FOTOT: Me "shtëpinë" me rrota në 166 vende të botës, çifti vizitoi edhe Shqipërinë

31 Maj 2019, 10:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Me "shtëpinë" me rrota në 166 vende të

Ky çifti nuk ka një shtëpi, pasi ata jetojnë në një furgon.

Jonathan dhe Megan Axworthy nga Buckinhamshire, kishin vendosur ta riparojnë minibusin e tyre dhe ta shndërrojnë në shtëpi me rrota.

Ata investuan mbi 20 mijë paund, dhe me këtë minibus kanë vizituar mbi 166 vende të botës.

Çifti pranon se shtëpia e tyre në rrota me kalimin e kohës mund të shkatërrohet, por mundohen që të vizitojnë sa më shumë vende.

E biri i tyre Atlas tashmë ka vizituar me ata 11 vende përfshirë Francën, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe disa pjesë të SHBA-së.

Ndërkaq prindërit e tij besojnë se ai do të ketë rastin të shoh edhe 10 vende tjera gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje