Në konferencë për shtyp, në krah të trajnerit Skënder Gega, u shfaq mesfushori Dilaver Duka. Futbollisti shqiptar, i rritur dhe formuar në Amerikë, rezultoi afrim i goditur, duke dhënë kontribut sidomos në fazën e tretë, kur skuadra kishte më shumë nevojë për të për shkak të mungesave në mesfushë. “Dilly” e pranoi se iu desh pak kohë të përshtatej për të treguar cilësitë e tij.
Jeni përshtatur siç duhet?
Duka: Skuadra është e mirë, e organizuar. Ndihem mirë. Kur erdha nuk isha shumë mirë fizikisht, tani ndihem mirë.
Kush është roli juaj natyral në fushë?
Duka: Pozicioni im është pas sulmuesve. Më mirë ndihem aty, profili është sulmues. Kam pasur edhe të luaj në krah, por mendoj që më e mira ime është pas sulmuesve?
Do të qëndroni te Partzani?
Duka: Do të flas me trajnerin dhe drejtuesit, shpresoj të vazhdoj këtu.
Kontributi juaj?
Duka: Që kur erdha këtu, fola me drejtorin dhe trajnerin, mësova objektivat. Klubi kishte entuziast të madh. Mendoj se kam dhënë të mirën.
U menduat si lojtar për kombëtaren në fillim?
Duka: Nuk mund të flas për këtë. Mund të flas për Partizanin. Kam biseduar edhe me Gegën, drejtuesit më bën të ditura objektivat dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë.
Diferencat?
Duka: Ka shumë ndryshime, edhe ku unë kam luajtur, por edhe me vend e të tjera të Europës. Këtu luhet futboll i mirë, më mirë seç mendoja. Ka shumë talente.
Është Gega në treshen më të mira të trajnervë që iu ka stërvitur?
Duka: Çdo lojtar ka pika të mira dhe të dobta. E njoh nga e kaluar Gegën. Ishte trajner në Amerikë, kualitativ. Ai që mbani mend më shumë është ai me të cilin fitoni.
Keni emra konkret kush iu ka impresionuar në Shqipëri?
Duka: Nuk do të ishte e drejtë të thoja një emër. Telushi përshembull është me teknikë të madhe, edhe eksperiencë gjithashtu. Më kanë folur për të edhe përpara se të vija, por tani që e pash vet.
Do të mësoni shqip ?
Gega: Do të bëj të pamundur për tu shprehur edhe më mirë shqip. Megjithatë, për momentn e kam më komode në anglisht.
Këtë vit Partizanit i erdhi mrekullia nga Amerika, Gega, Rama dhe Duka…
Gega: Nuk mendoj se nga vijnë njerëzit, suksesi vjen nga njerëzit e zgjedhur , nga skuadra. Kjo është ajo çfarë une mendoj.
Nuk e di por per nje shqiptar qe nuk di shqip,me mire te mos shprehet fare derisa te mesoje shqipen,eshte per turp te jesh shqiptar,ne shqiperi,dhe te shprehesh ne nje gjuhe tjeter nga shqipja.Dilaver,lere komoditetin,shqipja per nje shqiptar ne shqiperi eshte detyrim.