Ministri sllovak dhe kryetar i radhës i OSBE, “shuplakë” opozitës: Protestat e dhunshme janë bërë të mërzitshme, debati në Parlament

3 Qershor 2019, 10:48Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovakisë, njëherësh kryetar i radhës i OSBE, Miroslav Lajčák ka deklaruar se protestat e dhunshme në Shqipëri janë bërë të mërzitshme.

Këto deklarata shefiu i diplomacisë sllovake i bëri në një dalje për mediat me ministrin tonë të Jashtëm Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Lajčák foli hapur kur tha se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë dhe do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare.

Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor.

Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve.

Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.

Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita është bërë është bërë e mërzitshme. 

Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët.

Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare”, tha Lajčák.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje