Kombëtarja Shqiptare do të luajë sot në transfertë, në Reikjavik, kundër Islandës, në sfidën e tretë eliminatore të Europianit 2020, teksa në stol do të debutojë trajneri italian Edi Reja.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim të pozicionuar në vendin e tretë, me 3 pikë, pas një humbjeje ndaj Turqisë në Shkodër dhe një fitoreje në transfertë ndaj Andorrës, ndërsa po kaq pikë ka edhe Islanda, pas dy ndeshjeve të para.
Në këtë përballje Shqipëria do të syojë që të marrë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian.
Formacionet zyrtare:
Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.
Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj.
—————————————————————-
KOMENTI LIVE
Mbyllet ndeshja Islande-Shqiperi me rezultatin 1-0
Akordon kater minuta shtese
Minuta 86’- Lenjani kthen topin në zonë për sulmin, por asnjëri nuk arrin të përfitojë dhe largohet topi.
Minuta 82′ – Ndoj, në hyrje të zonës, provon me një goditje të fortë. Topi i goditur prej mesfushorit të Breshias shkoi pak mbi traun e portës
Minuta 71′- Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Xhaka, vendin e tij e zë Emanuele Ndoji
Minuta 67′ – Migjen Basha lë fushën e lojës dhe në vend të tij aktivizohet mesfushori Ergys Kaçe. Reja do më shumë fantazi dhe freski
Minuta 63’- Tjetër zëvendësim te Islanda me Kjartanson që largohet dhe vendin e tij e zë Sigtorson
Minuta 59’- Shpërthim nga e djathta e Xhakës dhe mundohet të krosojnë në zonë por gabon pasi topin nuk e mbërrin askush
Minuta 56’- Zëvendësimi i parë te vendasit. Largohet autori i golit Gudmanson dhe vendin e tij e zë Traustason
Minuta 47′- Bekim Balaj krijoi nje mundesi mjaft te mire per te barazuar shifrat, po nuk arrin dot qe te godase ne momentin final
Nis pjesa e dyte e ndeshjes Islande-Shqiperi
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0
Minuta 40′- Shqiperia eshte hedhur ne gjysmefushen e Islandes duke rritur presionin, por pa rezultat
Minuta 29′- Kunderpergjigjet menjehere Islanda qe shperdoron nje rast flagrant per te barazuar shifrat me Arnason, qe ne qender te zones e dergon topin mbi kuadrat
Minuta 27′- Nje mundesi e mire per Shqiperine per te barazuar shifrat me Dermakun, i cili godet por topi perfundon ne kendore
GOL! Na ndeshkon Islanda me ane te Gudmuson pas nje gabimi ne mbrojtjen tone duke e derguar topin ne fund te rrjetes
Minuta 12’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë që sulmon në krah. Xhaka kroson ulët në zonë ku gjenden Balaj dhe Cikalleshi por asnjëri nuk arrin të godasë
Minuta 3′- Elseid Hysaj krijon rastin me te mire per te kaluar ne epersi kuqezinjte, duke goditur mjaft bukur brenda zones, por Haldorson ben mrekulline me pritjen e tij
Nis ndeshja me topin e pare te luajtur nga qendra nga ana e skuadres se Islandes
Mbahet nje minutesh heshtje ne nderim te ish presidentit te UEFA-s, Lennart Johansson, qe u nda nga jeta pak dite me pare
Ekzekutohet himni Kombetar ne stadiumin e Laugardalsvöllur (Reykjavík)
Skuadrat zbresin ne fushen e lojes
Gjithcka gati ne dhomat e zhveshjeve
Mes 4 mbrojtesave!!!! i beri si piramida
Mbrojtja jone si amatoret. Skan turp . Lojtar te medhenj kta morrat. Ikni beni shuren andej . Nuk e meritoni fanelen e kombetares.
Nuk e kane fajin traineret e huaj, por lojtaret tane qe j’u bien breket ne fushe….
Islanda 300 mije banore , Ne 3 Milion banore .
Ndeshja eshte rutine dhe per mua mbaron me fitoren e Islandes me 3 gola diference .
Ne kaq takat kemi .
E shkatrruat dhe Kombetaren mbas pazareve me Kampionatin, fton ne studio Orges Shehin se ai eshte i dyshuari kryesore per shitjet e ndeshjeve ne te skenderbode , tregon se jeni nje pale shtije blerje eurolloto