Mbush 35 vjeç video-loja më e famshme në botë

6 Qershor 2019, 12:25Lifestyle TEMA

Kanë kaluar plot 35 vite nga dita kur programuesi rus Pazitnov bëri për vete gjysmën e botës me një kryevepër gjeometrike dhe matematike, duke i dhënë jetë asaj që pa dyshim mund të quhet loja më e luajtur në histori: Tetris.

Kjo video-lojë është shpikur në 6 qershor 1984 nga Aleksej Leonidovič Pažitnov, ndërkohë që punonte në Akademinë e Shkencave të Bashkimit Sovjetik, në Moskë.

Tetris është i bazuar në një koncept shumë të thjeshtë, sipas të cilit figurat me forma dhe dimensione të ndryshme bien poshtë dhe lojtari duhet t’i rrotullojë dhe lëvizë për t’i radhitur dhe për t’i eliminuar me një shpejtësi që sa vjen e rritet.

Ka pasur shumë versione të Tetris-it, por ajo që do të mbetet në kujtesën e miliona personave është versioni i viteve ’80, një version bardhë e zi që ishte i përfshirë në çdo Game Boy.

1 komente në “Mbush 35 vjeç video-loja më e famshme në botë”

  1. xha teme sateme says:

    eh cna kujtuat rinine me kete lajm, kur se leshonim vendin e pare ne Tetris….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje