Kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar mbrëmjen e sotme me rastin e “Mbrëmjes së Kadrit”, ku kanë qenë të ftuar përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomat, politikanë etj.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri nuk ka lënë pa thumbuar as opozitën.
“Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës, por thotë luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit dhe mos u bëni faqezinjë dhe bukëshkalë se Zoti nuk i do bukëshkalët.
Lufto vetëm në shtegun e Zotit dhe përgjegjës je për vetën tënde dhe sjelljen tënde.
Dhe shtegu u Zotit për ata që s’besojnë është ai i arsyet. Zoti të ndihmon për këdo që për shtegun e arsyes kërkon ndihmë dhe i ndriçon arsyen dhe kujtdo që i drejtohet pa i diktuar se çfarë duhet të besojë dhe kë duhet të besojë”, tha ai.
“Në fund fare dua t’ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj. Në këtë sofër tradicionale për ne, që e shtrojmë këtu sepse organizatorët që më ndihmojnë kishin parë në Iphone që do bjerë shi, unë iu thashe që shi nuk ka.
Unë iu thashe që shi nuk ka, por dëgjuan Iphonin dhe shi nuk ra, dhe qielli është i hapur, por pak rëndësi ka, edhe atje edhe këtu jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi veshtë të dëgjojmë, që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyet mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten.
Qoftë dhe kjo banesë meditimi sot e kthyer në të tillë për shkak të sofrës së Iftarit një shëmbëlltyre dhe paqe dhe dasht Zoti edhe më gjere”, tha Rama.
Korani o rrot [email protected] thote: vri cilin do qe nuk ka fene tende dhe te bindet ty……ki eshte muslimoni ”paqsor” kshq basha,berisha apo meta e cilido sunit or shiit nuk del nga kjo kornize,por ty te kane plasur qe te kater………………gogol tironet!
Mire ekini ju zoti Rama por Berisha,Basha,Meta dhe Moniçka nuk kane zot.Ata jane djaj dhe drejtohen nga djalli.Jo vetem drejtohen per dhe bejne ç’fare u thot djalli.Iftar te mbare e te bekuar,neve jemi me ju zoti Rama dhe do shkojme ne votime patjeter.Qendro i forte dhe mos u dorezo para presionit te djajve te opozites.NJe dite ata do t’a paguajne shtrenjet kete katrahure qe kerkojne te bejne.
Ishte dhe Janullatosi atje