Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka sqaruar urdhrin e dhënën një ditë më parë, për ndalimin e publikimit të akteve të dosjes 339, pas reagimeve të shumta që ngjalli ky vendim.
Sipas Prokurorisë, urdhri i djeshëm, nuk ka për qëllim kufizimin apo cenimin e lirisë së mediave, por ruajtjen e sekretit hetimor, pasi publikimi i akteve mund të ndikojë në rezultatet e hetimit.
“Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhjeme ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit,është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) .
Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen.
Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje,nxjerrja e akteve me të dhënatë ndryshme që përbëjnë sekret hetimorë, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e tëcilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.
Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura“, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
O mender prokuror, media le te beje hamendje e komente sa te doje, ti zoteri mos shit materialin hetimor.
Prokuroria ka plotesisht te drejte.
Ligji penal nenet 295/a i KPenal i RSh dhe 103, 104 e 105 i K,Pr,Penale te RSh. flet drejte. Lexojeni.
Te gjithe ata qe nuk njohin ligjin jane trima.
Ashtu sikurse edhe kriminelet qe e shkelin ate me dashje direkte.
Se nuk i pelqen Like floririt, Mones, Berishes, Bashes, dhe ishdeputeteve te PD+LSI<, oligarkeve Hysenbelliu, Franga, Hoxha, Lesi gazetareve milionere Koke L… Fevziu, Surrat kalit Lala, dhe te tjereve te News24,Klan, Top Channell , etj. pak i prishet puna ketij populli.