Eros Grezda braktisi Shqipërinë për arrogancë, ja si u tentua të fshihej tensioni në kombëtare

4 Qershor 2019, 11:13Sport TEMA

Largim i Eros Grezda nga kombëtarja la dyshime të mëdha, teksa versioni i dhënë nga FSHF ishte se sulmuesi u largua për arsye personale, ndërsa vetë lojtari tha se u largua për shkak të problemeve që kishte në gju.

Dy deklarata të ndryshme, që më vonë sollën arsyen e vërtetë të largimit të Grezdës.

Stafi i kombëtares e ka vënë në dijeni 24-vjeçarin se ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme, atë ndaj Islandës më 8 qershor dhe ndaj Moldavisë më 11 qershor.

Kjo ka krijuar tension mes lojtarit dhe stafit, që mësohet se kanë debatuar për këtë fakt dhe Grezda ka vendosur të braktisë grumbullimin, duke e ditur që trajneri Edi Reja nuk e konsideron pjesë të formacionit, të paktën për këto dy ndeshje, ku do të provohet skema 4-3-3 ose 3-5-2.

E gjithë kjo lëvizje dhe ky informacion është zbuluar nga media skoceze “Daily Record”, që ka shkruar që ditën e hënë në orën 12:09, se Grezda u largua nga kombëtarja kuqezi për shkak të tensionit të krijuar dhe jo sipas deklaratave të dhëna nga vetë lojtari dhe federata, duke na lënë të kuptojmë se i gjithë ky informacion është tentuar të mbahet i fshehtë nga mediet dhe burime pranë federatës.

Një tjetër skandal nga lojtari që i është dhënë më shumë besim dhe minuta në kombëtare, pavarësisht formës së dobët dhe dëmtimeve që ka kaluar tek Rangers në Skoci, duke marrë parasysh se shumë lojtarë të tjerë që kanë kontribut të madh në kombëtare nuk kanë ngritur kurrë zërin edhe kur janë lënë jashtë listës së kombëtares, apo kur kanë qëndruar për ndeshje me radhë në stol.

5 komente në “Eros Grezda braktisi Shqipërinë për arrogancë, ja si u tentua të fshihej tensioni në kombëtare”

  1. ik ere pirdhu says:

    Kujt i plasi ?

    1. dulla says:

      Ku njihet si nje lojtar pordhac dhe mistrec edhe ne Glasgow Rangers. Tifozet e skuadres nuk e duan dhe shpesh e kane fershellyer per veprimet qe ben. edhe traineri Stiven Gerard qe ka patur me shume durim me te duket eshte dorezuar.
      Po te lexosh komentet e tifozeve te Rangers jane te gezuar qe se shpejti do largohet dhe prej aty. Keshtu qe kombetarja nuk ka ndonje humbje te madhe perkundrazi.

  2. Belaja says:

    KY qr sikur esht mesi, kta Jan femij bythe. Shif Kur ta heqin dhe nga skocia e te perfundoj te luaj ne kategorin e dyt ne itali. Pordha modhe gris breket e reja

  3. Drenova says:

    Grezda duket qe ne fytyre qe eshte nje rrugac,ndaj nuk e meriton te futet kurre ne kombetare!

  4. lake says:

    Keshtu eshte kur Lenjani beri dengla nuk vij une sa te jete trajner Panuci,dhe federata jone qe nuk di te reagoje ne keto raste ne vend qe te mos lejonte me grumbullimin e tij ne Kombetare sepse ai ofendoji Shqiperine me ate veprim jo Panucin,Dhe per lojtare te tjere sdo jete problem ta bejne kete veprim kur te jene te pa kenaqur se do thone Reja sna fut ne loje po kur te vij nje trajner tjeter do na marri,i ngrihet Grezdes tani neser priten dhe lojtare te tjere qe do ngelen te pa kenaqur qe ta bejne kete veprim.
    Per tu bere nje ekip Kombetar serioz Federata duhet sa me shpejt te reagoj.
    Keshtu qe federata jone duhet te nxjerre urdher per te gjithe ata qe refuzojne ekipin Kombetar per arsye zghedhje teknike te mos ftohen me ne Kombetare vetem keshtu nje sportist do i therrasi mendjes mire para se ta bej nje veprim refuzimi pasi e do te dije dhe pasojat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje