Pasi e kuptoi se Rama do ta vazhdojë dhe disa ditë të tjera këtë lojën e letrave të hapura, Jari sot u mendua pak se si ta përballonin.
Dje ai mori përsipër t’i përgjigjej në emër të Lulit.
Sot mendoi t’ia delegojë Zenit radhën.
Kështu do të krijohej ideja se Luli ka jo vetëm paraardhës si ai, por dhe pasardhës si Zeni.
Dhe vendosi t’ua sqarojë këtë demokratëve:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Sot vendosa t’ia delegoj Zenit përgjigjen për letrën e Edi Ramës.
Ne duhet t’i tregojmë atij se Berisha nuk vdes kurrë dhe ai ka lënë pasardhës për tre breza.
Brezi i parë jam unë, që e kam pasuar denjësisht si president,
I dyti, Luli që e ka pasuar si kryetar, i treti do jetë Zeni.
Po i ndodhi gjë Lulit larg qoftë, kemi atë.
Më poshtë po sjell të plotë përgjigjen e Zenit:
“Nuk dua të përdor asnjë fjali kortezie për të t’u drejtuar, se nuk meriton asnjë.
Së pari, dua të them se i lutesh kot Lulit, pasi ai ka marrë urdhër të prerë nga babi të të mos përgjigjet më.
Babi i ka thënë atij se për armikun nuk ka dialog, por veç plumb.
Besa e Madhe ka mbaruar, ai të ka çu fjalë që do të vrasë dhe ti nuk ke shpëtim, kot lutesh.
Së dyti, dua të të them se ti po izolon dita ditës shqiptarët.
Babi nuk shkon dot më në SHBA, unë nuk shkoj dot, Gita nuk shkon dot, fëmijët tanë nuk shkojnë dot as për shkollë.
Nuk mjafton kjo, por as blogeres më të njohur në botë nga Shqipëria nuk i japin vizë për Angli, ndërkohë që e ftojnë hotelet që presin t’u promovojë sezonin e verës. Vetëm ti mund t’i izolosh kështu shqiptarët dhe pasaj të mos kesh turp e t’u shkruash dhe letra dashurie.
Së treti, ke ngatërruar adresë për letra.
Letrat duhet t’ia dërgosh presidentit, se ne atij ja kemi besuar dialogun.
Lulit i kemi besuar luftën.
Por nga presidenti nuk ta mban.
Atë tentove ta rrëzosh me Juntë, por u tërhoqe në minutën e fundit, kur ai të tha do rezistoj si Allende.
Tani është radha e atij të të rrëzojë me luftë.
Dhe tek ai, ti e di mirë që nuk pinë ujë letrat, se ao i merr Tit Vasili dhe i gris, nuk ja jep fare.
Ndaj do të kërkoj një nder: Mos i ço më letra Lulit.
Babi nuk i jep leje të flas me ty.
Dhe mami ja ka ndaluar të dalë pa leje nga shtëpia.
Mua më kanë caktuar të ruaj dhe kë takon, dhe kush mund t’i çojë mesazhe të fshehta.
Jemi djegur një herë në maj të 2017, nuk e hamë përsëri atë gjë ta lëmë vetëm rrugëve e ta gënjesh ti.
Ndaj lodhesh kot. Të gjitha përpjekjet e tua do të dështojnë.”
Si ka mundesi qe te gjithe PD-istet jetojne shpellare ne breket e qelbura te Sali Berishes? A nuk jemi popull primitiv si vasal i se shkuares?!
Si ka mundesi qe te gjithe PD-istet jetojne sishpellare ne breket e qelbura te Sali Berishes? A nuk jemi popull primitiv si vasal i se shkuares?!
ka mundesi sepse eshte faji i amerikes qe pa dashur i dha 2 here pushtet qelbesires me te madhe te kombit sali malokut.