“Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia”, Rama letër të gjashtë Bashës: Jini i sigurtë Lulzim se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor

27 Maj 2019, 15:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka shkruar një letër të gjashtë publike Lulzim Bashës, ku i përsërist thirrjen e tij për dialog pa kushte.

Ashtu si edhe në 5 letrat e tjera Rama shprehet i bindur dhe ia bën të qartë kreut të PD se zgjedhjet do të mban më 30 qershor.

“Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim.

Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.”-shkruan Rama.

Gjithashu Rama në letrën e tij i bën me dije Bashës se po pengon hapjen e negociatave.

“Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë”- shkruan Rama.

Letra e plotë:

Zoti kryetar,

letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.

S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.

1.Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si shkuan gjërat, s’po zgjatem.

2.Sivjet Ju i jeni rikthyer po atij avazi, por nga një nivel i ri papërgjegjshmërie, me mandate të djegura, bojkot zgjedhjesh dhe kërcënime për të ndaluar forcërisht popullin të zgjedhë në 30 qershor. Përsëri frika nga zgjedhjet dhe paniku nga drejtësia, Ju kanë qorruar e shurdhuar dhe shtyrë në rrugën e një lufte imagjinare çlirimtare nga tirania! Të cilën duhet ta bëni me veten ne fakt, për të përmbysur tiraninë e frikës brenda Jush, sepse Shqipëria s’është në duart e asnjë tiranie, po në duart e një shumice të zgjedhur demokratikisht, për të qeverisur deri në vitin 2021.

3.Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë, Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa dalje, ku po marshoni verbërisht.

4.Unë Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!

5.Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim. Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë.

Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa për fat të keq, shumë gabimisht, politikanë e parti të ndryshme i kanë kujtuar në momente të ndryshme të historisë së zhvillimeve demokratike. Mos e nënvleftësoni forcën e gjykimit dhe fuqinë e ndëshkimit të tyre, sepse çfarë keni parë e provuar në zgjedhje të shkuara, do t’Ju duket lule në krahasim me mësimin që do merrni kur t’Ju kërkoni përsëri votën një ditë, nëse s’do të ktheni rrugë sot përpara se sa nesër të jetë shumë vonë.

Me shëndet,

Edi Rama

(TemA)

20 komente në ““Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia”, Rama letër të gjashtë Bashës: Jini i sigurtë Lulzim se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor”

  1. Cudia says:

    Berisha & Co po shikojne goglat nese mund te corjentojne parlamentin e ri evropian per shtyrjen e zgjedhjeve. Po mbahet mbas kashtes nderkohe qe do hyje ne histori qe dy Parlamente Evropiane, njeri pas tjetrit i dhane shkelmin kriminelave te PDse

    1. Komentuesi says:

      Respekt zoti kryeminister.Kini bere nje shkrim brillante,shume te llogjiksheme,shume te sinqert,por Basha dhe ata qe ndjekin ate Jane kafshe.Edhe po’ te doj
      Basha per dialog,nuk e le kryekrimineli Sali Berisha.

  2. adi says:

    po ky tipi po mundohet ti mbushi mendjen vetes se do kete zgjedhje ne 30 qershor??????
    timoniero koha jote si sorosiani i fundit ne europe ka perfunduar do apo nuk do ti.
    PS: edhe komunistet greke dhane dorheqjen , komunistet shqiptare me ne krye edi ramen ne gjurmet e eterve te tyre edhe bar do hane dhe nuk dorezohen. dihet si perfunduan shqiptaret heren e fundit kur komunistet nuk donin te linin pushtetin !!!!!

    1. shqiptari i ilirise says:

      O Ado,aty ke ngel ti akoma të komunistët mo?
      E po prit mbase kthehet viti 92 me Rajersonin ambasador i ShBA-së!
      Ajde pallë,ajde!

    2. xhemal says:

      te kane shperlare trurin o andi u ka ngelur ora 75vjet te shkuara ne demokraci istrumenti per te paraqitur idete e per ti zbatuar jane vetem votimet ato paraqesin rezultatin konkret kush ide nepermjet pushtetit do zbatohen pergjithesisht.eshte shume e veshtire per tua spieguar me pak rreshta duhet studiuar e ky eshte nje mundim i madh qe vetem puntoret e bejne.ata qe duan paqen,dijen,dashurine

    3. adi(jo ky bolja me siper) says:

      adi topja,
      Je nje fosil I mbetur qe lufton si Donkishoti me mullinjte e eres. Akoma te komunizmi ju ka mbet ora o derdimen. Kaq frike e paskeni pase Enverin qe edhe pas tridhjete vjetesh ju del ne enderr. Kryekomunistin me fanatik e keni ne krye dhe I beni fresk naten dhe diten Salehun e Qoftelargut. Ta gezoni adi bolja dhe ju marrte me vete atje ku eshte nisur.

  3. Mondi says:

    Je unik nuk ka te dyte . Te admiroj nuk kam fjale tjeter se cfar te te them . E keni zberthyer Lulin me keto letra e keni bere pace , tamam si pacja qe han Fari Balliu cdo mengjez.

  4. !!!!!!!! says:

    OOOO….. Edvin do qe luli te vi ne zgjedhje ….FUTE SALIUN ATY KU E KA VENIN DHE PIK………Mos u lodh me ket fare.

  5. uskania says:

    Lëre MUTIN në nevojtore, mos e trazo më tepër se vetëm rritet.

  6. marjani says:

    urime per besnikerine ndaj popullit,te uroj shendet te plote ju ZOTI KM,

  7. Oparaku says:

    Njeriu i mencur nderron mendje ndersa budallaj i rrinbudallallekut te tij.Lereni Lulin te mbytet ne shurren e vet.

  8. Flutura says:

    E kaloi borxhi kapitalin. Me gjithe keto thirrje bashke me nderkombetaret ! Lulezimi nuk eshte nje femije. Le te marre pergjegjesite, ti kthehet normalitetit dhe ne fund fare, nese nuk votohet, le te hape rruge per te tjere…Nuk ka asnje te drejte dhe nuk ja kemi borxh fare te mbaje Shqiperine peng.

  9. Don says:

    Adi camcakizi…pse mos kete zgjedhje se nuk do Sala me Lulen?

  10. Hamdi says:

    Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama mos e beni kaq tragjike kete situate. Thjesht behuni realiste dhe trima si kane qene shqiptaret. Futini ne burg keta debile Saliun.Lulin,familjen Meta dhe do rehatohet populli shqiptar dhe Shqiperia. Pas kesaj happen dyert e Europes. Eshte absurde qe Shqiperia eshte ne qender te Europes dhe te quhet jo Europe.

  11. Huta says:

    Sa te jane keta te dy mut eshte Shqiperia.

  12. arberkaonya says:

    I nderuar kryeminister , me shume i shqetesuar jeni ju se zoti Basha , e lodhet reformen ne drejtesi , mos beni si biri i drejtesise , vetem engjell nuk jeni , jeni te gjithe bashke kopilat e djallit , dhe gjithe keto letra jane pjese e marreveshjes famoze qe bere pas shpines se popullit ti dhe ky zogu i gomarit , para dy vjetesh ja prishet imazhi shqiperise , para nje viti I njejti skenar, dhe pikerisht kur BE jepte vleresim per hapje negociatash, perseri ket vit pikerisht kur BE jep vleresim , na del opozita antishqiptare vetem e vetem te prishi imazhin e te pengoj hapjen e negociatave , eeeee mjaft me se ky eshte skenar i miremenduar , dhe e dini pse ??? Sepse jeni te gjithe te akuzuar dhe te kapur me prova qe jeni vjedhur , ndaj i nderuar kryeminister leri furcat me pinello se populli tall menderen me ju politikanet maskarenj qe keni 30 vjet qe e pengoni qellimisht integrimin e shqiperise ne BE , kur them populli nuk I referohem shpellare te bathores , sepse ata Jane milet jo popull zoti kryeminister .

  13. Komentuesi says:

    Adi,na cave bythen me ate komenti tende prej budallai.

  14. lisi says:

    Rama me keto letra po tregon paaftesine.friken dhe dellin e makiavelizmit te tij Prandaj me Ramen ne krye PS-ja gjithmone do te vegjetoje .Kujdes duhet te kete PS- ja se po e humbi pushtetin nuk e merr me dot KURRE Shqiptaret u velen nga mefshtesia e klanit te PS-se

  15. Ceni says:

    Eh more ADI, e niset me Sorosin e Trumpin, po gezoni per Knutin. Nga bathe duket se; pushtetit do I hani mutin.

  16. Tori says:

    Ashtu si po ja hani mutin pushtetit dhe ju komentuesit “rilindas ” sepse mjaltin ja hane te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje