Juventusi e mbylli sezonin me humbje

26 Maj 2019, 20:29Sport TEMA

I ka ardhur fundi edhe Serisë A, ashtu si pothuajse gjitha ligave në Evropë.

“Zonja e Vjetër” humbi 2-0 në transfertë kundër Sampdorias me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes, Gregoire Defrel në minutën e 84’ dhe Gianluca Caprari 90’.

Kjo ishte ndeshja e pestë me radhë në 5 javet e fundit që Juve nuk merr fiitore, që kur u shpall edhe matematikisht kampion i Italisë (3 barazime, 2 humbje).

Juve, që fitoi titullin e tetë me radhë të Serie A, e mbylli sezonin me 90 pikë.

Në 38 jave, Juve mori 28 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. “Zonja e Vjetër” ka shënuar 70 gola, derisa ka pranuar 31.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje