Spartak Ngjela: Socialistët nuk duhet të bëjnë lëshim, Meta e Basha s'kanë formim. Shqiptarët të maten mirë kur të zgjedhin presidentin

27 Maj 2019, 21:54Politika TEMA

Spartak Ngjela deklaron se Presidenti nuk ka formim juridik dhe zgjedhjet vendore nuk shtyhen, e sipas tij nuk duhet të bëhen më lojëra ndaj Kushtetutës.

I ftuar në emisionin “Open”, Ngjela tha se socialistët nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim.

“Shqiptarët duhet të maten mirë kur zgjedhin presidente se nuk janë treguar profesioniste.

Data është në kushtetutë, por si Meta dhe Basha nuk kanë optikë juridike. 

Ata thonë po sikur Rama nuk ka shtet. Çështja është se nuk duhet të bëhet asnjë lëshim. Nuk tha njeri të ikin nga zgjedhjet apo të lejnë mandatet. 

Çdo gabim ka kostot e tyre dhe duhet të ruhet shteti. 

Socialistët nuk duhet të bëjnë lëshim, kjo është teori e shtetit. Problemi është që duhet të bëhet një mësim, duhet një moment i fortë, që të mos bëjë asnjë lëshim. Le të humbasin socialistët, por nga ky moment të mos bëjmë më lojëra të tilla.”, u shpreh ai.

4 komente në “Spartak Ngjela: Socialistët nuk duhet të bëjnë lëshim, Meta e Basha s’kanë formim. Shqiptarët të maten mirë kur të zgjedhin presidentin”

  1. Liu says:

    Ky nuk cudit, eshte ai i thirjes per 10 000 te vrare

  2. toma says:

    Z.Ngjela jeni shum i sakte ne gjykimin tuaj juridik, por çeshtja nuk eshte tek Basha, sepse ai eshte ne linjen e opozites e cila ne çdo kohe eshte e destinuar te sulmoje politikisht poziten, ketu problemi i ketij vendi eshte Presidenti i ketije vendi si sot ashtu dhe gjithe kohen e tije politike, duke ngastruar Berishen se gjoja per interesa te vendit dhe mos stabilizimit te tije. Te sigurte Shqiptaret, nese Meta e Monika largohen nga pazaret e felliqura te politikes, vendi do normalizohet. Nuk mundet ne asnje vend te botes ku nje njeri akuzohet per gjobvenie dhe shantazhe ti afrohet nje vend si kryetar shteti ku me mospergjegjesine e tij, nuk e ka problem nese vendi kalon ne gjendje te jashtezakoneshme, tek e fundit ky eshte dhe qellimi i tij dhe familjes se tije.

  3. Arber says:

    Ky trim I, provokator! Lutem socialisteve qe ne emer te teorise se shtetit qe perrallis ky ta caktojne kryetar komisioni votimi ne Veri apo ne ndonje zone demokrate ne jug! Shiheni si do e fuse gjuhen brenda ky shterpas politik e jo vetem. Do ja mbathte nga Shqiperia me te katra se dhe familje ska e nuk ka ke le prapa!Mos na i nxirrni ne ekrane keto mendje te mykyra, te semura e hipokrite.

  4. Dean says:

    Po pse shqiptaret e zgjodhen presidentin ? Ate e ka zgjedhur parlamenti .Dhe jurist e analist ti!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje