Huawei dëbon amerikanët: I ndalon edhe punonjësve takimet me ta

1 Qershor 2019, 13:23Hi-Tech TEMA

Përplasja mes Huawei dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe Kanadasë, çdo ditë ofron përshkallëzime të tjera. Në lojë tashmë janë futur edhe vende të tjera europiane, të nxitura nga administrata Trump.

Çështja në fjalë ka shkaktuar edhe përplasje të mëdha mes dy prej aleatëve më të vjetër, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Mbretëria po ngurron t`i japë mbështetje Shtëpisë së Bardhë në këtë luftë të re.

Ndërkohë, Trump e kërcënon Britanisë se në rast se nuk do t`i dalë në krah, atëherë nuk do të ndajë një sërë informacionesh të klasifikuara. Siç raporton Financial Times, Huawei i ka kërkuar punonjësve që të anulojnë çdolloj takimi teknik me homologët amerikanë ndërkohë që ka dërguar në shtëpi një sërë punonjësish amerikane të punësuar në selinë qendrore të kompanisë, në Shenzen.

Disa media bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tyre është pushuar nga puna 2 javë më parë, menjëherë pasi Huawei u përfshi në listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë. Ndër të tjera, kompania po kërkon të ndërpresë çdolloj marrëdhënie të punonjësve të saj me ata amerikanë.

3 komente në “Huawei dëbon amerikanët: I ndalon edhe punonjësve takimet me ta”

  1. Loni says:

    Po i qan zemra Meto Bazes per Huawein kjo duket, por nuk e rruajne fare amerikkanst per ta.

  2. qytetari says:

    Mjere miu qe do me u matur me luanin.

  3. Genti says:

    Une per vete kam nje telefon Huawei Honor 8X. Pajisje e shkelqyeshme. 100 here me i shpejte se nje Iphone dhe me nje te treten e cmimit. Telefoni tjeter do te jete perseri Huawei. Kompania Apple i ndieu topet ne bige nga Huawei, prandaj edhe ka ndersyer gjithe administraten Amerikane kunder tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje