vitit 2016 në BE. Por, me “keqardhje të thellë”, ajo nuk ishte në gjendje të dorëzonte Brexit dhe humbi mbështetjen e shumë individëve brenda partisë së saj.’’

Por kush pretendon të bëhet kryeministri i ri i Mretësisë së Bashkuar?

Ish-Ministri i Jashtëm Boris Xhonson shihet si i preferuari i libralistëve, pasi ka marrë nominime për një ofertë udhëheqëse nga ish-Sekretari i Mbrojtjes Gavin Williamson dhe ligjvënësi Tory Johnny Mercer. Xhonson ishte një nga figurat më të shquara të fushatës zyrtare Brexit në 2016, me tregjet e basteve që sugjeronin se ai ka një probabilitet 40% të nënkuptuar për të fituar vendin e punës.

Të tjerët kandidatë nga tregjet e basteve, përfshijnë ish Sekretarin e Brexit Dominic Raab, me një probabilitet prej 14% dhe sekretarin e Mjedisit Michael Gove së bashku me sekretarin e Jashtëm Jeremy Hunt, me një probabilitet 7% secili.

Mundësia e Sekretarit të Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart dhe Sekretarit të Mbrojtjes Penny Mordaunt për të siguruar këtë rol qëndron në 4%, ndërsa Sekretari i Shtetit Sajid Javid i është dhënë një shans prej 3%.

Por çfarë ndodh me Britaninë e Madhe me një kryeministër të ri në krye?

Ekonomia e pestë më e madhe në botë ende ballafaqohet me një sërë mundësish kur është fjala për Brexit, duke përfshirë një dalje të rregullt me ​​një marrëveshje, apo një dalje pa marrëveshje, zgjedhje të përgjithshme ose një referendum të dytë që mund të ndryshojë në fund të fundit votën e vitit 2016 për t’u larguar nga blloku .

Partia e Punës ka bërë thirrje shpesh për zgjedhje të përgjithshme për të vendosur të ardhmen e vendit por lideri,Jeremy Corbyn shtyu, edhe një herë votimin kombëtar të premten në mëngjes.

Për disa, pa marrëveshjen e tërheqjes së Brexit, perspektiva e Britanisë që vuan një dalje të çrregullt nga Bashkimi Evropian, tani duket të jetë një rezultat më i mundshëm. Data zyrtare e largimit të Britanisë dhe Irlandës së Veriut nga Bashkimi Evropian është 31 tetor 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje