FOTOT: Arkeologët zbulojnë një bust mermeri 2,000-vjeçar, ja cilit i përket

29 Maj 2019, 11:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Arkeologët zbulojnë një bust mermeri 2,000-vjeçar,

Një bust mermeri 2,000-vjeçar, i gjetur brenda një muri mesjetar në Romë, mund të përshkruajë fytyrën e Dionisit, perëndisë së lashtë të verës dhe festimit.

Arkeologët zbuluan bustin gjatë gërmimeve të fundit pranë Forumit Romak, në zemër të qytetit, sipas The Local.

Parku Arkeologjik i Koloseut ndau lajmin e zbulimit në Facebook, duke thënë se busti ishte në ‘gjendje të shkëlqyer’.

Sipas ekspertëve, statuja daton nga periudha ndërmjet shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të dytë të erës sonë. Ajo do të restaurohet dhe më pas do të vihet në pah për publikun. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Arkeologët zbulojnë një bust mermeri 2,000-vjeçar, ja cilit i përket”

  1. Sander says:

    Arkiologet thone se behet fjale per nje figure e periudhes Ilire dhe ska te beje fare me Romen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje