"Kam dy llafe për ty Ermal tangërlliksi që s'di të bësh as humoristin, as gazetarin dhe as aktorin"

28 Maj 2019, 12:27Politika TEMA

Nga Fjorda Llukmani

Para pak ditësh në Vjenë një miku im shqiptar më fton në premierën e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. E kisha parë në internet filmin, por për kuriozitet për të parë si do të zhvillohej premiera në Austri vendosa të shkoj. Prezenca e vetë Ermalit dhe Elvanës i shtoi goxha pikë pjesëmarrjes së personave, kryesisht emigrantë.

Salla ishte e mbushur me shqiptarë dhe tek-tuk ndonjë gjerman folës që e kishte marrë dikush nga ne me vete. Filmi ishte me titra gjermanisht.

Parakalon dhe Ermali me Elvanën, thonë dy fjalë e largohen. Shkrepin dhe dy foto me fansat që po i luteshin.

Mbase po mos të kishte rrjete sociale edhe PR kaq të fuqishëm ditët e sotme, as për një resme s’do të na gjezdisnin këta të famshmit. Kur u shkëmbeva me Elvanën në korridoret e kinemasë, nuk ngurrova t’i bëj një kompliment.

“Je yll”- i thashë- “të kam qejf shumë. Lum ti për këtë që je”. Ajo më buzëqeshi e më falënderoi me dashamirësi. Ky tjetri gjithë pordhë e tangërllëk. Nejese… Pika kulminante nuk fillon këtu.

Meqë filmi bëri shumë bujë mbase prisja më shumë organizim. Para dy vjetësh shkova në Festivalin e Filmit në Sarajevë për të parë premierën e filmit shqiptar ‘Dita zë fill’, ku fitoi dhe çmimin aktorja më e mirë femër. Ky film vazhdon të marrë çmime e të bëjë xhiro në festivale nëpër botë, por askush s’flet për të.

Më vjen plasje kur shoh filma karamele të marrin famë më shumë se ato që kanë një mesazh të rëndësishëm e të fortë social. Kjo sepse ne si popull na pëlqejnë dallaveret, lakuriqësitë apo gjërat që s’na marrin shumë kohë për t’u përtypur.

Sot më telefonon një tjetër shok shqiptar, i cili kishte vajtur për të parë filmin në kinema me gjithë familjen. “Fjord nuk e ke idenë çfarë më ndodhi!”- më flet ai pak i nevrikosur. “Shkova për të parë filmin në kinema. Mami me babin kanë vite që s’shohin prodhime shqiptare se emigrantë prej vitesh këtej edhe thash po ua bëj qejfin.

Shkoj në sportel i tregoj filmin që dua të shoh dhe i jap disa kupona për ulje çmimi që i kisha fituar diku. ‘Kuponat për ulje nuk vlejnë për këtë film. Për të gjitha të tjerat po, vetëm për komedinë shqiptare jo.’,-më kthen përgjigje vajza në sportel.

I habitur fare e pyes për arsyen pse. ‘Prodhuesit e filmit nga Shqipëria nuk na kanë lejuar që filmi të shitet me ulje. Sot është ‘Kino Day’ (dita e kinemasë) dhe të gjitha të tjerat janë vetëm 8 euro, por jo ky që kërkoni ju.’-më përgjigjet.”

Ndërkohë që ai më tregonte në telefon, mua më ikte zari si ka mundësi një gjë e tillë. Rrëfimi i tij vazhdon: “Tentova të nxjerr kartën e studentit, por prapë asgjë.

Gjatë gjithë jetës time në Austri s’ka bërë vaki mos t’më pranojnë ulje në këtë farëderexheje. I habitur e pyes sa është bileta normale, meqë e kishim ndarë mendjen ta shikonim filmin. Kur ajo më thotë se bileta kushton 15 euro, sa s’me ra tepeleku kokës.

15 euro nuk paguan as kur ka premiera filmi të Hollivudit, jo më për një film shqiptar që shfaqet në mes të Vjenës. Si ka mundësi kështu? Çfarë janë këto rregulla që paska vendosur produksioni i filmit për shfaqjen jashtë shtetit? Asnjë film tjetër nuk kushtonte aq shumë sa ky!”

Ai fliste unë komentoja me ç’të më dilte përpara. S’jam duke shkruar për të kritikuar filmin, por fenomenin e këtyre që pale ç’u duket vetja.

M’u kujtua që një shoqja ime më ftoi në kinema për premierën një filmi nga Marvel dhe kushtonte 13 euro. Biletat normale të kinemasë në Vjenë janë nga 7-11 euro. Na ardhka Ermal Mamaqi edhe filmi i tij kushton më shumë se të gjitha këto së bashku? As filmat 3D nuk kanë këtë çmim. Mirë kjo, por ‘Dy gisht mjaltë’ shfaqet në një nga sallat më kot të kinemasë, ndër më të voglat më saktë.

Po mirë more zotëri, këtë filmin tënd të rren mendja se do ta shohin të huajt? Po si more për atdhetarët e patriotët e gjakut tënd i bën këto numra? Apo duke e ditur mirë sa mall kanë emigrantët për Shqipërinë, ta pret mendja që do të paguajnë sado që të kushtojë vetëm për të parë filmin që bëri aq shumë bujë.

Nuk dua të përmend fudullëkun dhe mosmirënjohjen që e karakterizon gjithmonë këtë personazh. Këtyre pseudo vipave shqiptarë, shyqyr që u ka rënë një farë leku në dorë e shtypin pjesën tjetër të popullsisë që i shohin si idhuj e nuk ua njohin surratin e tyre të vërtetë. Ata që punojnë në botën e televizionit e dinë mirë çfarë qylaxhiu e kurnaci është Ermali, i cili ka milionat, por s’qeras kurrë.

Ah more Ermal, të ndiqja dikur me dëshirë e qeshnim me batutat e tua. Tani u bëre bajat o burrë dheu! S’di më të bësh as humoristin, as gazetarin, as aktorin. Këngëtarin jo e jo.

T’ia quash për nder Elvanës që u bë pjesë e filmit, se 80% e personave që kam pyetur prej saj e kanë parë. Ndërsa ti popull i thjeshtë që po më lexon edhe për sa kohë do të ndjekësh në televizor figura të tilla që s’i japin asnjë lloj vlere shoqërisë tonë?

Në përfundim po e përshëndes Ermalin me një shkrim biblik meqë e mban veten për besimtar. Veprat 20:35 thotë: “Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.” Shqiptarët ty të dhanë famë e lekë, po ti çfarë u dhe atyre?
(dritare.net)

51 komente në ““Kam dy llafe për ty Ermal tangërlliksi që s’di të bësh as humoristin, as gazetarin dhe as aktorin””

  1. Sharrabajgat says:

    Mire te te behet e dashur. Keshtu eshte kur ngaterron katnarin me qytetarin apo [email protected] me dollarin

    1. adi says:

      E dashur
      Nuk eshte faji I atij qe shet mut.
      Faji eshte I atij qe e blen.

    2. Epiriiiiii says:

      Si nuk e keni Kuptuar qe Ermali eshte 1 Pi.kè e Prishur, asgje me shume. Kurrrrrrr si kam par asnje Emision, kenge, apo Dallaver tjeter ketij Bythaci Dallaveraxhi. Ky di te bej vetem LLogje Pazari asgje me shume. Kur e mban edhe veten per V.I.P ky Kala i Llastyar ky Pi.ke e Prishur se nuk as P e Virgjer mos mbetete me njeri pa ber Aktorin. Tung

    3. spaku says:

      o Fjord paske merdhif qe kohe me para qe qeshje me Erkar Mamaqiun, lere me tani qe te hypi hormoni ne overdozeOre gazetar na jepni ndonje gje te qeshim ose ndonje lakuriqsir ? ? ? :D;:D

      1. Leo says:

        Po cfare te duhet ty sa ta shet bileten e filmit? Mos e shiko po nuk te pelqeu! Shkrimi me idiot qe lexoj ne shume kohe. Nje thes me epitete se nut ta vari ??? Po pse duhet te ta varte ? Te ka mik ? Jo! Te ka shok ? Jo! Te njeh ? Jo! Athere ? Po jam dakort qe po ta varte pak do kisha arsesye ta lavderoje se e beri pa asnje detyrim por nuk ke asnje re drejte ta ofendosh pse nuk te paska dhene vemendje sepse ska asnje aresye pse ta beje. Per ta mbyllur qershia mbi torte “te dhame leke dhe fame” ?? Po pse nuk i more ti leket dhe famen po i mori ky apo ngaqe ty te kane mbire mesimet e Bibles ne zemer ? Ky eshte mentaliteti qe askush nuk merret me punet e veta po me te tjeret. Vazhdo merru se do e shohesh sa do ecesh.

    4. Shvejku says:

      Eremal Mama-QI eshte vetem nje KAR-agjoz,qe di te zgerdhihet me te qeshuren e pjerdhur Ha ha ha!
      Kaq eshte palo humori i tij!

  2. Admir says:

    Te ka gjet.ty o mik se te vije ktej Venezia se i sheh 15€
    Me presje midis e mendohem

    1. Ujedhesa says:

      Po çka dreqin pate qe shkove ndopak i Fjordi norvegjez edhe e kishe pare me perpara, hajde rrote fare ?

  3. Jimi says:

    Personazh per te cilin nuk kam asnje konsiderate si karakter dhe si estradaxhi!

  4. Adi says:

    Nuk e kuptoj ku eshte halli i artikullshkronjesit! Nese je aq idiot sa te paguash 15 Euro per te pare Elvanen ku eshte problemi yt? Ermali nuk ka asnje faj nese tipa si puna jote paguajne qimet e kokes per te parw karamele

    1. çORBE says:

      po pra dhe me e bukura eshte qe na ben apel ne ne tirane mos ta ndjekim ? .

  5. Si edhe te gjithe e dime tashme ,
    Filmi u cfaqe ne Qytetet me ne ze te Austrise
    qe mbajne peshen e Artit ne kte vend
    Viene – Graz -Salzburg …

    Me tha gruaja keshtu-keshtu do jepet Filmi e X + Y-es qe u perfaqsua ne Cane .
    Do mar femijet e do shkoj .
    Ndoshta jo per nivelin e Filmit e Aktoreve por per kenaqsine qe te jep
    cfaqja e nji Filmi Shqiptare ktu ne Austri .
    Jam e emocionuar .Hec edhe ti .
    Flm i thashe kam par dicka nji sequence ne Net-in Shqiptare
    dhe s’kam asnji deshire ta shof aktore te tille me nji morale Zerro e pasnji lloj integriteti
    ne shoqerine qe jetojne duke mos qen aspak ne ate qe bejne ,nji figur per t’i sherbyer asaj shoqerie

    edukates kultures ,por njerez qe kan arritur ne ato Statuse -duke ber cdo pisllik .
    Pra per mua nuk eshte vendi .
    S’ju shoqeroj dot .
    Okay me tha. E di un kush je ti . Por te lutem mos fol asgje te keqe ,para femijeve
    sepse ata kan shume mall per te pare ktu dicka ne shqip
    dhe ti e di mir ,qe nuk do maresh asnji miratim nga femijet per gjithcka mendon .
    Dakord i thashe shikom te mbare .
    Ajo qe i kishte terhequr shume ne ate Film ishte humori i Artistit Koco Devole
    vleresuar shume edhe nga miqe austriake te pranishem ne kte Film Shqiptare

    Rrespekte Fjorda mor ler zerin kritike te humbe … ?

  6. O zot ça nuk lexon njeriu says:

    Ka shkrime ku nje person publik sulmohet se irriton nje mase te madhe njerëzish. Kemi dhe rastin kur nje person publik irriton nje person jo publik. Është si te themi diçka personale.

    Jo se jam fans i Ermalit por kur del ne ekran eshte i pranueshem. Ne se nuk ta ka kthyer pershendetjen kjo eshte si e ka ndjere Ermali dhe ketu nuk ka vend per shprehje te rendomta. Ne si shqiptare nuk idealizojme aq artistet sa te çmendemi pas tyre, apo tu kerkojme autografe. Por edhe artistet nuk eshte se vuajne per dashurine e fansave.
    Edhe ti o Ermal bej o burre sikur eksitohesh kur shikon fansa. Mos i frustro deri ne kete gradë.

    Po ndoshta djali eshtë i parritur dhe ska dale nga mosha feminore

  7. Dashamiresi says:

    shkrim koti, shfryrje dufi. Çmimet i cakton tregu dhe jo deshira. Nese te pelqen paguaj ose shko diku tjeter.
    PS edhe une nuk e pelqej aspak kete Ermal ne kuptim te vlerave qe percjell, por “kritika” me duket fare pa sens llogjik

    Dashamiresi

  8. Shkodrani says:

    Kur katundari bëhet i famshëm, nuk ka rëndësi me lekë apo pa lekë, bahet pordhac e karagjoz! Ky Ermali ishte karagjoz kur ishte veç katundar. Tani që është ba edhe i famshëm, nuk ka kundragaz që ia përballon pordhën. Paska ba efekt deri në Vjenë pordha e Ermalit!

  9. Muli says:

    Po pse moj vajzë merr mundimin dhe shkruan dy gishtë letër për ermalin apo halenë? Thuaji çdo shqiptari apo shoku shoqeje , që sa herë të shohin fytyrën e tij të ndërrojnë kanal apo të mos e shohin filmin. Pra thjesht injoroheni dhe do shikosh që reagimi do jetë i ndryshëm.

  10. ben says:

    Po pastaj? Po nuk deshe te paguash cmimin, shko diku tjeter. Artikull idjot per pazare budallenjsh.

  11. Alo alo says:

    Elvana më foli – është gocë e mirë, Ermali nuk më foli – ka qënë i mirë po është bërë i keq. Kjo ka parë filmin në Austri por është skandalizuar kur një shoku vet që e kishte parë në Vjenë i tha që bileta ishte 15 Euro ??? Çfarë janë këto artikuj si statuse facebook-u të gjimnazistëve që nuk kanë lexuar një libër jashtëshkollor në jetën e tyre ? Nëse nuk e ke qejf, bëje si unë – MOS SHKO TA SHIKOSH !

  12. Mamaqi says:

    Po mire dhe ju te Tema nuk kini lajme te tjera qe e mbushni me traplleqe si ky loqja mamaqi?!?
    Po kush po e rruan se ca leshin ben ky aman… doni ti mbani lexuesit apo vari trapin publiko ca te gjesh verdalle.

  13. Pa vlere says:

    Une per vete nuk e kam pare filmin.
    As do ta shoh ndonjehere duke ditur cfare delenxhiu dhe individ pa vlera eshte Ermal Mamaqi.
    Me vjen keq qe autorja shkrimit qenka zhgenjyer!
    Kuriozitet per filmin?!?
    Thjesht braktise si event, dhe kaq!

  14. Miku says:

    Ore zoteri,mos nau anko neve per kete legenin,po shko thuaj Amit,se ajo i ka thene se do euro per breke,i don breke alltini, qe mos ti grisin duke i hequr gjthe diten

  15. Sabri says:

    AKTORI B O L L I V U D I A N E R M A L. M A M Q I PU PU PU PU… PO SI MUND TE SHAHET NJER STAR I ATILLE

  16. NjeQytetarOptimist says:

    I paske rene shume shkrimit per nje pseudo humorist.. Nje fmi I lumtur ne xhunglen e kazanit shqiptar.. Ore, ju la truri te pagoni per kete qumeshtorin juve.. ?!?!

  17. Odise says:

    Asnje kuriozitet apo nostalgji allashqiptarce sapo lexoj qe e ka bere ky karagjozi me nivel alabaku filmin. Sa per Elvanen sdua te prish shijen e kengeve te saj me aromen e halese se ketij debili!!!! Thjesht refuzoni tja shikoni nevojtoren qe do tju shese ky gjysbudallai e its done!!!

  18. IVONI says:

    Gazetare te “TEMA”-s me ndihmoni se nuk kuptoj asgje .Nuk kam fuqine tu jap urdher , por ndihma qe duhet te me jepni eshte te mos i paraqisni keto shkrime pa vlere ..!

  19. Taku says:

    Personazh i shpifur, po kur gjen shesh mire ben…. Nivel shume i ulet i shqiptareve, persa kohe te tille personazhe bejne hajer…

  20. Tori says:

    Une kur shoh Ermal Mamaqin ne televizor ndrroj kanal.Ti i paske shkuar ti shohesh filmin.

  21. sgfdsew says:

    se di kush ka me shume tangerllik ne kete rast, Ermal Mamaqi apo artikull shkruesja

  22. v8 says:

    Minuta te harxhuara kot… Gjithe ky artikull per te mare vesh qe Ermali qenka by***ir dhe spaska ber ulje per patritotet.
    Sikur deri tani e dinim per burre te mire, vari kkk…

  23. Jo per gje... says:

    Une habitem kush paguan para per te pare keta idiote… Mua te me paguash nuk I shoh dot se ma shpifin nga 1 km larg…

  24. Se soire says:

    Habitem sesi ne Vjene te harxhosh 7,200 sekonda per te ndjekur kete tallava dhe tallavista made in Albanistan.
    Dhe nuk te vjen turp qe e publikon.
    Ps
    Sa te kete bosa droge qe pasurojne tallavistat, nuk eshte cudi qe paradokse te tilla lexojme, imagjino ne vendin e Moxartit ka vend per Maqon.

  25. Scorpions says:

    Kam dy fjale per ty, Fjorda. Ia ke q… robt qe ke shku me pa Mamaqin. Kaq shije te dobeta ke qe ndjek artin e ketij kllouni?

  26. sul korriku says:

    Une bej pjese tek njerzit qe nuk e pelqej
    Ermalin por shkrimi yt ballkanas po me ben me Ermalin dhe po me ben te planifikoj te shikoj filmin ne KINEMA..
    Tashti po me ha meraku ku e ke hallin pasi shkrimi yt duket si shi ne qell te hapur.

  27. BRSS says:

    ERMALI NJERI I PERKEDHELUR DHE MBI TE GJITHA VJEN NGA NJE XHINS KURVASH DEN BABADEN PWRFUNDIMISHT TI SHKWRDHESH ROBET E SHTEPUS

  28. sadedin çeliku says:

    Ermali i ka hyre aktrimit dhe po provon nje lloj biznersi te ri edhe pse gjykoj se nuk do ta realizoje dot.Nuk eshte poliglot dhe i talentuar ti beje te gjitha.Elvana e ka gabim qe del jasht shinave,ajo duhet te mbaje kengen edhe pse artiste ende nuk eshte bere.Nese merr mend e Ermalit do rezultoje deshtake.

  29. Romak says:

    Sa shkrim bole dhe autore debile.
    Po pse duhet te shkoje ta shikoje patjeter filmin ti kur ishte shtrenjte?
    Po Ermal Mama-qi prandaj ka para,nga debila e debile si puna jote.

  30. studenti i vjeter says:

    po me sa morra vesh ky paska bere nje krim te madh qe nuk i ka varur kesaj goces, dhe se e paska vene cmimin nja 2 – 3 euro me shume se te tjeret.

    po ky kete shkrim e ka pak.

    ky dashka cuar ne Gjykaten e Hages.

    p.s.: kane ikur te gjithe gazetaret e mencur nga Shqiperia, dhe kane mbetur ca trapa tek Tema dhe ca ka shkuar ne Viene.

    p.p.s: o mero, ti me duket o mik se vetem tek editorialet e tua e vret mendjen, po se ca shkruajne keta gazetarucet e tu, nuk do tia dish fare.

    ja ke varur punes o Mero.

  31. Ermal Colonskopia says:

    Smundja me e rende dhe e pasherueshme, eshte injorenca. Nga kjo vuan Ermali dhe admiruesit e tij.

  32. rroku says:

    Dihet kush eshte BQ Ermali bile dhe bundra e tije Ami…… Mendoni o idjote se ZOTI eshte i madh dhe shikon e nuk harron, merni shembull o plera nga i madhi BES KALLALU qe eshte nje bamires dhe njeri me zemer te madhe. Por kujt ti thuash atij qe e quajne MAMA… QI……

  33. Iliri nga Gjermania says:

    Nuk e di se çfare vlere ka Ermal Mamaqi qe duhet te shkosh dhe ta shikosh apo ajo tjetra Elvana Gjata.
    Per mua jan zero Personazhe.

  34. Ypi says:

    Ate qe ka per grua Ermali e kane q… ne grup tek lagja mbrapa shkolles, s’ka lene te forte pa gojore. Dhe Ermali e mori per grua kur te gjithe e dinin qe e q… ata te pultit mbas shfaqes. Ermal Mamaqiri qe ben rolet e te forteve. E kuptoni tani pse, te duket sexy per ate qe i thonin te vjen goja ere nga sperma

  35. zoga e vodices says:

    Hajde re se kush e q…. kete ate qe ka ne krah po.

  36. naim dimashi says:

    Ermali realisht eshte bere i padurueshem me nje humor bajat,ku me shume qesh vete se sa ben te tjeret me qesh.A e keni pare se te ftuarit e tij jane gjithcfare prostitutash dhe ai vetem therret si i cmendur mes duartrokitjeve te ca fansave te paguar.

  37. Taku says:

    Dmth I gjithe probemi paska qene qe Mamaqi nuk te foli ty dhe qenka mendjemadh…?
    O idiote , Mamaqi e beri filmin e financoi e promvoi dhe eshte ai qe e shet , ti po deshe blije .
    ESHTE KAPITALIZEM o idiote ai nuk ka dale te edukoje
    ai shet filem , emision , reklama …. populli blen
    Kur populli eshte shqiptar blen mallin e mamaqit dhe mamaqi behet I pasur …. bravo I qofte …
    Sa per Mamaqin ai eshte medioker me ate qe ben ose kopjon po edhe ai si pune Rames , nuk eshte me I miri
    po me te mire se ai nuk ka ….

  38. Alban Dega says:

    ERMAL MAMAQI ARTIST I MADH… APO “ DY GISHT MUT “ !?

    Aspak. Koke kembe nje klloun !
    E kam fale por asnjehere nuk e ndjek Xingun e tij!
    Klithma histerike !
    Zgerdheshje te peshtira !
    Nje program fund e krye “ Dy gisht mut !”

  39. GIMI says:

    ERMALI NUK ESHTE AS AKTOR,AS GAZETAR DHE AS HUMORIST.AI ESHTE NJE GALLATAXHI I ZAKONTE QE HA BUKE NGA MBIEMRI.DHE NUK ESHTE I VETMI.

  40. GIMO says:

    ERMALI NUK ESHTE AS AKTOR,AS HUMORIST.AI HA BUKE NGA MBIEMRI DHE NUK ESHTE I VETEM.

  41. mire ju a ben o budallenj ! si nuk keni turp qe shikoni nje cope gomar dhe ate debilen qe ka dashnor nje drogaxhi ! nivel i ulet i popullsise qe nuk gdhenden as ne vjene ! pu pu pu

  42. Helidon says:

    Pershendetje, nuk e kuptoj absolutisht kete shkrim dhe mbi te gjitha nuk e kuptoj si nje gazete publikon nje opinion te bazuar ne thashetheme dhe me me the e te thashe. E dashur Fjorda nese aspiron per tu bere nje ktitike arti kjo nuk eshte rruga rruga e duhur. Nese deshiron te behesh gazetare eshte e mira te studjosh dhe te kesh dhe pak fantazi, ky lloj shkrimi eshte i denje per nje opininon Facebook ne nje faqe personale. Nuk ka shkrim gazete ne bote qe lidhet me probleme dhe kenvdeshtrime personale. Me iku zari… i thashe je yll….. due shume e shume epitete, krahasime te cilat nuk bejene pjese ne vokabolarin e gjuhes shqipe… e thash kete sepese ajo te ciles i referohesh eshte pikerisht karakteri dhe kapaciteti i nje aktori te mirfillete dhe jo personazheve te sajuara si Ermal Mamaqi. Persa i perket Ermalit nuk ka klasifikim! Nuk eshte Mish dhe nuk eshte As Peshk. Ermali nuk ka popullaritet dhe nuk ka publik per vete faktin se nuk ka kapacitet. E dashur Fjorda nese kerkon qe emri jot te njihet si nje person i cili eshte dikushi mundohu e dashur te besh shkrime jo mllefi por te argumentuara ne elemente reale.

  43. Portokallia says:

    Pershendetje Fjori,
    Po me fal nuk e di ti se nuk jeton ne Shwiperi po Ermalin e promovojne ata qe duan ta lene kete popull ne nivelin e humorit te Ermalit e te mos merret me gjera qe vlejne. Ky njeri nuk perfaqeson as gje, dhe si familje me lepirje e kane shtyre gjithe jeten.
    Me fal po duhet tr jesh si ai qe te shkosh e ta shohesh.

  44. Shum gjynaf pz says:

    Sa gjynaf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje