“Tri këngë zie” pas rekomandimit për hapjen e negociatave!

29 Maj 2019, 21:44Politika TEMA
“Tri këngë zie” pas rekomandimit për hapjen e

Sali Berisha, Lulzim Basha

Nga Alfred Peza

Eshtë pritur me emocione të kundërta, rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasi Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn prezantoi Paketën e Zgjerimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, në Tiranë mazhoranca e përshëndeti me një opotimizëm të përligjur këtë hap, ndërkohë që krejt e kundërta ndodhi me “kundërshtarët” e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria ka çuar përpara reformat, veçanërisht një transformim të madh të sistemit të Drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Hahn i cili shtoi:  “Të dyja vendet kanë bërë përpara me reformat, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në Qershor 2018. Për këtë arsye Komisioni Europian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani, si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Që të mbetet i besueshëm, Bashkimi Europian duhet t’i përmbahet angazhimeve të veta dhe t’u përgjigjet qartë dhe pozitivisht, kur vendet i përmbushin detyrimet e tyre”.

Reagimi i opozitës jashtparlamentare, i Presidentit të Republikës dhe ai i të gjithë opozitarëve dhe kritikëve të tjerë të mazhorancës në pushtet, nuk e di pse mu dukën sot, si perifrazimi i titullit të librit të njohur të Ismail Kadaresë, “Tri këngë zie për Rekomandimin!”

Kënga e parë, u duk sikur u këndua nga lidershipi i opozitës sonë jashtparlamentare. Kryetari i PD Lulzim Basha, që nuk lë shkrim e kronikë në mediat e huaja, këshilltar apo deputet të ndonjë vendi tjetër që flet për zhvillimet në Shqipëri pa komentuar, priti disa orë derisa të shkonte në një sallë dasmash për takim me militantët e PD në Fier, që të prononcohej. Por, mos u entuziazmoni. Nuk është ashtu siç e prisnit ju.

Lideri i opozitës, nuk e ka përshëndetur rekomandimin për hapjen e negociatave pa kushte të Shqipërisë me BE duke u pozicionuar kundër Progres-Raportit të Komisionit Europian. Ndaj ka deklaruar: “Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Europian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave” dhe se sipas tij ky “është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antieuropiane”.

Kur është fjala për opozitën tonë jashtparlamentare, asgjë nuk të çudit më. Këtë e dinë të gjithë tashmë, edhe ndërkombëtarët. E tha Michael Roth ministri Shtetit në qeverinë e Kancelares Merkel, sot në editorialin e gazetës më të madhe të Gjermanisë, por edhe komisioneri Hahn gjatë një interviste në “Top Channel”: “Opozita shqiptare është arësyeja se përse disa shtete anëtare të BE kanë ende skepticizëm për Shqipërinë” dhe jo qeveria.

“Opozita, në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur të transmetojë imazhe të dhunshme, në vend të angazhimit konstruktiv në konkurrencën politike të ideve me qeverinë në Parlament, nga i cili ata kanë zgjedhur të largohen. Kjo politikë penguese dhe e papërgjegjshme nuk duhet të na verbojë nga ajo që po bën vendi. Fakti mbetet që Shqipëria ka bërë një përparim të qartë drejt BE-së”,- shkruajti Roth.

Kënga e dytë e zisë u këndua nga Presidenti i Republikës i cili është bërë prej kohësh palë me opozitën jashtparlamentare në qëndrimet e tij. Ilir Meta nuk e përshëndeti menjëherë rekomandimin, siç edhe pritej në këtë rast. Ai nuk e ka bërë këtë, as pasi priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë, nga Komisioni Europian.

Në njoftimin e Presidencës thuhet vetëm formalisht se “Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE-së, që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.”

Kënga e tretë e zisë u këndua nga të gjithë kritikët, skeptikët, kundërshtarët e deri ata që janë vetshpallur si “armiqtë” e kësaj mazhorance dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Qofshin ata aktorë e faktorë të ndryshëm të jetës publike e shoqërore të vendit, qofshin në media, e të njohur tashmë për rreshtimin e tyre kundër.

Pavarësisht nga këto, e rëndësishme është që Shqipërisë iu hap drita jeshile për të vijuar pa u ndalur rrugën e saj drejt integrimit, deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Fitorja e forcave politike që udhëhiqen nga fryma dhe filozofia e zgjerimit, në zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Europian, janë një garanci më shumë se ky proces dhe ëndrra jonë për Shqipërinë europiane, do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre.

11 komente në ““Tri këngë zie” pas rekomandimit për hapjen e negociatave!”

  1. glon says:

    ILIR FLORIRI THOTE QE REFORMA NE DREJTESI KA DESHTUAR ESHTE NE NJE LINJE ME SALIUN DHE LULIN, TE TRE NE BURG DO SHKOJNE PLERAT E KOMBIT.

    1. Investigim Realist dhe jo Fake News says:

      Si te hapen si te mbyllen”negociatat” Shqypria hyn ne Evrope, pra hyn, se eshte akoma ne Anadoll, me 20125.

      NGULENI mire ne trurin e vockel te shqiptarit…

      Reforma ne drejtesi ka deshtuar se keshtu i intereson Metes, Berishes dhe Rames ne vecanti?
      Ke nonji kundershtim milet i paghend shqypk ar?

      Sidoqofte,lajm i mire:
      E ke fjalen per 236 tenderë sekretë te Qeverise Rama?

  2. Qyqet nuk dijne te kendojne kenge te tjera.Prandaj mos u habit.

  3. Kori i bojëdalurve says:

    Kënga e tretë eshte kori i i kockë lëpirësve.Ketu kemi parasysh palo gazetare apo palo intelektuale ku me pompozitet deklarohen mbi palet politike por ne te vertete jane militante te terbuar te PD-se.

  4. shqiperia qe duam says:

    Qarte I ke thene te gjitha, mire.

  5. jaku says:

    EUROPA E KUPTOJ ME NE FUND SE OPOSITA SHQIPTARE ESHTE KUNDER SHQIPERISE E SHQIPTAREVE ,,JANE VEGLA TE SERBEVE E RUSEVE E GREKEVE,,DHE KJO TRADHETI DUKET QARTE,..ME KETE NJOFTIM LULI ME SALEN DOLEN LAKURIQ SI BASHKEPUNTORE SERBO RUSO GREKO
    E TANI SI DO TJA BEJNE ME VAZHDIMIN E DEMOSTRATAVE?
    KY ESHTE BLLOFI I LULIT AGJENT SERBO RUSO GREKO ME SALIUN E MONIKEN E ILIRIT..
    JAM KURESHTARE TI SHOH SE SA DO TE VAZHDOJE HIPOKRIZIA E KETYRE DALLKAUKEVE TE .P.D.

  6. Timi says:

    Sakte! Shkurt! Bukur! Z. Peza respekt!

  7. Kaltra says:

    Rekomandimi pozitiv i KE për çeljen e negociatave është lajm i mirë pa diskutim.Këta korbat që çirren nëpër mitingje ndjellin vetëm zi.Në se ka shtet këta që bëjnë thirrje për konfrontime e përplasje duhet të shkojnë para drejtësisë .Asnjë nuk do konflikte e përplasje përveç atyre që po ju kërcasin prangat .

  8. Vatra says:

    Plaçkitësit dhunuesit korupcionistat krimbelët..është e ditur që nuk dojnë dhe as që mund të jenë për Euro shtet ata për vehen e tyre dhe familjet e tyte kanë kriju jetë sheikësh që kalon standardin europian kurse popullin e lanë në standard afrikan jetese

  9. rexha 10 says:

    KETA VRASIN MENDIEN PER PASURINE ,DHE JO PER BURGUN.
    AMAN SHKOJME VETE NE BURGE ,VETEM MOSE NA SEKUSTRONI PASURINE QE NA E KA LENE KOMSHIA SE BABAI DHE NENA ISHIN FUKARA.NE NUKE I KEMI VJEDHUR ASNJERIU , VETE NA E KANE DHONE KETA TE MIRA QE KEMI. KEMI VRARE NJA 6 APO 7 VETA ,PORE NUKE ISHTE FAJI JONE SEPSE E KEMI BERE PADASHJEDHE JO PER TI VJEDHUR.MOSE E BEFTE PIKEN E HAJRIT AI QE I SOLLI NE TIRAN KETA LOPCARE QE ISHIN MESUAR TE HANIN VETEM PRASE E GESHTENJA TE ZIWERA.

  10. Besim says:

    Jetojm ne shekullin e 21e punojm dhe veprojm si te ishte fillimi i shekullit 20 me mendje te mykur e ndryshkur komunist te Enver Hoxhes qe ka mbjelle rrenje te thella te nji pjese e vogel e kombit ton por pasojat jane aq te tmerrshme sa edhe ne kohen qe po jetojm sote i shohim te gjithe ne se jane trashegimi e diktatorit E. Hogxha qe la Kosoven ne duart e shovenizmit sllavo qetnik duke i likuaduar te gjitha forcat nacionaliste qe ishte gati i gjithe populli qe kishte marre pushken per te qliruar e per ti kthyer te gjitha tokat arberore ne nje shtet te vetem Shqiperi. Po kta oligarket Hajdute qe kan sote pushtetin ne te dya anet e kufirit nuk kan ndryshuar aspak linjen Komuniste te vrastarit E .Hoxha dhe bandave te tij shqiptaro-sllavo Komuniste qe per me ardhe ne pushtet perdoren perdoren po te njejtat metoda duke i vrar forcat me te ndritura intelektuale ne te dy anet e kufirit pra mendjen dhe Trurin e bashkimit Kombetar qe me ket metod sikur ne kohen e gjagjit E nver qe nuk guxonte kushe me fol kunder kti regjimi pushkatohej pa gjygj si tradhtar i Popullit e ne Kosove te gjithe u vran se jane kundershtar te UCK-es te Themeluar Nga forcat ma te errta Komuniste te LPK-es e qe erdhen ne pushtet me ndihmen e kti regjimi qe kemi sote ne Shqiperi e jemi ktu ku jemi te zhytur thelle ne krimin e organizuar nga Oligarket nga te dy anet e kufirit ,Droges dhe Prostuticionit vjedhjes te pasuris Kombetare qe gjeneratat e parardhsve tane me menqurin e tyre edhe pse ishin te pashkolluar na i lan trashegimi qe ne te jemi dhe te jetojm ma mire se ata para ni shekulli por kjo pasuri nga kto qeveri nga te dy anet e kufirit u zhdur si shkuma e sapunit qe bjen ne Det kjo do te vazhdoj derisa ne te dy anet e kufirit i kemi ne Pushtet Analfabetet ,Hajnat ,Lagraqet e tradhetaret e kti Kombi qe per te mbet ne pushtet sote perpiqen ta pranojne qe me idet e veprimet e tyre ta bejn serbin e madhe duke ua fale ose shitur tokat Arberore armiqve te perbetuar to Kombit ton qetnikve serbo medhenj qe nuk do te ngopen deri ne zhdukjen e Popullit e Kombit ma te vjeter ne Europ.Duhet te ngritemi te gjithe se bashku pa dallim feje qe kta Hajdut qe sundojne ne te dy anet e kufirit e ti terheqim zvarreRrugeve kta Rrugaq te pameshirshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje