Prangoset 40-vjeçari, u kap duke kultivuar kubikë dhe fidanë kanabisi në shtëpi

6 Qershor 2019, 10:53Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili kishte nisur kultivimin e kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina”, në fshatin Dorës u gjetën 60 kubikë dhe fidanë kanabis sativa.

“Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje