Kim Jong Un ekzekuton zyrtarë të lartë pas samitit të dështuar me SHBA

31 Maj 2019, 13:52Bota TEMA
Kim Jong Un ekzekuton zyrtarë të lartë pas samitit të

Një gazetë koreano-jugore raporton se Pheniani ka ekzekutuar të dërguarin e posaçëm për bisedimet me SHBA-në, pas dështimit, në shkurt në Hanoi, të samitit të dytë mes liderit koreno-verior, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Gazeta ”Chosun Ilbo” konfirmoi se Kim Hyok Chol, drejtues i fazës përgatitore përpara samitit, i cili udhëtoi deri në kryeqytetin vietnamez me trenin privat të Kim Jong Un, u ekzekutua pasi tradhtoi liderin suprem, përpara zhvillimit të takimit.

”Kim Hyok Chol u ekzekutua në mars në aeroportin ‘Mirim’, së bashku me katër zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme pas një hetimi”, raporton e përditshmja duke cituar një burim të paidentifikuar.

1 komente në “Kim Jong Un ekzekuton zyrtarë të lartë pas samitit të dështuar me SHBA”

  1. u dhime duke qesh says:

    Budallalleku gazetaresk nuk ka kufinj! ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje