10 mijë lekë në muaj ryshfet policisë për të lejuar furgonat në të zezë, të linjës Laç-Tiranë

5 Qershor 2019, 21:16Kronika TEMA

Transporti ndërqytetës i udhëtarëve Laç-Tiranë kryhet me makina 5-7 vendesh të palicencuara, nën “hundën” e policisë dhe askush nuk i pengon.

Paguajnë ryshfet 10 mijë lekë në muaj policisë dhe punojnë të qetë.

E njëjta gjë ndodh edhe me linjën e transportit Tiranë-Durrës, ku furgona kanë licencën Kamëz-Durrës, por nuk shkojnë fare në Kamëz. Ata bëjnë vetëm linjën Tiranë-Durrës, madje ndalojnë edhe në vende të tjera.

Fiks Fare bëri një vëzhgim mbi gjendjen e këtij transporti nga një numër i mall ankesash nga shoferët e licencuar të cilët nga kjo paligjshmëri nuk munden dot të punojnë.

Të përfaqësuar nga kreu i shoqatës së transporteve Shpëtim Vrioni ata ngrenë zërin se furgonat kontrabandë pa licencë dhe pa asnjë dokument, po i falimentojnë dhe askush nuk po merr masa. Vrioni ngre zërin se shoqëri që kanë marr licencë për linjën Kamëz- Durrëz nuk shkojnë fare në Kamëz , por qëndrojnë deri tek rrethrrotullimi i doganës, pra bëjnë linjën Durrës-Tiranë. Vrioni shprehet se përgjegjësi direkt mbajnë policia rrugore dhe policia bashkiake e të cilës u përkasin furgonat e palicencuar.

Në qytetin e Laçit makinat 5-7 vendshe punojnë të qetë, madje në sy të policisë së rendit dhe asaj të qarkullimit. Pasagjerët shkojnë i marrin në stacionin e furgonëve dhe autobusëve të licencuar. Në një bisedë më njërin prej shoferëve të licencuar mësohet se makinat 5 vendshe dhe ato 7 vendshe që rrinë të stacionuara tek Zogu i Zi u kanë marrë punën. “ Nuk ke ku të ankohesh veç të rrihesh me ta, se rregullat nuk zbatohen nga ana e shtetit” shprehet ai. Ndërsa në bisedë me pasagjerë që udhëtojnë drejt qytetit të Laçit shprehen se nuk kanë besim të udhëtojnë me ta , pasi nuk kanë asnjë dokument dhe për të shmangur policinë në kryeqytet futen në rrugë të ndryshme dhe atyre u shkon kohëzgjatja e udhëtimit më e gjatë se sa me autobus.

Rast flagrant ishte biseda me një shofer furgoni të licencuar i cili ishte ndaluar nga policia e rendit , pasi kjo e fundit kishte marrë një telefonatë ku ankoheshin për furgonat që punonin në të zezë. “Në vend që të bëjnë punën e tyre se me taksat e mia paguhen ata më kërkojnë mua llogari se kush ka marrë në telefon” shprehet shoferi. Por ajo që i vuri vulën gjithçkaje ishte biseda e një pasagjeri i cili ishte pjesë e administratës së bashkisë Laç dhe shprehet se këta shoferë furgonash që punojnë në të zezë pa u shqetësuar, është se ata paguajnë policinë . “U japin 100 mijë lekë në muaj policave dhe hajde shëndet e të mira”, pohon ai në video.

Biseda me pasagjer dhe shofer të licencuar

Fiksi-Kur ikën për Laç autobuzi?

Shoferi-Tashti.

Fiksi-Se vajta te ato veturat, klandestinët , po s’kishte, çudi sot?

Shoferi-Pale..

Fiksi-Si lënë ndoshta?

Shoferi-Jo sa të duash ka, po i fshehin makinat nëpër vrima. Për Zotin ne kemi mbaruar. Për Zotin jo, bosh kam ardh, bosh jam duke ik. Kurrgjo s’duan t’ja dinë. Te ne ( Laç) në derë të autobusit të vjen t’i merr ( pasagjerët) . Vetëm të vritesh me ta. Vritesh me ta. I çon te shpija të gjitha, shteti s’funksionon. Jo, jo po si në Laç s’bën vaki në republikën tonë.

Pasagjeri-A s’jam duke hip me ata se s’di nga më çojnë. Ai të fut andej nëpër ferra. Të plas ndonjë avlli se është duke u ruajt prej policisë. Ne ecim ke frikë, lloj lloj kalamajsh. Më lër se jam djeg me ato unë. Isha njëherë në Laç me to, e doja të vija shpejtë në Tiranë. Na pruri në Kamëz e tha, e di si është puna, tha do futemi këtej, se ashtu s’kam leje, dalim shpejt. Na ka fut andej, nëpër plera, nëpër… kur na nxori këtej nga rruga që futesh për Paskuqan.

Fiksi-Erdhën policët të ty?

Shoferi-Po. Kush ka marr në telefon tha? I thashë për çfarë të kanë marr? Tha për të paligjshmet ( taxi) . I thash ti bëj detyrën ça të duhet kush ka marr.

Fiksi-Hajde polic hajde.

Shoferi-I thash për taksitë tonë e kanë bërë. Kalamajtë e tu i mbaj me lekë. Jo tha i mbaj me djersën time. I thash pa paguar unë nuk ha gjë ti.

Fiksi-Po të kërkonte llogari ty kush ka marr në telefon?

Shoferi-Po.

Shoferi-Përfundimisht ne nuk kemi shtet o xhaxhi.

Pasagjeri-Unë e bëj përditë këtë rrugë, po unë nuk bën vaki,

Fiksi-Të hipësh me ata ?

Pasagjeri-Jo.

Fiksi-Normal o vëlla.

Pasagjeri-Rrugë pa rrugë. Janë shumë probleme që…

Fiksi-Kështu me tha dhe një, ikin rrugë pa rrugë, nuk ikin në rrugë kryesore.

Pasagjeri-Sepse u del policia , kanë probleme, nuk i kanë letrat.

Fiksi-Rrinë këta policët rrugorë këtu, as i shikojnë fare këta. Ja polici rrugor aty rri.

Pasagjeri-Ai merr paret ore. Unë punoj me taksat e bashkisë. Po, po merr 100 mijë lekë për çdo muaj nga ata edhe hajde shëndet mirupafshim! Iku ajo punë.

3 komente në “10 mijë lekë në muaj ryshfet policisë për të lejuar furgonat në të zezë, të linjës Laç-Tiranë”

  1. spartak says:

    Aaaaa. Mos mi nga policët e Mithat Tolës , se me ato jemi duke realizu planin e aksidenteve dhe të vdekjeve në rrugë , ani se Instituti i Statistikave na e rrit nga 5-10 % çdo vit këtë plan .
    Çfarë the , se nuk e ndigjova mirë .?
    KUSHTETUTA .
    Mos e thuaj mo , se dalin zbuluet , jo mo policët , por deri tek i pari fare .
    JETA e QYTETAREVE të Republikës së Shqipërisë .
    PRONA e QYTETAREVE të Republikës së Shqipërisë .
    KUFIRI , RENDI dhe QETESIA e QYTETAREVE të Republikës së Shqipërisë .
    MBROHEN me KUSHTETUTE .
    Ngadalë njëçikë . Ato si kanë në refene fare policia .
    Policia ka në refene ku të mbushi xhepat dhe ( jo të vendosë ), por të mos vendosë për të patur rregull për asgjë . Filloje që nga trafiku , armët , zaptimi i pronave publike e të atyre që kanë pronarë , etj , etj , etj ,.
    Pa aftësia me kry detyrën është në maksimum .
    Ama , në maksimum kanë dhe abuzimin dhe indiferencën ndaj detyrës .
    I kërkojnë llogari atij , që ankohet ndaj abuzimeve dhe shkeljes së LIGJIT , RREGULLAVE dhe që po vuan për të nxjerr bukn e gojës e madje kërcnohet edhe nga polici . Pse ? Sepse , jo pak policëve , ja kanë mbërthy k… , lekët e abuzuesave .
    Sikur vetëm këtij polici .
    Në çdo sektor .
    Po u shkel Ligji dhe Rregulli dhe , edhe pse ankohesh , nuk vihet dorë madje kërcënohesh , as mos e diskuto , që korrupsioni dhe abuzimi me detyrën ka kap majat .
    Merre me mend . Janë abuzu e deri vra shenjtore , nëna fëmijësh me Urdhëra mbrojtje Gjykatash ,nga indiferenca dhe korrupsioni , madje korrupsioni nxjerr fajtorë viktimat , si në jo pak raste qytetarësh të aksidentuar , të cilëve ju është marrë jeta edhe deri në trotuar nga pijanecë , delinkuentë psikopatë të pa përgjegjshëm dhe të ndaluar e dënuar edhe më parë .
    Të na rrojë Mitat Tola me gjithë Ministrin që e kanë situatën statistikore në dorë dhe se lëshojnë .

  2. Milan says:

    Or zoteri.mos thuaj nuk ka shtet,pse ikin rruge e pa rruge sepse kane frike e din cfare u pret,thuaj duhet te jene me te rrept me njerezit e mos te koruptohen policet sepse ligjet jane

  3. ermal says:

    Urime gazetarit per artikullin.
    Eshte shume mire te shkruani, dhe shume e nevojshme, problemet e perditshme dhe keto ngjarje qe shqetesojne jeten e perditshme te njerezve.
    Duhet te ankohemi dhe denoncojme gjera te tilla jo thjesht te degjojme shamaten qe ben politika dhe te mos merremi me hallet/problemet tona.
    Vetem keshtu, duke u kujdesur vete dhe duke denoncuar mund te kontribuojme per nje shoqeri me te mire.

    Respekte dhe inkurajoj gazetaret per tema te tilla. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje