Ashtu siç premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës është e para e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të japë 10 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëmtuara, ndërkohë që ndihma do të vijojë edhe për zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake. Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak.
“Sigurisht qeveria do të bëjë pjesën më të madhe dhe më pas ushtria do të bëjnë zbatimin. Ne do të jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe me elektro shtëpiake dhe paisjet e nevojshme. Ashtu siç i shohim gjërat në Tiranë, ndonjëherë nis si fatkeqësi, por kthehet në mundësi përt t’i bërë gjërat më mirë. Mezi pres që ky Këshill të miratojë unanimisht këtë vendimmarrje dhe besoj që është në nderin e Tiranës për të qenë solidare me gjithë miqtë tanë në Korçë. Ka një pjesë të madhe të komunitetit të Korçës që jeton në Tiranë dhe besoj që solidariteti na bën nder të gjithëve. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe”, tha Veliaj.
Krahas këtij fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara, Bashkia e Tiranës mblodhi ndihma të cilat u nisën me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë familjeve në Qarkun e Korçës të cilat janë prekur nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që kanë prekur juglindjen.
Po ky dobici I Axhemedinit cfare kerkon?Ky eshte k/ bashkie apo kminister?Sharlatan i duket vetja i zgjuare punetore!Race ma zaret e beut.
Clidhje ka Kryetari i Bashkise se Tiranes me fondet shteterore per Korcen?…kjo ndodh vetem ne Albanistanin e ripjellur me let e mamase…
Ore blla blla, shiko tiranen ti se e mbyte. E kemi nje kryeminister, nuk na duhet dhe nje tjeter, aq me shume si puna jote: MASHTRUES
c`eshte kjo 10 miljon leke te rinj {apo te reja tu ndreq gabimin} E c`njerez te cuditeshem paski qene ore te urruar qe nuk njihni akoma parane , numurat e te cilave jane te shkruara ?! Si nuk keni turp ? shkrruhet ne kartmonedhe 1 e beni 10 , shkruhet 10 e lexoni 100 e keshtu me rradhe ..! Kur do te mare fund [ te me falni] injoranca e juaj kushdo qofshi e sidomos tani qe “voltat “neper vendet dinamike te botes na i paraqisni si “master ” a c`fare dreq emri ju vini , ju qe nga mente jeni “fyl” ..?!
Shfrytezoheni rastin per ti bere ” model “shtepite qe fshataret i kane te perbashketa me bagetine ..! Nga fshati jam , e di mire . Ky ishte “gabimi” me i madh qe ju be fshatit nga “diktatura” . Lopa , delja ,dhia, dhe njeriu “fshatar” , duhet te jene nje dhe te pa ndare ..! Jo kolektivizim “komunist “..! SI NUK JU VJEN TURP QE RRONI ..!
Ore tek reuga Arkitekt Sinani ka gati nje muaj qe rrjedh uje.. uje i shkuar dem, rrug qe mund te prishet ne cdo moment. Je kryetar bashkie ne Tiron..