Tubimi, reagon Meta: Protesta të jetë paqësore, shmangi aktet e dhunës, është përgjegjësi e Opozitës mbarëvajtja e saj

25 Maj 2019, 12:25Politika TEMA

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar disa orë para se opozita të zhvillojë protestën e saj para kryeministrisë.

“Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.”–  thuhet në njoftimin e presidencës. (TemA)

12 komente në “Tubimi, reagon Meta: Protesta të jetë paqësore, shmangi aktet e dhunës, është përgjegjësi e Opozitës mbarëvajtja e saj”

  1. Zorro says:

    Jep dorheqjen o rrote se te pret burgu saliu do vrase njerez sot. Ikni me gjithe sali Argat dodikut serb.

  2. Duhet sqaruar edhe nje moment delikat, pasi molotovet me benxine me gozhde te ndryshkura bulona dhe dado, jane prodhuar jane magazinuar dhe po u shperndahen trimave. Per kete duhet te dime edhe fatin e tyre se c’do te behet me kete produkt te gatshem, do te vihen ne pune per te goditur policet dhe institucionet, apo duhen shkateruar ne gerdec sic u demontuan predhat e mehdihoxhes ?

  3. LULJA says:

    KY ESHTE COBANE SKRAPARI

  4. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Un po shkoj me protestu per dosjen 938 te Ilir Metes.
    Askush nuk e permend, a ca bahet.

  5. Oparaku says:

    Paragrafi i fundit ishte me i godituri.por i lene pergjysem Mediat e huaja e kane dhene si lajme por ajo Rusja e ka dhene komplet.Kjo do te ishte pernje perfundim me te sakt te paragrafit te fundit.

  6. shqiptari i ilirise says:

    Keni për të parë shumë shpejt se si ky hajdut i niveleve më të larta të hajdutëve botërorë,si një kamikaz,do bëjë lëvizje destruktive nga pozitat e mender Presidentit të Republikës,për ta futur Shqipërinë në një katrahurë institucionale,me shpresën e krijimit të anarkisë,për të mos u ballafaquar me drejtësinë bashkë me Sali Berishën.
    Keni për të parë.

  7. Dihet kjo pun says:

    Pra sot do kemi nje proteste te qete se keshtu ka urdheruar presidenti ne hije i opozites se rremetit dhe rremujes ilir meta.

    Degjohemi ne protesten e radhes kur presidenti qe jeton me parate e taksapaguesve shqiptare te urdheroje per nje protest te dhunshme. Pa tjeter pa harruar te leshoje edhe baxhellen e tij rrugeve te protestes se shkaterrimit.

  8. toni says:

    Gjarper qe hedh gurin dhe fsheh doren. O popull, po ju ben dhe per budalla kryehajduti. Dihet qe ai me shpellarin e Vicidolit po orkestrojne gjithcka.

  9. Shvejk says:

    Ky shtangisti i ben thirrje publike gruas.

  10. Qamil Haxhiu says:

    O milet degjoni sot ka tubim pa masturbim

    Per nje date tjeter proteste me shkaterrim per oren dhe vendin do te kete nje njoftim

    te ri ne media. Qeveria te me besoje se dal garant per kete gjë.

    Zyra e shtypit e familjes Meta

  11. Monitor says:

    Thirrje Bashes!
    Te lutem kur te flasesh per dosjet mos e permend dosjen 978 mu Presidenti kerkon live 200 000 Euro per zgjrdhjet!
    Ne fakt “genjejne” ai i donte se s’kishin leke per buken e femijeve!

  12. Gri says:

    Ponc Pilat i djallezuaru!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje