Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Romë ku shoferi i një autobusi të linjës së qytetit ka tentuar të përplasë një këmbësor.
Pamjet në video tregojnë momentin kur autobusi ecën me shpejtësi në drejtim të këmbësorit dhe ky i fundit i vendos duart para xhamit dhe del në anë të autobusit duke shmangur aksidentin.
Ende mbeten të paqarta motivet që shtynë shoferin në këtë çmenduri por dyshimet e para janë për një mosmarrëveshje mes dy burrave.
Kompania e transportit në Romë, ka vendosur të pezullojë shoferin dhe do të vlerësojë një ankesë kundër tij. (TemA)