Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, në vijim të intervistës së tij të dhënë për gazetën Dita, thotë se klientit të tij po i bëhen shumë presione nga njerëz të Berishës, për të mos folur në gjyqin për vrasjen e Azem Hajdarit.
Beqiri shprehet se shumë shpejt Berisha do të paraqitet si dëshmitar në gjykatë për këtë vrasje, dhe mund t’i shpëtojë përballjes vetëm nëse vdes, ose zhduket.
– A i është bërë ndonjë presion klientit tuaj Izet Haxhia të heqë dorë nga ky gjyq, meqenëse në epiqendër të tij është emri i Sali Berishës?
Presionet dhe shantazhet janë të përditshme. Mesazhet e koduara nuk kanë të sosur, megjithëse Izet Haxhia është në kushtet e një sigurie maksimale në burg. Bota e krimit që përfaqëson Berisha me banditët e tij, është frymëzuar aq për keq, sa këtë proces e konsiderojnë si një “betejë” për jetë a vdekje.
Është pikërisht Berisha ai që, qysh nga momenti që Izet Haxhia filloi të flasë, qysh kur mori vesh se ekstradimi i Izetit u bë i pashmangshëm, jo vetëm që iu prish gjumi, por edhe vuri dhe ende vazhdon të vërë në lëvizje gjithë arsenalin e tij bllokues të evidentimit të së vërtetës…
Madje, për të qenë të sinqertë, nga burime informimi të sigurta, të cilat prej kohësh kanë bërë të detyruar një lojë të dyfishtë, domethënë se i shërbejnë me devotshmëri Sali Berishës, por e mbajnë mirë edhe me Izet Haxhinë për shkak se nuk duan që ky t’i nxjerrë pleksjen e tyre në krime me ndëshkueshmëri të rëndë penale, një ndër arsyet e protestave të dhunshme që nuk kanë dhe nuk do të kenë të ndaluar, janë pikërisht për të penguar dhe për të sabotuar procesin e rihapur të vrasjes së Azem Hajdarit.
Sali Berisha u ka thënë hapur banditëve të tij që të mos llogaritin asgjë, madje as burgimin e gjatë, për t’u dhënë ndërkombëtarëve posaçërisht, por edhe qeverisë gjithashtu, se me procesin e rihapur të vrasjes së Azem Hajdarit kanë ngacmuar strofullën kryesore të folesë së grerëzave!
Nëse Izet Haxhia mesazhet i merr të koduara nga njerëz brenda Saliut për tërbimin e tij deri në shkallën maksimale të humbjes totale të vetëkontrollit, shqiptarët po shohin me sytë e tyre sesi Berisha u është qepur me çdo lloj çmimi, deri dhe me para krimi, disa masmediave në vend, opinionistëve dhe drejtuesve të emisioneve televizive, për të “shpalosur” haptazi mesazhet e tij të futjes së shqiptarëve në një konflikt të mundshëm të armatosur civil, nëse preket dhe hapet dera e burgut për të.
Nuk duam aspak të mbivlerësojmë këtë proces, por gjithkush e ka të qartë se “super-peshkaqeni” i krimit në Shqipëri, ai që ë ka bërë këtë vend pëllëmb e varr, intrigë e ligësi, hakmarrje dhe shfarosja, varfëri dhe degradim të çdo vlere, degjenerim dhe dështim të turpshëm të principeve të demokracisë, është Sali Berisha.
Vettingu, strukturat e pastërta që po lindin prej tij, domosdo do t’a nisin veprimtarinë e tyre të reformuar nga ky kryepeshkaqen! Të vërtetat e vrasjes së Azem Hajdarit të ardhura nga një super dëshmitar okular, siç është Izet Haxhia, janë “dielli i mirë duket në mëngjes” për efektet e procesit të vettingut dhe të reformës në drejtësi.
– Ju keni shprehur bindjen se këtë radhë Sali Berisha do të paraqitet në gjyq. Po sikur ai të dërgojë aty një avokat, a do ta pranojë Izeti përballjen me avokatin dhe jo me të akuzuarin kryesor?
Jo, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Sali Berisha nuk do të vijë si i pandehur apo si person nën hetim në gjykimin që do të zhvillohet.
Nëse do të kishte një pozitë të tillë procedurale, mund të dërgonte një avokat dhe të mos përballej vet me të vërtetat në proces. Në gjykimin në shkallë të dytë, pas vendimit për ri-çeljen e hetimit gjyqësor, Sali Berisha vjen si dëshmitar.
Dëshmitari nuk vjen me avokat. Duhet të paraqitet domosdoshmërisht vet. Nëse refuzon, oficerët e policisë gjyqësore, me urdhër të Gjykatës, e sjellin atë në sallën e gjyqit. Ai është i detyruar të jap shpjegime rreth pyetjeve që do t’i drejtojnë për ngjarjen avokati dhe vet Izet Haxhia, prokurori dhe gjykata.
Kështu që përballja është e pashmangshme. Ai mund të gjejë shkaqe për të shtyrë procesin, por gjithçka e ka një kufi dhe ajo që është kryesore, deklarimet e tij për këtë proces domosdo do të merren.
Nëse ndërron jetë… apo zhduket, siç ka zhdukur shumë vrasës, duke filluar nga ata direktët e 2 prillit 1991, ata të Ali Ukës apo të Remzi Hoxhës etj, kjo e vështirëson procesin.
OR AVOKAT!
Ti je jurist, or mik, ndërsa fjalorin e ke mafiozë.
Shërbeu me nocione juridike e mos na demonstro injorancë e arrogancë ngase në këtë mënyrë ti favorizon objektivin tënd e dëmton juridikisht
pozitën e klientit tënd. Me siguri që ai të paguan (ose të paguajnë) që mbrojtja yte të shkojë në favor të klientit.
Sali Karaxhici, djali i Vuk Karaxhicit te denuar nga komunistet jugosllav si pjestar i mbreterise Serbe, vellai Radovan Karaxhici mjek psikiatet i denuar me burgim te perjetshem ne Hage per krime lufte, Vuko Karaxhici katragjyshi i Sali Berisha vodhi gkith folklorin traditat dhe kulturen e Shqiperise veriperendimore dheni shkruajti me shkronja ruse cirilike dhe i per pervetesoj si serbe, KRIM KRIM KRIM 20VJECAR O OO SHEQERE CA NA BERE O INJORANTE
Atehere i dini dhe personat qe i cojne mesazhe te kamufluara Izetit sepse ai eshte ne burg dhe dihet kush e takon.
Nuke kuptoj per ca te djeg ty zotni zeni perballesh ti apo SALI BERISHA
PO KE NDONJE TE DHENE AJDE DHE TI SI DISHMITAR TE LUTEM ZOTNI
Me duket qe zeni ka te drejte. Avokati peefaqeson klientin dhe jo emocionet e tij. Gjera te cilat nuk ka nevoje ti shprehe dhe qe mund t’i japin shkas Berishes te ndryshoje thelbin e hetimit (psh me kane ber shantazj ne media duke dashur te me trembin) nuk ka nevoje t’i thote. Nese vertete ka prova te forta per krimet e Berishes ato duhen perdorur ne sallen e gjyqit, per t’i dhene gofitjen e duhur. Perndryshje jane vetem ankesa e kuisje nga ato qe kemi 30 vjet qe i degjojme dhe nga te cilat Saliu do t’a hidhte lumin thate
Te gjitha te verteta po nuk dime nese avokati esht pregatit per ndonje sulm. Mbrohu mir avokat se krimi ska ndergjegje.
Ky pisi ka vetem nje emer … sali kërma…
Shumë Pathos, shumë folklor por aspak fakte juridike.
Ka vetëm një rrugë. Ajo e së vërtetës, por me sa shihet vazhdon manipulimi me poezira patetike virtyti e patriotizmi.
E vërteta është që Izet Haxhia është një nga kriminelët më të tmerrshëm të Sali Berishës dhe di shumë.
Kështu që ka vetëm një rrugë dhe është ajo e të shpallurit bashkëpuntor i drejtësisë, ku Izet Haxhia të dëshmojë dhe mbajë përgjegjësi për krimeve të veta të bëra në emër të Sali Berishës.
Të jemi të sinqertë, Sali Berishës drejtësia, aleatët, shqiptarët, gjakesit dhe kushdo tjetër do t’ja thyejnë Kafkën. Pra rrefimet e Izet Haxhisë sipas interesit të tij ordiner, as i prishin as i ndreqin më punë fundit të sigurtë që i kanë taksur Sali Berishës dhe familjes së tij.
Bashkëpunimi me drejtësinë ka vlerë të jashtëzakonshme që viktimat e Sali Berishës të gjejnë drejtësi, që Shqipëria e hedhur në humnerë nga Sali Berisha të gjejë drejtësi, por edhe është edhe e vetmja rrugë që Izet Haxhia të ngelet gjallë dhe ti japë përsëri të drejtën vetes të rifitojë një vend mes nesh, si njeri që ka paguar dhe ka mbajtur përgjegjësi për krimet e veta.
Hetues ne Kruje ne kohen e legjendarit. Akoma degjohen keto vemje.E pakta te mbanin gojen mbyllur, ne kishin pak ndergjegje. Plehra aziatike qe mbyten popullin neper thellesite e tokes dhe atje ku as varri nuk i dihet.Shpagimi i zotit mbi koke. Asnje zgjidhje tjatare nuk ka.
ja dhe “ideali” Sali karaxhiçit! ka , ka plot Saliu ideale qe sakrifikojne per te dhe i rrine prapa duke i mbledhe pordhet nga bythet e fishkura. Sipas idealit, te gjithe shqiptaret qe kane jetuar ne kohen e legjendarit duhet te kishin vdekur, por harron qe duhej te vdiste dhe Saliu apo dhe ai vete meqense e ditka qe ka qene hetues ne Kruje. Ngordhja eshte pak.
Idajet Beqiri? Ku adguruesci Enver Hoxhes i jep mend shqiptareve?
Z. Idajet! Si i njohuri yt i vjeter, para se gjithash deshiroj te kujtoj se ju vet jeni shume i rrezikuar nga kriminelet e Berishes, prandaj duhet te jesh shume i kujdesshem. Bravo per kurajon dhe deshiroj qe te arrish sukses ne kete proces kaq te veshtire, ndoshta me i veshtiri ne historine e gjyqeve ne planet. Ke te besh me nje nga kriminelet me te medhenj te historise se njerezimit, me nje kerme si Berisha. Ate e kane frike kryeministrat dhe e gjithe media, prandaj edhe jemi ne kete gjendje ne si popull. Mos harro se edhe gjyqtaret, prokuroret jane shume te frikesuar nga banditet e kryekriminelit dhe procesi eshte shume i veshtire. Jam i bindur qe Izet haxhia thote te verteten, por si ai edhe ju vet jeni ne rrezik te madh. Mos beso shume tek ky shtet frikacak dhe tek kjo polici frikacake qe drejtohet nga debile si Kryeministri actual dhe nga lolo si ministri i mbrojtjes. Te admiroj per kurajon, por prap rezervohu pak ne deklarata dhe mbi te gjitha ruaju, ruaju, ruaju. Deshiroj qe kryekrimineli i Shqiperise te demaskohet boterisht dhe te marin denimin e merituar, por kur mendoj prokuroret dhe gjyqtaret e vendit tim jam shume skeptik.
Edhe pse cdo njeri eshte i bindur per historine kriminale te Sali Berishes une ndihem shume skeptik qe ky proces do te behet dhe kam friken qe perseri viktime do te jete i penduari Izet Haxhia. Heshtja eshte flori thote populli. Avokati duhet te heshte dhe te mos jape intervista larte e poshte sepse keshtu e pergatit palen kundrshtare te mbrohet. Pra a thua avokati po mbron klientin apo Saliun apo dhe Izeti eshte bere pjese e lojes. Gjithnje per keto procese te bujshme flitet ne kohe fushatash dhe pas fitores cdo gje zbehet a thua qe nuk ka ndodhur gje. Pra jam shume skeptik.
Deri sa Shqiperia vuan aq shum
Faji e kan qeveritaret, diet qe nje nga keta eshte Saliu
Keta si raca e Saliut jan te qjith pa perjashti dhe tani me e keqa eshte se po i bejne dhe femijet me shkoll jasht mendo sa te keq do te jen
Nuk ka bura shqiperia
Ku te marin qjak ne vetudh
Nuk ka trima shqiperia
Ka vetem ajdut, ka vetem njeres qe kenaqen ku Shqiperia vuan dhe shitet e perdhoset shqiptari , kenaqen me fukaradheku e popullit
Zoti i denofte Salbanden, Rambanden,Ilirbanden ,Nano qen banden
Veshtir te behet Shqiperia se nuk kan len rrug tjeter
Turp per popullin ton