Nga Shpëtim Nazarko*
Pas zgjedhjeve të tmerrshme të vitit 1996, në Shqipëri qarkullonte një barcaletë që ia atribuonin një tabloidi anglez.
Ai kishte vendosur të tallej me rusët dhe zgjedhjet e tyre, duke vënë në titull të një karikature, “Zgjedhje ruse me motive shqiptare”.
Kryeministri i kohës, më duket Primakovi, paraqitet te Presidenti Jelcin, për t’i dhënë një pasqyrë të rezultateve të zgjedhjeve. Kundër Jelcinit kandidonte Lebedi një gjeneral në modë atëkohë.
Kam ardhur t’u jap dy lajme Zoti President – filloi raportimin kryeministri,- një është i mirë dhe një është i keq.
-Fillo nga i keqi- tha Jelcini.
-Lebedi ka fituar 53 përqind të votave,- murmuriti kryeministri.
Pasi dëgjoi i turbulluar, Jelcini pyeti: –Pa më thuaj lajmin e mirë tani…
-Ju keni marrë 96 përqind të votave.
Kjo shaka e tabloidit anglez, mu kujtua gjatë një emisioni mbrëmë, kur po diskutohej mbi projeksionet e votave për partitë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sondazhet i kishte bërë një institut i njohur, që sipas redaksisë së televizionit, ishte jo vetëm më seriozi në Itali por edhe nga më të njohurit në Europë, po edhe më gjërë. Nuk po e përmend emrin e personazhit italian që i kryen sondazhet, për arsyen që do ta them më poshtë.
Nuk mu deshën më shumë se 10 sekonda për të kuptuar se italiani nuk mund të kishte dorë në këto sondazhe, por vendosa ta lë arsyetimin tim për në fund. Kjo, edhe sepse autorët e sondazhit kishin përgatitur si fillim disa pyetje të karakterit të përgjithshëm.
Në pjesën përrfundimtare të emisionit erdhi për analizë edhe një tabelë me rezultatet- projeksion të partive kryesore PS, PD, LSI dhe BD e cila zinte vendin e partive të tjera të vogla tradicionale në Shqipëri si ajo e PDIU, PPDNJ, PR, PA etj. Këto të fundit, nuk ishin fare në tabelën e llogaritjeve….
Sondazhet ishin realizuar në tre periudha, në mars, prill dhe majin e këtij viti. Në mars, PS-ja kishte një diferencë mbi 20 përqind ndaj PD-së dhe në maj pas dy sondazheve, kjo diferencë ishte zvogëluar deri në 5%. PD-ja ishte rritur me 15 përqind. Ndërkohë, LSI-ja kishte ngelur pothuajse në të njëjtin vend me 14%, më saktë, ishte zvogëluar vetëm 1%. Autorët e sondazhit, pasqyronin dhe BD-në që ngelej gjithnjë me 2%.
Për të mos i lodhur kokën lexuesit po pasqyrojmë rezultatet e sondazhit për muajin maj.
PS- 44,5%
PD-39,5%
LSI- 13%
BD- 2%
Të tjerat, pra partitë e vogla tradicionale që përmendëm më sipër, sa ngelen?
Një lexues i thjeshtë, që do të bënte këtë llogari, do i rezultonte që këto katër partitë e para, kanë 99% ndërsa të pavendosurit, plus partitë e vogla tradicionale, u ngelen vetëm 1%.
Natyrisht që një vëzhgues që di të mbledh vetëm me gishta, do t’ja shkrepte gazit nga ky përfundim. Një tjetër, që i ka qejf barcoletat dhe historitë humoristike, do të krahasonte sondazhin me tabloidin anglez. Për mua, kjo shaka që e quajnë “Sondazh Italian”, nuk e di pse është hartuar dhe kujt i shërben.
Autorët duket i kanë bërë qejfin dhe PD-së dhe LSI-së, dhe në përfundim kishin nxjerrë fituese opozitën e bashkuar, bile dhe pa PDIU-në. Do ta kishin bërë me qejf thua për të përforcuar idenë e një fitoreje dërmuese të opozitës, por duhet të binin pastaj në shakanë ruse të Jelcinit.
Tabela do të nxirrte më shumë se 100 përqind… Është me të vërtetë për tu qarë hallin, ose kanë harxhuar apo kanë pasur pak kohë të merren me hollësira të vogla. Ndoshta, nëse bën zhurmë PDIU, etj, etj, do ta bëjnë më mirë… a në formë më të detajuar.
Sot më thanë në formë paksa konspirative, se sondazhi që mban erë si ata që bënte Gani Bobi dikur, e ka origjinën jo në Itali, po këtu afër. Nuk jam i prirë t’u besoj teorive konspirative, kështu që duhet t’u besoj atyre që na e dhanë. Po a e bëj dot vërtet këtë?
Nuk do ta kisha shkruar shkrimin, nëse sot tek Gazeta Tema, nuk do më kishin cituar në analogji me( sondazhin Italian dhe tabloidin anglez), se i kisha dhënë PS-së nja dhjetë përqind më shumë se të tjerëve.
Të akuzoj se më kanë cituar gabimisht. Jo, nuk ka asnjë vlerë. Tani ka dalë dielli mirë se jemi në maj dhe asnjëri s’ka arsye të zemërohet…
Ndoshta, italiani, nëse vërtet nuk e ka bërë ai sondazhin, po ne këtu jo. Prodhojmë përditë të tilla gomarllëqe që thuajse në të gjitha rastet janë pa zarar.
Mua, gjithsesi, më mbetet një kuriozitet i vogël që e kam shprehur që në fillim të artikullit si titull të tij: Talian i dashur, nuk më dalin llogaritë!
Shqiptaret jane aq të pa besueshëm sa edhe sondaxhet marrin ti bëjë një Italian.
Bëjnë thirrje për arbitra futbolli ndërkombëtarë,presin nga ndërkombëtarët ti ujdisi në politikë,
spitalet me të huaj funksionojnë,mielli dhe domatet vijnë nga jashtë,shpresojnë te paratë e emigracionit,rtj,rtj.
Pyetja që lind vetvetiu është,:po shqiptarët çfarë dinë të bëjnë ?
Përgjigjja është se ata presión nga të tjerët duarkryq dhe kritikojnë bamirësit.
Vetëm protektoriati mund ta shpëtojë shqipërinë e brezave të ardhshëm.
Kushedi sa euro ka paguar opozita ate Italianin per ete sondazh.Ky sondazh i duhet BASHES DHE MONIKES PER T’U PJERDHUR MENDJEN RRUGECEVE TE TYRE. .
Shprehje reale e jotja, por po ta shikosh nga një këndvështrim tjetër mund të arrish të llogjikosh ndryshe duke mos ja ngarkuar të gjitha në kurriz shqiptarëve. Mjafton të duash më shumë vendin TËND dhe të respektosh më shumë bashkëkombësit e tu..respekt
Nazarko bohemi ! Ky sandazh eshte fiks i Gani Bubit qe a-se i thone o dhe o-se i thone a qe Ju i njihni shume mire .
nice
Nazarko,
Je urtesia pop e kryqezuar me intelektual!
Kaq mjafton.
Kto llogari nuk te dalin ty , por strategut tone legjendar, Sal Berisha, i dalin e i teprojne.
Per Lulin nuk di ca me than , asht i marr krejt. Na koriti me llogarite , tallen njerzit me te. Lene ma qe Edi Rama e ka shkerdhy krejt. Ca me ba , ika jeta kta. Po durojme sa ta marrin partine Salianji me Griden, athere flasim naaaaaaa
Pse ke shkuar deri tek barsoleta me Jelcinin. Ke votimet shqiptare te 1996 kur nga kutite dilnin rezultate 130% dhe nuk ia mbushje dot mendjen idioteve qe shoqeronin kutite se ky rezultat ishte i pa mundur. Pergjigja nga ana e tyre ishte “Don me votu populli morr burre. Ky eshte vullneti i tij”.
Pershendetje Nazarko.
JE I MADH, u pelen apo nuk u pelqen te tjerve.
Llogarite e mesiperme te sondazhit, jane si ato llogarite e ATP-se qe nxjerrin debitore pronaret e tokave qe ka shtetezuar shtetii para vitit 1990.
Kam vetem nje pyetje:
Po kjo opozita e quajtur e bashkuar, Perse nuk i ben thirrje elektoratit te vet qe te shkoje ne votime dhe ti rekomandoje (t’u kerkoje), qe ti vene nje kryq te madh fletes se votimit dhe si te tilla te numurohen se sa jane zgjedhesit e pozites dhe sa te opozites?
