"Kurrë s'do t'i thërrasim njerëzit nëpër mitingje të lodhura por do t'i shkojmë aty ku jetojnë", kandidatja e BD-së për Bashkinë e Durrësit nis takimet

2 Qershor 2019, 14:25Politika TEMA

Kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, pati sot një takim me të rinj të qytetit për të prezantuar vizionin dhe projektin e saj për 30 Qershorin.

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, u shkëmbyen mendime për problemet e Durrësit sot dhe për mundesitë e zgjidhjes së tyre pas 1 Korrikut.

Zonja Sakollari tha se ajo është e vendosur që tʼi japë qytetit administratën që meriton, duke u mbështetur tek një model i ri dhe tek njerëz që kanë treguar se dinë të menaxhojnë dhe të administrojnë mirë, kudo ku ata kanë punuar. Ajo theksoi se gjatë kësaj kohe është duke takuar shumë qytetarë dhe grupe interesi për tʼu njohur më mirë me shqetësimet dhe me problematikën reale të banorëve të Durrësit dhe se shumë shpejt do të dalë me një program ambicioz për zgjidhjen e tyre.

Ndërsa koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e vuri teksin në forcën e modelit të ri që përfaqëson kjo parti në skenën politike shqiptare.

“Ne do tʼu shkojmë njerëzve aty ku ata jetojnë dhe kurrë nuk do tʼi thërrasim ata që të na ndjekin në mitingjet e lodhura të politikës gati 30 vjeçare“, tha mes të tjerash ai.

Sipas Patozit, në Durrës Bindja Demokratike ka më tepër se kudo tjetër mundësi të jetë e suksesshme, pasi modeli i Rilindjes në bashkinë e këtij qyteti është ndër më të shëmtuarit në Shqipëri.

Të rinjtë që e morën fjalën në takim, shprehën entuziazëm për një sukses të mundshëm në këto zgjedhje, duke evidentuar se Durrësit do tʼi ofrojmë si kandidatin, ashtu edhe modelin më të mirë. (bindjademokratike.al)

3 komente në ““Kurrë s’do t’i thërrasim njerëzit nëpër mitingje të lodhura por do t’i shkojmë aty ku jetojnë”, kandidatja e BD-së për Bashkinë e Durrësit nis takimet”

  1. ¬ says:

    Vëndi ynë s’ka nevojë për miting, protesta, sondage., pasi e dinë se cili ju duhet për të zgjidh hallet e telashet.

  2. Lani says:

    E paska gjetur dhe ky elektoratin e vet.Plazhista dhe te rehatit.

  3. Loran shehu says:

    Ahahahah kta smbledhin dot as 50 veta bashk ?????? skan ber nje nder ne jeten e vet psh ardian kollozi kur ishte drejtor luante me gjela ne fushat ky titi i binte kitares e pinte aahhahahhaah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje