Shefi i NATO-s në kryeministri, Rama: Ja për çfarë biseduam

2 Qershor 2019, 15:27Politika TEMA
Shefi i NATO-s në kryeministri, Rama: Ja për çfarë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një  konferencë për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë një konference  Rama tha se foli me shefin e NATO-s për konfliktin politik dhe negociatat.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin e NATO-s dhe besoj se mund ta them pa ngurim, një mik të vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijmësi i interesuar për zhvillimet në vendin tonë dhe rajon dhe mbështetës i procesit të integrimit të rajonit. 

Vizita përkon edhe me vitin e 10-vjetorit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, kemi ndarë edhe përshtypjet që FA-të tona kudo që kanë kontribuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale.

Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor të vendeve të NATO-s për kontributin buxhetor për mbrojtjen. Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. I

shte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura. Sekretari është i interesuar dhe kemi diskutuar edhe këtë moment të vecantë politik dhe shoqëruar që po kalon vendi ynë.

Qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave edhe për konfliktin politik, që nuk i shërben vendit dhe patjetër edhe procesit të mëtejshëm të vlerësimit të Shqipërisë në raport me rekomandimin pozitiv. I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës këtë fazë por mbase duke ardhur në një ditë me re është ndier si në shtëpinë e tij në Norvegji” tha Rama. (TemA)

5 komente në “Shefi i NATO-s në kryeministri, Rama: Ja për çfarë biseduam”

  1. ¬ says:

    E diela është ditë pushimi për të gjithë. Baza e Kuçovës (ajrore), së shpejti në construction.

  2. Peço says:

    Kjo ndjesa për motin, tregon për humorin e hollë të kryeministrit tonë të nderuar. Me këtë ai ka dashë të thotë se në këtë vënd kontrollon pothuaj gjithçka dhe se përpjekjet tani do ti bëjë për të kontrolluar edhe motin, si e vetmja gjë që i ka mbetur jashtë kontrollit. Këtu kryeministri ynë ndryshon shumë nga Presidenti amerikan, i cili as që do të dëgjojë për përpjekjet shkencore, jo më të angazhohet për nënshtrimin dhe kontrollin e motit. Kjo është vërtetë një shaka e bukur. Miku i nderuar duhet të jetë zbavitur shumë me humorin tonë kryeministror mjaft domethënës.

  3. Tirka says:

    Mbamni bre shokë, se po vdes së qeshuri! Shumë e “bukur” kjo shakaja me motin. Sa shakaraq e kemi kryeministrin tonë!!!!

  4. A says:

    Dua ti kerkoj ndjese per kohen qe zakonisht eshte me diell ne kete perjudhe,tha rama.
    Keshtu tha edhe kur erdhi Merkeli…apo ka hall se bie shi dhe shtohen ujerat ne hidrocentrale dhe nuk u del llogaria e blerjeve te beharit?

  5. ----- says:

    Pse nuk i publikoni komentet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje