Meta pret Stoltenberg: NATO në rajon, kyç për paqen e stabilitetin

2 Qershor 2019, 17:02Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë që vizita e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, objektivin strategjik të të gjitha qeverive shqiptare të pas ‘90-ës, të të gjithë grave dhe burrave të Forcave tona të Armatosura, dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

 Kreu i Shtetit theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg se është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar.

Në këtë kuadër, Presidenti do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë rritjen e buxhetit për mbrojtjen në 2% brenda 2024, jo vetëm si detyrim por edhe si përgjegjësi për ndarjen e barrës.

Presidenti Meta çmoi investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës si një aset për sigurinë e vendit, rajonit dhe Aleancës.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria e pret me entuziazëm anëtarësimin e afërt të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Ky ishte vendimi i duhur në kohën e duhur, që shpërbleu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe falë angazhimit konstruktiv të drejtuesve më të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe falë bashkëpunimit të pazëvendësueshëm mes ShBA-ve dhe BE-së”, deklaroi Meta.

1 komente në “Meta pret Stoltenberg: NATO në rajon, kyç për paqen e stabilitetin”

  1. Opinionisti i paanshëm. says:

    “Peshku qelbet nga koka”!
    Ku ka moral ky kryetar shteti të flasë në emër të shqiptarëve që SIÇ THONË “GOJËT E LIGA” : “me qetësi e dashuri” i ka “KONFISKUAR” jo vetëm CA MILIARTDA lekë, “ca miliona” € , £, $…. por edhe FLORIRIN që është jo vetëm pasuri monetare, por edhe PASURI HISTORIKE & ETNOGRAFIKE e këtij VENDI TË BEKUAR QË ka mbi shpinë ca të mallkuar… turp KOMBËTAR PËR KËTË TË “MARRË”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje