Protesta e opozitës, PD nxjerr shifrat: Për të rrëzuar Ramën kanë ardhur 62 mijë protestues nga rrethet

2 Qershor 2019, 18:41Politika TEMA

Pak minuta para nisjes së protestës, Partia Demokratike ka publikuar shifrat e qytetarëve që kanë ardhur nga rrethet për të tentuar rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë.

Njësoj si që nga 16 shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 9850 qytetarë

Qarku Kukës – 4100 qytetarë

Qarku Shkodër – 9600 qytetarë

Qarku Dibër – 3550 qytetarë

Qarku Lezhë – 7400 qytetarë

Qarku Korçë – 4600 qytetarë

Qarku Berat – 3050 qytetarë

Qarku Fier – 5800 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë

Qarku Elbasan – 8200 qytetarë

Qarku Vlorë – 5250 qytetarë

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.15-19.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

10 komente në “Protesta e opozitës, PD nxjerr shifrat: Për të rrëzuar Ramën kanë ardhur 62 mijë protestues nga rrethet”

  1. ¬ says:

    Të gjithë i themi PD-së së Bashës që rruga që ndjek është e rrezikshme dhe s’ka asgjë politike.

  2. Denis J says:

    Nga nje llogari e thjesht,65mij veta pjestuar me 50 vende mesatarisht per cdo autobuz i thon 1300 autobuza hahahahaha po kaq budallej i bejne njerzit keta horra ?

    .

  3. shqip says:

    Po u bete me shume se 2000 krere , do jete thyerje e rekordit te vete opozites . Mire me shifrat , se ne fakt per matematike nuk eshte se kuptojne shume ne Shqup . Po dronit , dronit qe te nxjerr zbuluar si do ja bejme ?

  4. Lymi i Tutit says:

    I bie që në Tiranë të kenë mbritur mesatarisht 1010 autobuzë ose rreth 8 km gjatësi parkimi.

  5. HaHaHa…, Jo more Jo jeni 650-mije o MASHTRUES, o MONSTRA, o HAJDUTE, o VRASTARE, o SHPIFES… E kush e han kete se jeni shume, HaHaHa. Rrugeve do rrini per shume kohe deri ne veteshuarje ne numer-mbeshtetje, se me dhune fizike e Molotove nuk vini kurre ne Pushtet perpara shumices se popullit qe nuk ju voton, por voton “Ate” qe Ju doni tju le Pushtetin ne tavoline pa Vote. Jo Jo Jo… harrojeni sot e mot.

  6. MACOKU says:

    o popull mos u rreni me kte kok loqen atit i ka hy pleshti kashtes te loqet pranaj i thojne kok loqe a ju qifsha mendjen juve qe i shkoni nga mrapa

  7. REZI says:

    hahaha…1300 autobuza, ja po themi 1100 e 75 vetura, po janë të sigurt se janë kaq? pse nuk shkojnë të ndihmojnë ata që u dëmtuan nga tërmeti? Ik o Lul, futu me ndonjë hale dhe bëje si Safet butka…se pas 50 vjetësh të bëjnë hero.

  8. Uragani i leshit says:

    sot sbehen as 2000 malok dhe u diskredituan komplet me keto protesta lere pastaj te rrezoin kryeministrin e zgjedhur me vote. ska qeveri teknike po ka zgjedhje ne dt 30 qershor dhe shqiptaret sdo tremben nga maloket e Sali Berishes dhe Lyl kurves por do votojne

  9. Agimli says:

    Kaq nuk kane anetare te gjithe partite e opozites…..

  10. plaku says:

    DMTH një autokolonë e ngjesur autobuzash me një distancë minimale 1m nga çdo autobuz do të kapej rreth 19 km rrugë
    Këta janë fare pa mënd ,do mbytin Tiranën…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje