Qarqet e vendit po përjashtohen gjithmonë e më tepër nga përfitimet e zhvillimit të ekonomisë.
Të dhënat e fundit të INSTAT zbulojnë se rritja ekonomike prej 3,8% në vitin 2017 u mbështet vetëm nga qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit.
Në këtë trekëndësh përqendrohet edhe 2/3 e peshës së ekonomisë.
Kryeqyteti ka qenë ai që ka ndjerë edhe zhvillimin më të madh, teksa prodhimi i brendshëm bruto për këtë qark u rrit me 8.5%, krahasuar me vitin 2016.
Pjesa tjetër e vendit regjistroi ritme rritjeje minimale, e madje tkurrje ekonomike, si në rastin e Vlorës, Korçës, Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit.
Kjo shpërndarje e pabarabartë e rritjes ka thelluar edhe më tej hendekun e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë.
Tirana regjistron nivelin më të lartë me 747 mijë lekë për frymë, teksa mesatarja e vendit është vetëm 540 mijë lekë, raporton A2 CNN.
Madje nën këtë mesatare qëndrojnë 9 nga 12 qarqet e vendit, me Kukësin, Elbasanin dhe Dibrën si zonat më të varfra të vendit.
Përkthyer në fuqi blerëse, një qytetar shqiptar arrin të përballojë vetëm 30,4% të shpenzimeve që kryen një shtetas i Bashkimit Europian.
Por nëse jeton larg trekëndëshit të ekonomisë, Tiranë, Durrës, Fier, kjo fuqi blerëse bie shumë më tej.
Skane faj keta Korca ka qene nje nga qytetet industrial e me fabrika dhe uzina Tani largohen njerzit se nuk invenstohet me dhe nuk ka pune.
1) Kuksiani me i varfer ka nje s600 dhe nje “lavazh” ne angli
2) Elbasansi me i varfer pi kafe tere diten ne me shume se 100 te tilla ne shetitoren qendrore te qytetit
3)Per dibranet nuk di
Na paskan shpikur gazetaret se vrtrm ne kryeqytetin tone u bekan leket,ndersa ne kryeqytetet e tjera jo…mjerim,propagande, keqinformim…
( perjashtohen nja pese qyetet si p.sh barcelona)