O te keqen e barkut,edhe pak te vjen ke buza,ore barkderr mos u tallni me popullin,se politikanet te gjithe nje bande hajdutesh jane PS PD LSI.
Une them ok e zeme se PD eshte perpara ne sondazhe.Por pse nuk bejne nje sondazh eshte ajo PD e rruges apo ajo e Parlamentit.Pra eshte PD e Bashes apo PD e Murrizit.Ose te bejne nje sondazh ishte Parlamenti dhe ai eshte me keta deputet e rinj.Me pak fjale ne qoftese ka nje rritje PD te jeni te sigurt se eshte edhe nje merite e deputeve te rinj ose keta duhet ti ndajne PD e rruges dhe PD e parlamentit.
Une them ok e zeme se PD eshte perpara ne sondazhe.Por pse nuk bejne nje sondazh eshte ajo PD e rruges apo ajo e Parlamentit.Pra eshte PD e Bashes apo PD e Murrizit.Ose te bejne nje sondazh ishte Parlamenti dhe ai eshte me keta deputet e rinj.Me pak fjale ne qoftese ka nje rritje PD te jeni te sigurt se eshte edhe nje merite e deputeve te rinj ose keta duhet ti ndajne PD e rruges dhe PD e parlamentit
Opozita e bashkuar numeron sa qimet e qerosit. Po te ishte opozite , do te kishte mandatin e votueseve . Por tani “e vetequajtura opozite” ka vetem mandatin e Lulit dhe Saliut , i cili i ben sondazhet duke numeruar kalimtaret nga lart , nga kati dhjete i kulles ku i kane dhuruar zyren. Natyrisht qe perqindjet ai ja le Lulit qe ti mbledh , meqense te than ne matematike.
Por nje merite te madhe e kane : Qe padashje bene vetevrasje politike . Ishin ne parlament , dolen , dhe tani jane te zemruar se duan te hyjne prape me çdo kusht …
O lulush e more vesh sondazhin, cfare pret tani futu ne zgjedhje se fitoren ta garantoka, noc rrokun ke per te marre o trap, bashke ne ate kurven e lesheli, dhe teveqelin vasiliqi-ne ( petritin)
Keshtu eshte kur komandojne fshataret. Aferim!
Shpetim Nazarko je unikal ne c’do gje. E ndoqa debatin ne Ora News jo per Zhejin apo ate fycken tjeter por pse ishe ti dhe Laert Vasili. Artur Zhej eshte nga ata qe hedh gurin dhe fsheh doren ne te gjitha emisionet qe ben por tani ka dale ne pah nje fycke e re e quajtur Sonila Meco qe per ato sondazhe apo dhe per shume sherbime qe po i ben opozites kalon ne ekstaze sa qe eshte gati te cvishet nudo ne emision vetem e vetem qe t’ju tregoje shefave qe po ben nje mbrojtje te shkelqyer te ketyre ngjarjeve. Nuk mungojne as lopcaret qe ishin aty,njeri nga Korca dhe tjetri nga Vlora ne mos u gabofsha. Ju e kapet direkt situaten por Sonila nuk deshte ta kuptonte pasi mbeti ne grecken qe kishin pregatitur per t’ja servirur oponionit publik. Une jam nje nga ata. Nuk me intereson asnje sondazh sepse jane te gjithe mashtrusa dhe anojne politikisht nga te gjitha anet. Edhe dicka tjeter. Me qe Zhej,Meco, peco apo laro dhe balo qofshin nese jane kaq te bindur se PD-i qenka rritur leshi, le te hyjne ne votime dhe ti fitojne zgjedhjet. Boll me skema te vjetra mashtimesh o Zhej dhe ti kucka Sonila. Italianet jane mashtruesit me te medhenj ne bote per c’do gje. I njoh shume mire. Zgjedhjet kane nje muaj kohe qe te vijne. Futuni,bile une jam i mendimit qe Sonila te votoje 100 here per PD dhe ne fund te shohim por nese sondazhet dalin ndryshe ne realitet ku do futet Sonila?????
Sondazhin kompania IPR, e ka bere me dy Kall Center ne Tirane, te cilet jane ne pronesi, njeri i Shkelzen Berishes dhe tjetri i nje LSI-sti. E kuptove tani per ke behet fjale.
Mendoni se Sypeshkaqeni do nxjerre fituese PS-ne?
Nazarko 1,
Keta jane dy “mallra” te blere me cmim krishtelindjeje nga Rama,
Buy one get the second one half price.