FOTOT: “Në planetin e Ufove”, brenda parkut 1 miliardë dollarësh

30 Maj 2019, 14:53Lifestyle TEMA
FOTOT: “Në planetin e Ufove”, brenda parkut 1 miliardë

Walt Disney vjen me atraksionin më të ri dhe më ambicioz, parkun  ‘Star Wars, Galaxy Edge’, i projektuar për të kënaqur adhuruesit e shumtë të sagës fantastiko-shkencore.

“Prej 40 vjetësh, adhuruesit kanë ëndërruar të ecin në një ambient origjinal dhe përfshirës si ai i Star Wars. Më në fund e kanë mundësinë për ta bërë këtë”, u shpreh Margaret Kerrison, përfaqësuese e Walt Disney.

Mënyra se si do ta presë publiku atraksionin më të ri, do të ketë ndikim të madh në financat e kompanisë. Parqet tematike janë ato që gjenerojnë më shumë të ardhura për Disney.

Analistët vlerësojnë se të paktën 1 miliard dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e dy versioneve gati identike të “Galaxy’s Edge”.

Parku do të hapë dyert për vizitorët në 1 qershor. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje