Rama hap fushatën në Lezhë: Opozita bërtet për të trembur frikën e saj!

2 Qershor 2019, 18:23Politika TEMA

Partia Socialiste e ka hapur fushatën elektorale nga Bashkia Lezhë, ku kandidon me Pjerin Ndreun.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se opozita PD-LSI nuk ka asgjë në dorë për ta penguar 30 qershorin, përveçse të shkojë edhe vetë në drejtim të paditur.

Kreu i qeverisë u shpreh se opozita është e përbërë nga dembelë që përtojnë edhe të mendojnë.

Sipas tij, eksponentë të opozitës joparlamentare nxjerrin nga goja vetëm fjalë të ulta.

Në Lezhë nisim maratonën drejt 30 Qershorit, që në fakt duket si një betejë pa kundërshtarë. Por është një betejë mes të tashmes dhe së ardhmes. Ne duam t’u lëmë fëmijëve një vend të denjë.

Ndërsa atyre që duan vetëm pushtet për vete, përmes dhunimit të demokracisë, ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe prandaj bërtasin rrugëve.

Kanë frikë të vijnë përpara popullit dhe të pranojnë gjykimin e njerëzve me votë. Prandaj kërcënojnë se nuk do t’ju lejojnë të shpreheni me votë.

Ata përbetohen rrugëve se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike, përveçse edhe të dënueshme nga ligjet. Por një gje duhet ta themi çdo ditë dhe duhet ta dëgjojnë që të gjithë: Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet, nuk kanë në dorë asgjë tjetër përveçse të ikin në drejtim të paditur.

Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike vetëm kur opozita pengohet të hyjë në zgjedhje. Por kur ajo vendos vetë të mos hyjë, zgjedhjet nuk janë aspak demokratike. Imagjinoni pak se çfarë rrumpalle do të bëhej ky vend nëse votimet do të shtyheshin prej partive politike” – tha Rama.

Ai tha se paniku po e çon opozitën në një rrugë ku mund të thyejnë vetëm kokën e tyre dhe ndonjë xham, por Shqipërisë nuk mund t’i bëjnë dot asgjë.

“E keni parë filmin ‘Beni ecën vetë’ që këndonte nga frika? Ashtu edhe ata bërtasin për të trembur frikën e tyre nga drejtësia, por nuk trembin dot askënd tjetër.

Paniku i çon ata në rrugën e dhunës, jo trimëria.

Në një sistem demokratik trimëria nuk matet me muskuj, por me kurajon që ke për të bërë reforma” – tha Edi Rama në Lezhë.

2 komente në “Rama hap fushatën në Lezhë: Opozita bërtet për të trembur frikën e saj!”

  1. ¬ says:

    Ata që votojn për Bashën, mblidhen vazhdimisht por duhet të dijë PD se vëndi ka 2 milion e 900 000 banorë dhe se 62 000 vetë s’janë as 3 % e votuesve. Bënë mir PD që bojkoton zgjedhjet pasi rezultati kutive do e dëmtonte imazhin e ulurimave.

  2. Labi says:

    Po ti, kur si ke frike perse i ze cdo minute ne goje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje