Rikthehet gjyqtari Gjin Gjoni. Shtatë muaj pasi iu miratua nga ish-KLD kërkesa për leje prindërimi duke qenë se është bërë baba i një vajze, një kërkesë e tij e dytë e dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, është bërë shkak që anëtarët të mblidhen këtë të mërkurë, në orën 15:00.
Anëtarët e KLGJ janë vënë në lëvizje nga vetë gjyqtari Gjoni, por edhe nga Kolegji Zgjedhor.
Nga njëra anë, gjyqtari Gjin Gjoni sipas ish-KLD ka marrë leje prindërimi për dy vjet dhe për këtë i hiqet e drejta e pagës si gjyqtar.
Por, vendimi i tetorit 2018 nga KLD ka lënë jashtë vëmendjes se çfarë do të bëhet me faktin se Gjin Gjoni edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, a duhet apo jo t’i jepte leje.
KLD ka argumentuar se si anëtar i Kolegjit Zgjedhor Gjin Gjoni nuk merr leje. Por siç rezultoi më pas gjatë shortimit për shqyrtimin e kërkesave të subjekteve politike, Gjin Gjoni u zgjodh gjyqtar kolegji. Gjoni ka kundërshtuar pjesëmarrjen në kolegj, pasi sipas tij është me leje.
Kolegji Zgjedhor ndërkohë pas një vendimmarrjeje konkrete nga KLGJ nuk e përjashton dot nga shortimi.
Ndaj Këshilli i Lartë Gjyqësor, për herë të parë pas konstituimit do të trajtojë në vetvete domethënien e një vendimi të KLD së mëparshme.
Përveç dilemave dhe debateve që parashikohen të ndodhin në KLGJ, pikëpyetja më e madhe ka lidhje me një përcaktim të qartë të ligjit zgjedhor.
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor zgjidhen çdo katër vjet përmes shortit dhe më pas dekretohen nga presidenti.
A do mundet KLGJ të vendosë dot nëse Gjin Gjoni ka të drejtë kur kërkon leje për shkak të parimit “fiton interesi më i lartë i fëmijës”, apo në këtë rast do fitojë interesi më i lartë që lidhet me shoqërinë, pra që janë çështjet e zgjedhjeve.
E qartë është se edhe kësaj radhe një nga gjyqtarët më të përmendur ia ka dalë sërish t’i trazojë ujërat. Ashtu siç i trazoi me kërkesën për leje, që u interpretua si shmangie apo fitim kohe për vettingun.
Gjin Gjoni ia doli mbanë të sfidojë edhe ministren e Drejtësisë, e cila e kundërshtoi vetëm mediatikisht lejen prindërore, pasi në fakt më tej nuk u pa asnjë veprim konkret prej saj.
Le të shohim çdo të ndodhë në mbledhjen e orës 15:00.
Po ne cfare kemi? Pula? Fuck you Bastard berishjan. ..shpellar me diplome per te vjedhur. ..
Lexhenda Xhin Xhon doli ne skene
KUSHE KA LINDUR GJIN GJONI ,APO E SHOQJA? SI KA MUNDESI QE ME LINDJE E FEMIJES MERRKA LEJE E LINDJES DY VJETE EDHE I SHOQI.PO PER CIFTET E TJERA ESHTE NE FUQI KY LIGJE ?PO TE ISHTE , VETEM ME LINDJE FEMIJESH NUKE DO TU PREZENTONTE NE PUNE ME LIGJIN E GJIN GJONIT. NE CFAERE LLOI SEKTORI TE PUNES QE BENIN
RROFTE KLD QE PO BENE ME LEJE LINDJE ED BABALLARET.SHQIPRI HESAPI QE NJERZIT QENDROJNE NE DETYRE PREJ MIQESISE QE KANE ,DHE JO NE SAJE TE MERITES.
Tani qe ka dhe ralf gjonin ne kuvebd behet i pa prekshem
Ku i gjeti paret ky qe ka bo vile te rrolling mane hills ?
Gjin Gjoni me kujton nje fis afrikan qe ndersa grate lindnin dhe pastaj shkonin ne are per te punuar, burrat zinin shtratin dhe ulerisnin nga dhembjet e lindjes duke pritur gjithashtu vizitat ngushelluese per dhimbjet qe kishin hequr dhe urimet per shendet te mire te babait qe lindi e foshnjes. Pika qe ste bie o Gjin Gjoni , se jemi ne mes te Europes o anadollak , ti dhe ata qe miratojne keto lloj lejesh ne mes te Europes ne shekullin e 21.
