Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj ka preferuar të mos japë shumë detaje për ‘nxjerrjen e sekretit hetimor’ sa i takon përgjimeve të dosjes 339 të publikuara në gazetën “BILD”.
Në një konferencë për median lidhur me një operacion për ndalimin e kontrabandës së automjeteve, një gazetare e pyeti nëse kishte persona të dyshuar dhe të proceduar lidhur me nxjerrjen e sekretit hetimor.
“Ne do të themi sot, atë për të cilën kemi dalë për të thënë dhe në raport me atë çështjen për të cilën po flasim.
Prokuroria prezanton dhe bën publike ato detaje që nuk hyjnë në rangun e sekretit hetimor dhe bëhen publike në momentin që ne i shohim të arsyeshme pa cënuar hetimin e çështjes.
Po e kaloj pa përgjigje pjesën cilët janë objekt hetimi dhe si po zhvillohen hetimet” , u shpreh Imeraj. (TemA)