Mediat serbe janë marrur sot me profilin e ish ushtarakut dhe ish ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimit.
Ky i fundit, deri sot ishte këshilltar politik i kabinetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj. Telegrafi serb, shkruan sot se pas vërejtjeve të diplomatëve të huaj, kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin. Haradinaj ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të vetë Selimit.
“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, kishte kritikuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e Sylejman Selimit për këshilltar të tij.
Kosnett përmes një publikimi në Twitter ka thënë se kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Po ashtu, Kosnett kishte thënë se emërime të tilla vënë në dyshim sundimin e ligjit në Kosovë.
“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i kënaqur të shohë grupe nga komunitete të ndryshme duke folur në një zë të përbashkët”, kishte shkruar Kossnet.
Selimi, i njohur me nofkën Sulltani, u padit në vitin 2015 nga EULEX në Kosovë, ndërsa ai ishte ambasador i Kosovës në Tiranë, dhe u akuzua në rastin e njohur si “Drenica 1” dhe “2 Drenica”.
Gjykata Supreme urdhëroi një rigjykim të çështjes “Drenica 1 ‘, dhe Gjykata e Apelit i konfirmoi Selimit dënimin me gjashtë vjet burg për” torturimin e civilëve. ”
Pas lirimit të tij me kusht, thotë “Telegraf”, mediat në Prishtinë kanë raportuar se Sylejman Selimi do të rikthehet sërish si ambasador i Kosovës në Tiranë.
Ani more, qa ka lidhje, burgu asht per “burra” balo. Ky e mer edhe ashtu rrogen e ambasadorit (edhe nga burgu) gjat tere kohes. Tregim suksesi, shembull per rajonin!!!