CICAT E GJIN GJONIT
Më 1 shtator të 1994-s fillova punë si mësues në Belsh të Elbasanit. Ditën e parë të shkollës, duke bërë apelin, nxënësit për disa nga shokët e tyre që mungonin më përgjigjeshin: “Ka rënë merkosh.”. I çuditur për këtë përgjigje i pyeta për kuptimin e saj dhe ata më sqaruan se donin të thonin se shokët e tyre mungonin për arsyen se kishin shkuar refugjatë… Ç’do të thoshte e nga e kish prejardhjen shprehja “ka rënë merkosh” nxënësit e mi nuk dinin të ma shpjegonin. E kishin dëgjuar në shtëpitë e tyre nga të moshuarit sa herë që binte fjala për një burrë që mungonte kur duhej të ishte diku. Më pas pyeta një koleg vendas i cili ma shpjegoi kështu kuptimin e leksemës “merkosh”: “Në kohë të lashta ka qenë një zakon që, kur burri kishte gruan shtatzënë, aty nga muaji i fundit, në prag të lindjes, shtrihej edhe ai ngjitur me të dhe, në momentin që asaj i vinin dhimbjet e thërriste, edhe burri i rënë merkosh, bënte të njëjtën gjë: Imitonte gruan e thërriste edhe ai… Këta burra të rënë merkosh edhe Perandoria Osmane i falte nga rekrutimi ushtarak. Pra, burrit të rënë merkosh i shtyhej shërbimi ushtarak… Ky është kuptimi i fjalës “merkosh” që, megjithëse ka humbur si funksion, mund ta dëgjosh ende sot në kuptimin e një burri që mungon me arsye. Fjalët “Merkoshi”, ose në variante të përafërta “Merkoçi”, “Markoçi” apo “Makoçi”, etj, që mund ta hasësh edhe në mbiemra sot të njerëzve, atë prejardhje kuptimore kanë.”…
Kështu ndodh me fjalët. Gjuha është fenomen i gjallë dhe ndonjëherë, një fjalë apo një shprehje, irron më gjatë edhe se objekti apo subjekti të cilin emërton. Kështu ka ndodhur edhe me shprehjen “ka rënë merkosh”… Pra, duke qenë fenomen i gjallë, në gjuhë ka fjalë që lindin e vdesin… Veç lindjeve të reja, disa fjalë, duke u përdorur në rrethana të caktuara, zgjerojnë ndjeshëm nuancat e tyre kuptimore. Ca të tjera ruajnë vetëm kuptimin e mëparshëm por ndërkohë marrin famë nga rrethana kohore apo e vendit në të cilin përdoren. Është një ligjësi e njohur në sociolinguistikë për emrat e ofiqet e njerëzve. Ata që veprojnë normalisht apo zbatojnë ligjet e shoqërisë, edhe kur njihen, harrohen shpejt. Ndërsa ata të tjerët kujtohen më gjatë… “Nderi jetëshkurtër është vëllai binjak i famës së pavdekshme.” – thoshte Shopenhaueri. Nuk e di ç’ndodhi me të tjerët, por mua kur dëgjova për lejen dyvjeçare të lindjes që përfitoi gjyqtari i Gjykatës së Apelit Gjin Gjoni, m’u kujtua menjëherë “të rënit merkosh” dhe një këngë komike që u bë hit para ca kohësh… Fenomeni i kujtesës dhe pasojat jashtëgjuhësore të Vetingut, pasi riaktivizuan në fjalorin tonë një fjalë që ishte harruar prej kohësh: “dorëheqjen”, ja ku na dhuruan stilemën e re të “lejes së lindjes për burrat” si Gjin Gjoni…
***
Si kudo e si gjithmonë, edhe për pritjen e Santa Klausit të sivjetshëm, përgatitjet do të fillojnë jo më vonë se aty nga mesi i dhjetorit. Gjithashtu, 12 dhjetori është dita kur skadon mundësia e apelimit të atyre që kanë rënë në rrjetën e Vetingut dhe me këtë, të mund të pengojnë formimin e SPAK-ut. SPAK-u pastaj, me Byronë e Hetimit, Prokurorinë e Gjykatën Speciale ia zgjeron kuptimin fjalës veting. Si? – do të pyesni ju. Ja ashtu, duke i zgjeruar mundësinë për të thërritur politikanë e zyrtarë të lartë për të kaluar e vizituar ambjentet e tyre, do të mësoni më gjerësisht për fuqinë e fjalës veting. Prandaj, kujdes! Këtë fundviti është mundësia që Santa Klausi i 2019-s të na trokasë bashkë me Santa Vetingun dhe, ky i fundit, nuk vjen me lodra fëmijësh në krah, por me thesin e mbushur me byzylykë, që ndryshe quhen edhe pranga. Por sidoqoftë, Santa Vetingu nuk është ç’njerëzor. Të paktën, për sa kohë është i shoqëruar me Santa Klausin e mirënjohur për dashurinë që ka për fëmijët, edhe ai, për hir të foshnjave, i kursen nga prangat nënat lehonë. Po kur të marrë vesh që në Shqipëri ka edhe burra lehonë, si do të sillet Santa Vetingu? E shikoni pra sesa u komplikua kuptimi i fjalës më të lakuar të vitit, vetingut? Ç’do ditë që vjen rrit pritshmërinë për prurje të reja në fjalorin e gjuhës shqipe. Fjalë të ndryshme, që para ca vitesh dukeshin sikur nuk kishin lidhje logjike mes tyre, tash e tutje, edhe kur të jenë të veçuara, do të na kujtojnë njëra tjetrën. Prej shoqërizimit të tyre fjalori ynë ka përfituar shumë. Kështu, me lejen dy vjeçare të lindjes që mori këto ditë Gjin Gjoni, sa herë të dëgjojmë për të, do të na kujtohen lehonat e, lehonat pastaj, vetingun… Vetingu do të na kujtojë Gjinin e, Gjini sigurisht cicat. Cicat, do të na kujtojnë këngën “Hop, hop ti Mamica/ Më çmend me ato cica!”. Në këtë rast, Gjinit “me cica” i takon merita që solli në fjalorin e sotëm të shqipes këtë stilemë të re komike që është vazhdim i asaj që shpreh subjektin e “të rënit merkosh” para lindjes. Mu ashtu si në refrenin e dytë kur pas “Hop, hop ti Mamica/ Më çmend me ato cica!” këndohet : “Hop, hop ti Mamica/ Sa shumë të tunden ato cica!”…
Ilir Mborja
Eme po tallni karin ju,po duket sikur kush la lek po bo ca ti doje trapi tani me Ramen
Gjines ti rroje femija, kisha koh qe mendoja kur e shikoja gjinen, dhe thoja qe eshte me barre, por nuk me besonin. Ky ka nje korjuzitet qe pjell sa here qe i pjell drejtesia ndonje kekese per te vertetuar pasurine.
Ky ishte anetar I KLD-se.. Pse nuk I eshte bere akoma ballafaqimi I pasurise?!?!? Anetaret e Gjykates Supreme ishin te paret dhe vijonte me poshte.. Pse nuk eshte ballafaquar me Vettingun ky person qe ka qene anetar ne majat e saj?!?! Pse nuk ankohet Ministrja e Drejtesise tek OMN-ja?!?! Si mund te shtroje detyren ky individ duke u paguar me rraport te liruar nga nje branch I shfuqizuar ?!?!? Ceshte kjo loj majmunesh?!?! Pse nuk e hedh ne gjyq vendimin e nje ish organizate ne gjykaten administrative ministrja e drejtesise?!?! Ku i ka kompetencat ish KLD-ja te japi rraport lindjeje per nje burr nje antari te saj?!?! Konflikt interesi?!?! Ne cilin Do ti japi gjoks ai femijes?!?! Cjan keto marrezi?!?! Paguhet tjetri kot..
Shtet Rrumpalle… Mire ben o xhin, bej qejf….
Nuk bëhet shtet me malokë.
Ju shoh te ekzaltuar kunder Gjin Gjonit! Nuk ka asnje diference ndermjet ketij dhe atyre ‘engjejve” qe e kaluan vetingun… Santa Vetingun sic eshte ekzaltuar njeri prej jush…Nuk ka asnje diference ndermjet ketij dhe Edit qe po e pershkruani sikur po ben mrekulline me sajesen propagandistike te vetingut. A nuk ishte Edi qe e anatemoi i pari Gjinin ne 2014? A nuk ishte Edi qe ne “listen e 100 me te korruptuarve” ne Shqiperi nuk e perfshiu Gjinin? E keni menduar ndonjehere pse? Se Gjini e bleu heshtjen e Edit… Njerez, vetingu eshte vetem nje farse per te hequr kundershtaret e prezumuar politike ndaj kesaj qeverie rilindase; kriteri moral, profesional, etik, etj., nuk merren ne konsiderate. E thene vulgarisht, hiqen ca hajdute, lihen ca hajdute… Ndofta i vjen rradha Gjinit, ndofta ia del qe te mos i i vije…asgje nuk do ndryshoje ne sistem ne te dy rastet… Sistemi do te ngelet i korruptuar, dhe me i korruptuar se me pare…si cdo pjese tjeter e jetes ne Shqiperi…