Është ndarë nga jeta një nga parodistët e Vlorës, aktori i njohur i humorit, Muhamet Liko.
Mësohet se Liko ndodhej në Itali për një kontroll periodik shëndetësor.
Sipas të dhënave të para ai ka pësuar një atak kardiak.
Lika numëron qindra role ne skenën e humorit me një aktivitet 41 vjeçar.
Ai mban shumë tituj dhe çmime ndërsa se fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”.
Ndarja nga jeta e Muhamet Likës, baba i dy fëmijëve, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare ndërsa familja humbi njeriun e shtrenjte të saj.
Kush ishte Muhamet Liko
Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë.
Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.
Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.
Liko mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.
Reagimi i Dritan Lelit
Tronditëse…Muhamet Liko nuk është më.
Meti i parodisë vlonjate…Meti i “qypit me mjaltë”, Meti i qindra skeçeve dhe parodive shqiptare është ndarë sot nga jeta…Por ja që ndodh, që edhe ata që tërë jetën na kanë dhuruar gëzim dhe lumturi nëpermjet humorit, të na trishtojnë dhe mërzisin me ikjen e tyre të beftë…
Na trondite Muhamet Liko…I kishim bërë ndryshe planet së bashku, me ju të katërt…me ty, Afrimin, Agronin dhe Manen, që pa më të voglën mëdyshje, jeni pjesa më e shndritëshme e këtij qyteti rezatues…
Por ti ike i dashur Meti, ike duke na i çbërë planet dhe reshkur idetë…Jo vetëm unë por nuk do të ketë njeri që ta ketë besuar dhe pëlqyer këtë “humorin e zi” që na dhurove sot…Por siç duket, drita e yllit tënd duhet më shumë atje lart…
Reagimi i Metës
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.
I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!
Ngushellime familjes
Ngushellime familjes,per humbjen e njeriut te tyre te dashur dhe gjithe artdashesve per humbjen e njerit prej parodisteve te medhenj te Vlores.
U prehte ne paqe dhe u kujtofte gjithmone!
Ngushèllime familjes .
Ngushellime! Iku nje shqiptar dhe nje familjar I mire. Me kujtohet nje kongresist Amerikan ne eulogjine e Senatorit Jonn McCain, qe tha: Te gjithe te vdekur do teperfundojme, vetem nuk dime daten dhe oren. Fatkeqsisht jeta biologjike ka nje fund, ka ciklin lindje, dhe vdekje, Po I shkruaj keto dy rreshta per nje koment per artin e grupit Vlonjat te parodisteve. Une jam rritur me artin e tyre, por personalisht mendoj se arti I tyre ishte medioker, nuk me ka ngelur ne kujtese ndonje sekuence artistike, pasqyronte varferine shpirterore artistike te Shqiptareve ashtu si dhe varferine materiale. Nuk kam ndonje xhelozi personale ndaj grupit, por artin e tyre e kam pare si te vrazhde, te marre nga rruga se sa nje perepunim te kujdesshem arti. Arti ityre me sjell ndermend njeriun primitive qe jetonte me gjueti dhe mbledhje ushqimi dhe jo kultivim. E di qe ka njerez qe nuk pajtohen me mua, por sidoqofte une kete mendim kam dhe nuk e ndryshoj dot.
Jazek te qofte ….
Besoj te pelqen arti kuptimplote I mbas 90-s!
Nqs nuk kujton gje me lejo te te kujtoj une parodi si ato ku kerkonin dhe bluza me ngjyra se na u thane syte me bardh e zi (ne fund viteve 80-te), qe kerkonin treg te pastert ushqimor, qe kerkonin drita, uje, qe me artin e tyre kan kritikuar c’do qeveri gjithmome duke pasqyruar ankesat e qytetareve vlonjat qe perfaqesonin. Nuk e di se nga je ti dhe me cfar arti kan pasqyruar ankesat e bashkeqytetareve te tu artistet e qytetit/fshatit/zones tende.
Ngushellime familjes. I paharruar kujtimi I Metit ne humorin shqiptar si nje humorist, artist, qytetar shembullor dhe I dashur nga bashkeqytetaret e tij!
Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe!
Është për të ardhur keq, zotëri, kur dikush si ju gjen kohën më të papërshtatshme për të dhënë konsiderata artistike.
Me sa kuptova un ti do kesh zbuluar per her te par “ujin e ngroht”
Jazek, te paktën përpiqu të ndryshosh, nuk është justifikim të thuash, nuk kam ç’të bëj, nuk ndryshoj dot. Po pate vështirësi, kërko ndihmë.
Me pak fjale o “ptuuuu jazek!”, ti je nje UFO ne mes te shqiptareve.
Fjalimi i gabuar ne kohe… are you a bastard?
Ngushellime familjes!Qofte i paharruar!
Ohhhh, sa keq po me vjen.
Pse po na ikin keta njerez te mire e te rinj, mor aman? E nuk na ikin ato pleqte matufe te politikes, qe po na e nxijne jeten. Na I nxijne ekranet duke na dale cdo nate, si lugeter, qe nuk I pushon ajo goje e ndyre.
Do na mungoje ne ekranet tone I nderuari Muhamet Liko. I paharruar qofte kujtimi I tij. Shume ngushellime familjes.
Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjen e Muhametit.te afermeve te tij.shokeve te e dashamiresve te tij per humbjen e nje fugure te
shquar te skenes dhe humorit te vendit toneNgushellime per ushtarin.mikun she dashamirin tim qe nga viti 1974 ne Korce.Me respekte per jeten dhe aktivitetin e tij njerzor.Sinqerisht AGIM KRAJA.
Ti o “Ptuuu jazek” dukesh nga emri qe perdor qe te peshtyfshin te gjithe artedashesit e parodisteve te Vlores. Gjete sot te besh kritiken e tyre, Na falen kudohere buzeqeshje na zgjaten jeten me humorin e tyre qytetar.
Nushullimet me te ndjera familjes.
Nguushullime familjese
“ptuuu jazek” ti qenke koqe fare . Nuk e kuptoj pse i shton vetes kete pergjergjesi te madhe .. a mundet nje koqe te komentoj per artin?
Ngushellime familjes!
@ Usa! Te them te drejten shume nga parodite e tyre jane ne YouTube, Jam perpjekur ti shikoj,por nuk mundem ta coj nje video te vetme deri ne fund! Megjithate shijet jane personale, e kuptoj irritimin e lexuesve te komentit tim, nuk ju paragjykoj, ju keni mendimin tuaj. por une nuk e ndryshoj dot mendimin tim. Mbase nuk ishte vendi per kete koment, por une komentova artin jo personin. Personi nuk kishte te share, qytetar shembullor, atdhetar familjar, me gjithe te mirat qe i kerkohen personit ne kete bote. You kerkoj ndjese nq se jeni lenduar nga komenti
Zgjuarsia e nje njeriu tregohet atehere kur flet ne kohen dhe momentin e duhur. Tjeter here Jazek, kap momentin se kesaj here te ka ikur.
Ngushellime Familjes per kete humbje te madhe dhe te parakohshme!
Një buzëqeshje dhe përshëndetje e përditëshme më pak me largimin e Metit nga kjo botë,
Keq-ardhje e thellë.
Ngushëllime familjes ,i pa harruar kujtimi i Tij
Humori i këndshëm që na dhuroi për shumë vite mbetet midis nesh si një kujtim nga Meti me shokët e tij.
NGUSHellime Familjes Grup artistesh PErla. O jazek te qofte qenke serb vucidoli kuceder. Bir babait sali.
Ngushellime familjes.
Ngushellime families! Nje aktor i kendshem e i paperseritshem. Nder me te dashurit per ne njerezit e thjeshte dhe qe do te na mungoje shume. U prehte ne paqe!
O njerez . Ptu jazek-u nuk eshte komentator i zakonshem. Eshte nje nga redaktoret e vete gazetes. I shkruan ato rrjeshta vetem per te patur pak debat.
I interesojne klikimet dhe komentet ne numer. Gjithcka eshte kthyer ne biznes.
@ Haki Cobani Jo nuk jetoj aty per momentin, jetoj diku jashte vendit. E shkrojta se ashtu me erdhi mendimin per momentin. Arti ne Shqiperi nuk ka konkurence, sidomos arti local. Edhe nje here ky eshte mendimin im personal, nuk jam ekspert arti, nuk e bera per provokim. Ndjese kush u irritua!
Ngushellime familjes.
Ngushellime. Ti gjithmone do kujtohesh nder brezza per humorin tend. I paharruar.
SE PRANOJ DOTE KETE LAJM POR VERTET NUK ESHTE ME MIDIS NESH I PA HARRUAR METI NJE
MALLAKASTRIOT ME ORIGJIN DHE NJE VLONJAT 24 KARAD TU PREFTE SHPIRTI NE PAQE
JEMI RRITUR ME HUMORIN E TYRE .TE PASTER DHE MJAFTE PREKES NE TE PERDITSHMET E JETES QE NDODHNIN.ISHIM FUKARENJE PER HERE TE PARE I KAME NDJEKUR NE VITIN 80. TV BARDHE E ZI.NE NUKE KISHIM PORE E KEMI PAR TEKE NJERI I AFERTE QE KISHTE TELEVIZOR
NGUSHLLIME FAMILJAREVE. KISHIN HUMOR TE CASTIT SEPSE PARTIA NUKE TE LEJONTE TE DILJE KUNDER DREJTIMIT TE SAJE
O jazek ,ty ndoshta nuk te ka pelqyer arti i ti por Jam i bindur se gruas jote i ka pelqyer shume fare.
Une nuk e kam fare te leht. Mbase nga te gjthe komentuesit, bej perjashtim per ato qe do them me poshte. Me afrohet vetem komentuesi Agim Kraja qe fatkeqesisht nuk e mbaj mend, por ai ne ate vit , pra 1974 duhet te kete qene me METIN tone.
Ne vitin 1975 Metin e kam gjetur ushtar ne nje nga vendet me te veshtira, sic ishte Qafa e Kazanit ne Gramoz te Ersekes. Nje vit qendrova me te ne ate vend te veshtire, qe e kam quajtur Universitetin e Jetes per veshtiresite e jashtezakonshme e te mbi natyrshme qe duhet te kaloje cdo dite. Po ne repart kishim diellin Muhamet Lika, i cili na mbante gjalle me humorin e tij te mrekullueshem. Viti 1975, fale ketij njeriu te talentuar, te mire, njerezor, zemerflori, bashkepunues, te sjellshem, te edukuar, te kulturuar, sakrifikues per shokun, per me te dobtin, e kalova si ne pranvere. Jemi ndare ne fund te atij viti me lot ne sy. E sot shkruaj keto radhe i perlotur si atehere.
Ne nje dite pranvere te atij viti te larget ia behu ne repartin tone estrada e teatrit te Korces. Ishin te medhenjt e humorit Pandi Raidhi i paharruar, Aleko Prodani brilant, Syrjai, Nazifi, tere trupa e mrekullueshme. Pas shfaqies se tyre , ne zyre ku u mblodhen tere aktoret ne fund, thirrem Metin. Tani do japim ne nje shfaqie- u tham. Ata shihnin njeri tjetrin ne sy per kete befasi. Meti, djale i skuqur 19-20 vjecar hezitonte para ketyre ustallareve. Gjithsesi filloi. I mbajti havadan tere trupen prefesioniste te qytetit per mese gjysem ore. I madhi Pandi Raidhi u befasua. Ne fund e shtrengoi ne gjki si birin e tij. E dini c’ i tha: “Ti je mjaft i talentuar, na frymezove, sa te mbarosh ushtrine te shkosh ne estraden e Vlores, ne rastin e pare qe do me jepet do flase vete me ta”. E pergezuan te gjithe.
Dhe ja vjen nje dite qe Metin nuk e kemi me midis nesh. Po do cmallemi here here me vepren e tij qe e ka gdhendur ne gur.
I pa harruar kujtimi qe la tek ne shoket e tij te veshtiresive. Ngushullime bashkshortes dhe dy femijve engjej.
Sa keq! Ndihem keq per Metin. Per ikjen e tij.Per shoket e grupit te tij, familjen, teatrin e Vlores……shuuuuume keq. Mgjt ngusnellime pa fund te gjithe atyre qe ndihen keq dhe te vrare shpirterisht per Vdekjen e Met Likes. Qe mendoj se jane shume…
Ngushellime familjes.
U prehte ne paqe Muhamet Liko.
Zoti i plotfuqishem e marrte shpirtin e tij prane fronit te vet.
Ngushellime te thella Parodisteve te Vlores qe humben nje njeri me te cilin kaluan jeten.
Ngushellime familjes….
Do mbahet mend nga shqiptaret.