Salianji me vëllain në kërkim për mashtrim, bën thirrje të protestohet kundër 'qeverisë mashtruese': Sot të gjithë para selisë të së keqes

2 Qershor 2019, 14:31Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen sot në orën 19:00 përpara asaj që ai e quan ndërtesën e së keqes.

Ai shton se zgjedhjet janë dita ku populli vendos kush meriton të zgjidhet mbi oferta politike dhe jo dita kur pushteti do të imponojë me farsa formale se cilët do të vjedhin dhe diktojnë jetën e qytetarëve.

Thirrja e Salianjit kundër qeverisë së Ramës ka ardhur pikërisht në momentin kur ka vëllain në kërkim për mashtrim në shkallë të gjërë.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Skllavëria si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk e durojnë me gëzim! Ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri por ndjejnë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët”, thoshte Konica.

Sot larot e krimit nuk lenë kuisje pa përdorur për të mbrojtur pushtetin personal dhe milionat e Ramës dhe kopesë së tij kriminale, përballë kanë një popull që për liri ka sakrifikuar gjakun e mijëra martirëve, larot e krimit le ta gëzojnë mbi zverk nënshtrimin, qytetarët do të luftojnë për liri, liria për të zgjedhur është themelore.

Zgjedhjet janë dita kur populli vendos se kush meriton të zgjidhet mbi bazën e ofertave politike dhe jo dita kur pushteti do të imponojë me farsa formale se cilët do të vjedhin dhe diktojnë jetën e qytetarëve për 4 vitet e ardhshme!

Sot, ora 19:00 të gjithë përpara selisë të së keqes, për liri, për dinjitet, për Shqipërinë si Evropa.

4 komente në “Salianji me vëllain në kërkim për mashtrim, bën thirrje të protestohet kundër ‘qeverisë mashtruese’: Sot të gjithë para selisë të së keqes”

  1. Lexonjes says:

    Ku e thote qeveri mashtruese ne deklarate? Apo gazekar hesapi…

  2. ¬ says:

    Rrëzimi qeveris nuk i duhet asnjërit pasi BE, banka botërore, FMN., e kanë dhënë opinionin e tyre si duhet vazhduar.

  3. anastasi says:

    Shteti shqipetar, duhet te ngrej popullin qe i dha voten dhe fitoji pushtetin,
    urgjentisht te ngrehi perkrahesit dhe ti thote ndal, banditeve, huliganeve,
    rrugecerve,zagareve,tradhetareve,ndryshe te leri pushtetin homoseksualit fshatarit te korces qe e tundi termeti dhe e la jashte ne rruge dhe kush nje zagar,nje fundrine nje maskara i pa fytyre,nje pacaqi i ndyre i quajtur Saliani,asnje meshire per kete zhapik haleje.

  4. J says:

    Të qiftë dreqi katunaren që paska pjellë dy degjenerata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje