Ajo quhet Negzzia (pseudonim i zgjedhur për të mbrojtur veten) dhe ka si ëndërr të jetë modele.
Por 29-vjeçarja rrezikonte burgun dhe jetën, për shkak se jetonte në vendin e gabuar, Iran, ku ligjet islamike janë shumë të forta.
Ndaj dhe vendosi të arratisej.
Fillimisht në Turqi dhe tashmë më Paris, ku ka mundësinë për të realizuar ëndrrën e saj.
29-vjeçarja ka kërkuar azil politik dhe thotë se nuk kthehet më në Irani, pasi aty e pret vdekja për shkak të fotove që ka postuar në rrjetet sociale.(TemA)