Liga e Kampionëve në shifra/ Askush si Mançester Siti, fundi i pjesëve të para “i mallkuar”

27 Maj 2019, 19:55Sport TEMA
Liga e Kampionëve në shifra/ Askush si Mançester Siti, fundi i

Liga e Kampionëve ka njohur dy finalistët e këtij sezoni dhe do të jenë Liverpuli e Totenhemi ato të cilat do të diskutojnë titullin në ndeshjen që do të luhet në Madrid.

Të besuarit e Klop, arritën të eliminonin në mënyrë spektakolare Barcelonën, ndërkohë që me përmbysje u kualifikuan edhe djemtë e Poçetinos duke rezervuar një finale “Made in England”.

Në total, deri më tani janë luajtur plot 124 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në datën 1 qershor, do të luhet edhe ndeshja e 125-të. Në total, janë shënuar plot 364 gola ose e përkthyer ndryshe, 2.94 gola për çdo ndeshje. Për të parë një gol në Champions, është dashur të pritet vetëm 32 minuta, mesatarja kjo se sa shpesh janë shënuar golat e ndeshjeve.

Bie në sy fakti se në pjesën e dytë, skuadrat kanë qenë më të lira dhe kanë shënuar më shumë gola ku rekord mban intervali nga minuta e 61 deri në të 75-ën, kur edhe janë shënuar 65 gola në total. E çuditshme është edhe koha shtesë, ku nga minuta e 90 e deri në përfundim të minutave shtesë, janë shënuar plot 22 gola. Thatësi ka pasur në fundin e pjesës së parë ku nga minuta e 31 e deri në të 45-ën janë realizuar vetëm 5 gola.

Mançester Siti është skuadra që ka gjetur më shpesh rrjetën në këtë kompeticion duke realizuar në total 30 gola e ndjekur nga Barcelona me 26 gola, ku katalanasit kanë edhe numrin më të lartë të goditjeve në portë, plot 77. Mesit ka një % pozitive golash pas në 24 gjuajtje në portë ka shënuar 12 gola, me një mesatare prej 1 goli në gjuajtje në portë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje