VIDEO/ "Ti pijanec", punonjësi i ambulancës godet me sallam pacientin pa ndjenja

5 Qershor 2019, 18:47Lifestyle TEMA

Një punonjës ambulance ka filmuar veten duke e goditur një person pa ndjenja me sallam.

Tashmë kanë nisur hetimet për punëtorin nga Shërbimet e Emergjencës rumune. Identiteti i tij nuk dihet ende, por ai shihet duke goditur me sallam pacientin e shtrirë në barelë.

Fillimisht e qëllon në ballë dhe më pas në pjesë të tjera të kokës.  Në një moment i thotë personit të pavetëdijshëm: “A do sallam, merre një në kokë! Ti pijanec”.

Ministrja rumune e Punëve të Brendshme Carmen Dan tha se u zemërua shumë nga kjo video.

“Unë jam zemëruar nga imazhet në hapësirën publike ku tregohet një anëtar i një ekuipazhi të emergjencës duke u tallur me një pacient që ka nevojë për ndihmë”, tha ajo duke shtuar se do merren masa ligjore për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje