Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare parodisti i famshëm i Vlorës, Muhamet Lika, i cili humbi jetën në Itali pasi kishte shkuar për një kontroll shëndetësor.
Vajza e Likës, Alkida, i ka prekur të gjithë me një foto të publikuar në profilin e saj në Facebook, ku shkruan fjalët më të ndjera për të atin.
“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë.
Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im.”- janë fjalët e saj në postim. (TemA)
Te rroni ehe ta kujtoni.
Ngushellime familjes dhe Vlores ne vecanti. Vlores i iku nje pjese e buzeqeshjes qe ledhatonte shpirtrat e trazuar nga ky tranzicion i gjate dhe raskapites. U prefsh ne paqe engjelli i buzeqeshjes. Do na mungosh.