Edi Rama: Letër të shtatë publike, por jo për Lulzim Bashën

1 Qershor 2019, 09:14Politika TEMA

Nga Edi Rama

Bashkëqytetarë demokratë,

sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpatizantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcënimeve e të orvajtjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhunës, bojkotimi i zgjedhjeve, janë në thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave të një partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur për këtë.

Unë nuk jam ai që ju doni të shihni në krye të vendit. Nuk më keni votuar dhe sot nuk ju kërkoj të më votoni, po thjesht shpresoj të më lexoni.

Kur kemi vendosur të jetojmë në një sistem shumëpartiak dhe të synojmë bashkimin e Shqipërisë me Europën, kemi sfiduar një histori të gjatë e aspak bujare në aspektin e traditës demokratike. Hymë në rrugën krejt të re të demokracisë, pas një gjysëm shekulli diktaturë komuniste dhe një mënyre jetese të imponuar, ku kundërshtari politik ishte thjesht një armik për t’u luftuar pa asnjë mëshirë, e për t’u asgjësuar pa asnjë ngurrim.

Sot e gjithë ditën, jeta jonë politike vuan ende nga paaftësia për ta respektuar kundërshtarin pa e sakatuar publikisht, me sulme që rëndom tejkalojnë çdo kufi etik dhe kthehen shpesh në dhunë gjuhe të përdalë me egërsi, deri në farë e në fis.

Por sidoqoftë, kemi tejkaluar një fazë të rëndë, kur kundërshtarët politikë sakatoheshin me dhunë fizike ose kur protestat ishin të rrezikshme, sepse armët e shtetit përdoreshin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit apo reagimi policor ndaj tyre kthehej në hu masiv. Kësisoj, edhe pse rikthimi fatkeq i protestave të dhunshme së fundmi ka treguar se ende s’jemi deprimitivizuar politikisht, kemi bërë sidoqoftë progres të madh në qasjen e qeverisë e në sjelljen e forcave të policisë ndaj protestuesve. S’është pak.

Disa mijëra ndër ju, keni marrë pjesë në protestat partiake të kohëve të fundit dhe shumë të tjerë prej jush, i mbështesni ato edhe pse, bazuar në anketimet tona, po edhe në çfarë tregojnë anketimet e pavarura të bëra nga miqtë tanë ndërkombëtarë, shumica e demokratëve nuk mbështesin as djegien e mandateve, as dhunën e ushtruar në protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udhëheqjes suaj.

Gjithësesi, juve as ju pyeti kush për këto vendime politike ekstreme dhe politikisht vetëvrasëse, as nuk është qëllimi im këtu t’ju them çfarë duhet të bëni me udhëheqjen tuaj, e cila ka humbur shikimin pasi s’di të shohë përtej hundës së vet.

Askush ndër ju mbase, unë jo e jo, s’e kishte menduar se do të vinte dita kur partia juaj, e lindur si parti parlamentare nga zgjedhjet e para pluraliste, as të mos ishte më parlamentare dhe as të mos futej në zgjedhje. Çudi dhe degradim i madh njëkohësisht! Por sot, me një vendim sovran të udhëheqjes së asaj partie jemi përpara këtij fakti të kryer dhe s’kemi, mesa duket, asnjë mundësi ta zhbëjmë një zhvillim kaq negativ.

Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre aë duan të zgjidhen.
Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet një disfate elektorale të radhës. Ndërsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam të zgjidhemi në zgjedhjet e radhës.

Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën?

Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike.

Prandaj unë e ngre ndryshe pyetjen: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita?

Imagjinoni për një moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve në këtë vend të varet nga do apo s’do opozita të bëhen! Mendje të lehta politike e mediatike, kanë rrahur së fundmi shumë ujë në havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka të bëhen zgjedhjet pa opozitën dhe sa e thjeshtë qenka, që të shtyhet data e zgjedhjeve meqë s’do opozita!

Sinqerisht ju them, po të ishte kaq e thjeshtë, do të isha unë i pari që do të merrja flamurin e shtyrjes së zgjedhjeve, sepse në fund të fundit do të parapëlqeja të përqëndrohesha non stop tek punët e qeverisë, pa qenë nevoja t’i bija rreth e përqark për fushatë Shqipërisë. Por jo vetëm pse është e pamundur nga pikëpamja kushtetuese, por edhe pse është e tmerrshme nga këndvështrimi i bashkëjetesës demokratike, unë mbetem absolutisht kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Si mund të vendoset – ku është parë? – ky rregull i ri i bashkëjetesës demokratike, që zgjedhjet të varen nga dëshira ose mungesa e dëshirës së një pale për zhvillimin e tyre, në datën e caktuar nga Kushtetuta. Kjo s’është punë date apo stine, kjo është punë qëndrueshmërie e themelit të jetës demokratike. Imagjinoni pak sikur të hapej rruga e një marrëzie të tillë jo vetëm qartësisht antikushtetuese, po edhe thelbësisht antidemokratike, se çfarë do të ndodhte në zgjedhjet pas këtyre zgjedhjeve, në ato pas tyre dhe me radhë, kur sipas tekave të opozitës së radhës (apo edhe të palës tjetër në qeveri pse jo!) data e zgjedhjeve të kthehej, nga një detyrim kushtetues për ata që duan të zgjidhen, në një lojë politike e kujtdo që nuk do zgjedhje!

Disa mendje ndër ato të lehtat që lartpërmenda i bien shkurt: Po ik ti (dmth unë) e pastaj le të bëhen bashkë, andej nga vjeshta, zgjedhjet vendore e ato të përgjithshme dhe fitoji prapë po deshe, se po vazhduam kështu vendi do shkojë në përplasje civile!

Kjo është një recetë nga ato që heqin dhimbjen e kokës duke e paralizuar komplet trupin! Imagjinojeni pak çfarë rruge e tatëpjetë hapet për demokracinë tonë nesër, nëse sot vendoset precedenti që mjafton të ikësh nga parlamenti, të ushtrosh dhunë e të kërcënosh me moslejim të zgjedhjeve lokale dhe e përmbys, mu në mes të mandatit qeverinë e zgjedhur – duke provokuar zgjedhje të reja kur do ti, madje me kryeministrin që vendos ti!

Nuk është e nevojshme besoj të zgjatem në këtë pikë, sepse s’ka mendje normale që s’e kupton çfarë çorapi do të ishte një jetë e tillë politike, ku fituesi nuk qeveris dot sipas kontratës me popullin dhe humbësi i imponohet me dhunë edhe vetë popullit!

Shkurt, çdo zgjidhje anormale në emër të normalitetit demokratik sot, kthehet në bumerang që prodhon anormalitet antidemokratik, për vite me radhë nesër.

Edhe dy fjalë për moslejimin e zgjedhjeve. Eshtë krim dhe ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, kushdo që e kryen një krim të tillë. Po jo vetëm kaq, cilido që do të kuturisej të prekte një hallkë të vetme të procesit zgjedhor dhe do të dënohej më pas për krime zgjedhore në Shqipëri, nuk do ta kishte më të mundur të shkelte për gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara (do të merrte në qafë edhe familjarët e afërt sipas ligjit përkatës në SHBA) dhe as do të kalonte dot më, kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian duke u përfshirë në listën e kompjuterizuar të personave me rekorde kriminale, të cilët nuk hyjnë dot në territorin e Unionit.

A i’a vlejnë të gjitha këto pasoja të rënda për të shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do të ketë njerëz të zakonshëm, që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme.

Në 30 qershor do të votohet në të 61 bashkitë e vendit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë Kukësit, Shkodrës, Kamzës, Lezhës, Devollit, Mallakastrës e me radhë bashkive blu, qeverisjen e munguar deri më sot, pavarësisht nëse ju do të dilni apo jo në votime.

Kudo ku do të fitojmë aty ku kemi kundërshtarë të regjistruar, njësoj si aty ku s’kemi të tillë, ne do të jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve pa dallim. Betejën politike me udhëheqjen tuaj ne e kemi fituar dukshëm e bindshëm, sa për meritën tonë aq edhe për paaftësinë e asaj udhëheqjeje – ndajeni vetë cila nga të dyja peshon më shumë.

Por betejën e vërtetë, më të vështirën, ne e kemi me plagët e qyteteve e të fshatrave kudo në Shqipëri, po sidomos aty ku ende era e ndryshimit të madh urban të katër viteve të fundit, s’ka fryrë sa e si duhet si pasojë e keqqeverisjes vendore të shumë bashkiakëve demokratë.

Me respekt të plotë për të drejtën tuaj për të menduar ndryshe prej meje, ju përshëndes e ju uroj çdo të mirë e shëndet në familjet tuaja.

Edi Rama

1 qershor, 2019

38 komente në “Edi Rama: Letër të shtatë publike, por jo për Lulzim Bashën”

  1. Endri says:

    Hahahaha, si gjithmone e han populli, ata que bejne thirrje per shune nga mengjesi deri ne darke ata mund te levizin ane e mbane botes, por jo ai qe baton urdherin. Gjarperit I pritet koka qe te jete i pademshem o Ramazon, prandaj vene punet keshtu.

    1. Xhemi says:

      Gjarprit I prihet koka endri, prijani sales pra dhe pd dhe shqiperi a bi rehat

    2. AMY says:

      te lumte EDI RAMA. Je njeriu i duhur per kete vend dhe ne kohen e duhur. Bere ate qe askush nuk do mund ta bente, u hoq2 qafe nje kriminel antishqiptar antizhdvillim antiligj qe eshte sali berisha,
      ky vend dite te mira do te presi, Thirrjes se EDI RAMES nuk ka pike e presje per ti shtuar apo hequr.

    3. Kalec Dega says:

      Dashnori i Lulkes fitoi shumicen ne Parlament pasi populli besoi se Gjenerali i lindur dhe brymosur ne familje komuniste do ripillte Shqiperine. U gabuan fort te gjithe.

      Kjo qeveri me shumice ne Parlament ne 6 vjet ka luajtur rolin e opozites dhe gjithmone e paafte per te zbatuar premtimet ne zgjedhje.

      Mbi te gjitha kjo qeveri me shumice ne parlament ka deshtuar qellimisht ne reformim e drejtesise.

      Deri me sot Shqiperia nuk ka plotesuar asnje kusht per te hyre dhe bere pjese e BE.

      1. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

        Kolec , je nje idjot i pa fytyre , njeri i lindur e rrItur ne shpelle , qe kerkon te na bindesh se kryebanditi dhe armiku me i eger i shqiptareve , qe e shkerrmoqi dhe e solli deri ne kete nivel ekonomine dhe jetesen e popullit , dhe qe perpiqet edhe me egersisht te ndeze lufte mes shqiptareve , na paska qënë i mirë dhe beme gabim qe e hoqem ! Edi Rama ka gabime dhe bile shume , por kur kujtojme bemat e bajraktarit serb te Vicidolit , njerezve u shkojne dritherima ne trup ! A e kupton se cfar je duke kerkuar ? ! Me siguri nuk duhet te jesh aq budalla , sa te mos dish se cfar flet , por po aq e sigurte eshte , qe duhet te jesh pjese e funderrinave te ketij populli , qe ke zbritur ne qytet ne toke te xanun dhe tash kerkon qe unaza e kryeqytetit te mos kaloje prane kulles sate , por ti bjere nga mbrapa Dajtit ! Qytetet e bukura europiane qe shohim sot , nuk kane perfillur vandale si puna e jote dhe sot jane ato qe jane !

    4. Deep State says:

      Se harrova te permend rendesine qe luan te shkruajturit letra per clirim psikologjik dhe qetesim te shpirtit qe Kryeministri yne, me fal i juj, ka aq shume nevoje.

    5. ME I FJAL,TI ENDRI JE ME I ZGJUAR SE POPULLI, DHE NUK E HAN,POR E MBAN NE GOJE,,,PASTAJ E BESHTYN,,,KUSH JE TI RE MUT,QE GJYKON POPULLIN,,,

  2. ¬ says:

    Kryeministri Rama duhet që me Holandën
    1).Të dëbojë Ambasadorin e tyre në vëndin tonë më 18 Qërshor.
    2).Të mos merret pjesë në eurovision në 2020.
    3).Të kthen vizat për Holandezët.
    4).Sa persona ka vrarë., ti kthehet kusuri i lekut.
    Janë këta masa që mund të bëjë për votuesin pasi ofendimi tyre ndaj nesh, largon shpresën e heqjes së vizave me SHBA-të.

  3. Muhametty says:

    O Edo !
    Shkruj 12 Letra.
    Qe t ngelen n histori si “12 urdhrat biblik t Ed Romës”
    Haaaha….
    Si 12 apostujt e jezu krishtit.
    Dhe,ke çdo leter le nji porosi.
    Si n Bajbëll bohe !

  4. John says:

    E zeme se shqiptaret do te frikesohen prej ligjit, se kane frike se humbin te drejten jashte vendit se kane frike ushtrine,policine bandat, shikun apo dhe vete nderhyrjen e forcave te Nato-s ne favor te qeverise dhe asgje prej gjeje nuk do te ndodhe…por si provokim , dhe nder me te rendet e tranzicionit, do te mbetet …Pastaj , po nese e zeme se nuk jane bere mire llogarite sipas ketij skenari te denje per dele …si do i behet pastaj? A ka njeri mbi kete dhe e nen Zot qe do mbaje pergjegjesi? Zgjedhje e qeverisje pa opoziten? Po a Fluturon Shqipja me nje krah?

    1. Sa per dijeni says:

      Shqipja nuk fluturon me nje krah por e sigurt eshte qe rron. Sa per krah shqiponje avash ule piacen or mik se ju jeni krah sorre e laraske. Te fala lulushes dhe cizmes.

  5. Dorina says:

    Boll o Rama se na I shpife me keto hartimet e tua! Shiko vendin se si eke katandisur…Me keq nuk ka ku te shkoje. E pe ate vajzen ne video!? Ashtu rendin shqiptaret pas televizorit sapo shohen fytyren tende. Po behesh njeri I urryer si Like floriri, Sali qeni dhe baxhella Monike. Njerezit shpresuan shume te ju dhe forca qe ju perfaqesoni. Por u zhgenjyen… Perfundimisht politikanet tane jane njerez te pafytyre. Mallkimi yne i ndjekte deri nevarr. Zoti degjofte zerin e popullit te vuajtur dhe te rraskapitur.

    1. Roberto says:

      Injoranca nuk ka brire. Ata qe nuk dine si ta kexojne mesazhin trungje do mbeten dhe nuk do gdhenden asnjehere. Kjo eshte fatkeqesi e madhe per njerez qe mendojne si ty.

    2. Grigor says:

      E cili eshte Zeri i Popullit moj Dorina? Çfare thote populli?
      Persa i perket popullit, ai flet me vote çdo kater vjet. Po te votojme te gjithe kunder Rames ne 2021-shin, Rama eshte i hequr dhe del automatikisht ne pension. Pra problemi ketu nuk eshte Rama. Problemi qendron tek alternativat. Te heqesh Ramen qe te vendoset Basha kryeminister? Me gjithe mend?
      Po ne me mire le te votojme te gjithe per Rudina Hajdarin se sa te biem Berishen prape ne pushtet nepermjet Lolo Bashes.
      Pra problem nuk eshte se ke do heqim, por ke do veme kryeminister.
      Ishte Nano dhe u hoq. Shpetuam, erdhi Berisha. Pastaj na doli Berisha i keq. O burra te heqim Berishen. Plasem deri sa e hoqem, qe te vihej Rama. Tani edhe Rama na doli i keq. O burra ta heqim. Por ke do veme? Prape te bejme me nder nje mut te madh duke zgjedhur Bashen? Apo sepse me ka premtuar mua nje pune ne zyre dhe qenka i mire. Keshtu?
      Po vazhduam keshtu, mut me mut do shkojme, dhe nuk na e ka fajin as Berisha, as Nano, as Meta, dhe as Rama. Jemi popull koti dhe pike. Tani e shajme Enver Hoxhen si trima te medhenj, por sa ishte gjalle, nuk na e mbante bytha as te mendonim keq. E lame te vdiste me nder, i beme dhe nje monument te madh, qe pastaj te rrezonim shtatoren e tij, se vete Enverin nuk na e mbante bytha.
      Tani duam te heqim Ramen! Rama ik! E pse? Kush do vije qe te Ike Rama? Lul Basha? Dhe ky Lolo Basha do shpetoje Shqiperine? Opo njerezit nuk dine çfare flasin dhe nuk dine çfare duan, sepse aq tru kane.
      Dhe nuk behet asgje me lutje, se lutjet Jane per ata qe nuk kane bythe te bejne vete asgje.
      “O Zot, rregulloje ti Shqiperine, se ne nuk kemi bythe ta bejme!”
      Apo nuk ishte kjo lutja?

    3. DORINA,,,KUJDES DOREN,,,MOS E PERDOR SHUME SE TE DHEMBIN KYCET PASTAJ,,,,

  6. Ivan i madh says:

    Po pse shqetesohesh ti dale nga dale me Ridhjerien tende PS po e kethente ne PD si nga programi e simbolet e saj. Per kete duhet te te pergezojne humbamenot socialiste dhe te gezohen miqtë e tu pediste e djathtaste që i shpure ne vend nderin.

  7. LILOLABJA says:

    Zoti Rama!
    Kodoshet dhe soisezet nuk i kane munguar Shqiperise ne gjithe historine e saj ,shume kohe i keni dhene ,tashme siç thoni dhe Ju vete sfiden e keni me plaget qe ka marre ky vend . Shqiptaret te kane zgjedhe ne krye, per te çuar misionin tuaj deri ne fund ,me nje mbeshtetje popullore te pa kontestueshme . Ju ka rene nje barre e rende, tashme Ju duhet te jeni dhe nje mbrojtes i Kushtetutes ,pasi Presidenti eshte pozicionuar hapur ne krahun e sojsezeve qe kane marre peng Kombin .
    Partia Demokratike dhe ne kohen me te mire te saj, nuk ka mundur kurre ti fitoje dot zgjedhjet ,as kur ishte ne krye te Socialisteve Robert Cumçakizi , e jo me tashme, me nje personalitet si Ju !
    U befte me e mira per Shqiperine !

  8. Lani says:

    Pd-ja po shkon drejt shkrirjes. Nje Parti e re qe do vertet Atdheun do te lind me siguri se shpejti!

  9. MONDI says:

    O Edi ju nuk jeni per kete bote injoratesh qe nuk te kuptojne. Letrat tuaja jane te kthjellta si kristali. Ju i keni dale borxhit opozites dhe mbeshtetesve te tyre pa tru , jo nje here apo dy here por nje qind here . Une vetem nje fjale kisha per ju mbaj per moto ate shprehjen popullore .
    . Kjo opozite nuk e don vendin ne Europe por ajo punon per tu ulur ne karriken qeveritare pa mare parasysh koston dhe demin qe i ben vendit .

  10. tani says:

    O njeres mos u alarmoni nga letrat e Rames po shikoni bishen qe ne emer te demokacise ti vere flaken vendit dhe jo per ju o njeres por per veten e tij se po i vjen fundi, mos u beni barut zjarri.

  11. Durimi says:

    Jonhn me shoket dhe shoqet e nje mendimi! Rama keshtu di dhe keshtu ben ,ka ndonje nga ju ta beje me mire si psh Dorina ? Une le mire degjoj Ramen qe ka ne dore ato qe thote se sa thesin tuaj bosh dhe te helmatisur. Por mund te jeni dhe dicka mangut se sot semundjet mendire jane te 80 perqind plus te lindurit si ju.. Ju uroj nje behar te mire dhe ruhuni nga dielli.

    1. palla says:

      Rrnofte zotnia e tij Edi Rama. Posht sal ram shiqere birisha dhe ilir florini. Posht te tan hajnat e mallkum te pd-se dhe lsi-se.

  12. Refugjati says:

    Zhvillimi i zgjedhjeve vendore te 30 qershorit,ne detyrim ligjor kushtetues duhet te ndajë Shqiperine Anarkiste drejt Demokracise Perendimore,ashtu si e kërkon shumica e shqiptareve,ku te sundoje ligji dhe drejtesia,pavarsisht se cila parti politike i fiton zgjedhjet e rradhes.

  13. Gani says:

    Z. K. M, nuk eshte nevoja per letra, ata shqiptare te cilet jane te vetedijshem dhe te civilizuar, nuk kane nevoje per letra . Per te tjeret, qe nuk duan te civilizohen dhe t’e zbatojne ligjet, kushdo qofte, zbato ligjet, nqs ju vazhdoni akoma t’i perkedhelni keta te njejtet fytyra, atehere, behu burre, IK.

  14. Henry says:

    Me 30 qershor PS ne fushe duke prit PD… stadiumi pret te filloje ndeshja.Pd nuk paraqitet pasi tek hyrja e stadiumit te fortet nuk e lene te hyje ne fushe.PS kthehet nga stadiumi e arbitri duke kerkuar fitoren ne tavoline 61:0 Keta te fundit te shohim cdo te bejne. Variant i simplifikuar se ne fakt eshte shume me e rende se kaq.

    1. Robert says:

      Hajde llogjike gomari

  15. Realisti says:

    Jete te gjate EDI RAMA.
    FAT I QE JE NE KETE MOMENT NE KRYE TE VENDIT.
    MOS U SHQETESO NGA ATA QE S DUAN TE KUPTOJNE.
    DEM I BEJNE VENDIT PO SKEMI C BEJME DEMIN ME TE MADH PO JA BEJNE VETES E FAMILJES SE TYRE.
    SALI BERISHA NE BURG DHE SHPETON SHQIPERIA.

  16. ta says:

    ai e shkroi per ata qe kane mend dhe kuptojne.

  17. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Na cove PD-në per skrap Edi Rama……..
    Nuk e kuptume ku po shkojshim. I kaq ishte.
    Mirupashim , burraaaaaa !

  18. Eric nacollari says:

    O psikopat

    1. Edi says:

      Ore peshtym e Sali Karaxhicit je ti , antishqiptare anntidemikratik hajdut qen bir qeni, brez pas brezi

  19. dritani says:

    Nga fytyra liderve te opozites i ka ikur gjaku. S’e dini pse-ne? Po afrohet SPAK-u. Tung!

  20. timo says:

    Po e shty pak më tutje llogjikën opozitare: Po sikur PS duke menduar se nuk do t i fitonin sgjedhjet e 2021-shit të thonë se këto sgjedhje, për një arsye o një tjetër,do ti shtyjmë për vitin tjetër? Si i bëhet? Pastaj vitin tjetë të na thonë po i shtyjmë dhe nja 6-të muaj të tjera… Kjo do të ishte pasoja katastrfike e precedentit gallatë të zotërinjëve të PD-së.

  21. Vl says:

    Material per kurban 2.

  22. ANDONI KOKA says:

    E DREJTA PER TU ZGJEDHUR ,E PER TE ZGJEDHUR ,NUK KA FORCE NE BOTE
    TA NDALOJE ! SIKUR MONIKA ,JO TE HEQI ÇIZMET ,POR EDHE NUDO FARE
    TE DALI BASHKE ME ATA QE IVENE PAS,NUK NDALIN DOT POPULLIN TE
    SHKOJE NE VOTIME PER TE ZGJEDHUR ATA QE MENDON !

  23. Peço says:

    Ajo që më shqetson mua si demokrat është fakti se Kryeministri Rama ka filluar të flasë për zhvillim të vëndit duke mos marrë më në konsideratë jetën e individit. Si cdo diktaturë, edhe tek ne ka filluar të flitet për zhvillimin e vëndit, për rrugë e kanale,( të gjitha absolutisht të nevojshme) por pak, për të mos thënë aspak për jetën dhe mirëqënien individuale të njeriut të zakonshëm. Ky është një tregues i qartë për hapa regresivë në raport me lirinë dhe respektin për jetën e njeriut si qënie individuale. Zoti Rama ka tendenca të qarta diktatoriale, ai punon pa u lodhur për pushtetin dhe në raport me detyrat shtetrore vëmëndje u kushton atyre, që nesër njerëzit do të thonë “kjo u bë në kohën e Edi Ramës” . Pra, punon thjesht për emër, një tendencë e qartë imituese e diktatorëve paranojak. Edi Rama e ka të caktuar dhe modelin se kujt do ti ngjajë, atij ka filluar ti duket vetja si Napoleoni i III-të, ai që shpërfilli brutalisht jetën e parizianëve, për të ndërtuar Parisin. Rama e di se njerzit janë të vdekshëm, ato që i bëjnë ata të pavdekshëm janë veprat që lënë pas. Kështu duhet kuptuar edhe cdo betonizim dhe bunkerizim që ai bënë në infrastrukturë, me tendencë që askush të mos ketë mundsi ti shkulë nga vëndi. Sepse, të bësh një investim kaq të madh në qëndër të Fierit për një parkim të rreth 100 makinave, kur rrugët për tu parkuarmakinat në qytet janë pothuaj bosh, kësaj nuk ke mundësi ti vësh emër tjetër, por dëshirë për të lënë një gjë që të kujtohet.

  24. Endri says:

    Zoti Rama une jam demokrat por do te votoj 100% per ju ne 30 Qershor dhe ne cdo zgjedhje te ardhshme. Fuck Berisha e kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje