Le të hanë kokat e tyre, një marrëveshje e re Basha-Rama do e fundoste Shqipërinë

9 Qershor 2019, 19:22Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Unë e njoh shumë mirë Sali Berishën.

Ai nuk do tërhiqet nga skenari i tij, dhe këtë e them me siguri.

Unë s’di sa do trembet Edi Rama dhe nëse do të zbythet për marrveshje me opozitën, por Berisha s’ka për të bërë asnjë hap pas, madje as nga presioni ndërkombëtar.

Ka një logjikë të thjesht, çdo hap pas për Berishēn do ishte dalje në pension dhe do rrezikonte lirinë dhe pasurinë.

Ai ka një parim në luftë: “Pas meje, le të bëhet qameti”. Berisha do përpiqet ta tremb deri me jetë Edi Ramën që të ulet dhe ti jap pushtetin në tavolinë.

Do përdori çdo armatim që të ulë sërish në tavolinë Bashën me Ramën. E kishte përgatitur edhe dekretin e Ilir Metës prej kohës pasi e kapur Presidentin në një moment kritik që po i shkrihet totalisht partia që ja trashëgoi gruas. Presidenti Meta duket që është në hall të madh.

3 orë pas deklaratës zyrtare të Washingtinit, në të cilën zoti Palmer deklaroi se do i hiqet viza nga Amerika çdo personi që prish zgjedhjet, tre familjet e mëdha Berisha, Basha dhe Meta shprazën fishekun e fundit. Dekreti s’kish as datë zgjedhjesh tjera dhe as bazë ligjore.

Dekreti Metës thjesht synonte të legjitimojë “Anarkinë” e Sali Berishës, i cili do u thotë ndērkombëtarve pas gjak-derdhjes që pa planifikuar në 30 qershorit se “populli” mbrojti dekretin e presidentit.

Në 1 korrik do shpall dëshmorët e votës lirë që mbrojtën institucionin e Presidentit. Meta dhe Berisha kanë dal hapur se ata janë regjizorë të protestave. Rama ndjehet i tradhëtuar nga Presidenti që e zgjodhi me votat e tij në 2017.

Gjithsesi kriza po prek fundit. Askush nuk e rruan as për kushtetutën, as për institucionet, as për shtetin, as për stabilitetin, as për integrimin.

Zerooooo interes kombëtar dhe papërgjegjshmëri totale. Muskujt dhe forca do pushtojnë çdo gjë. Në këto kushte do kemi këto skenar: – zgjedhjet do bëhen dhe do njihen nga faktori ndërkombētar?

 Zgjedhjet s’do bëhen se friksohet Rama ose jep dorheqje?

– Zgjedhjet do prishen nga protestat e dhunshme në 30 qershor?

– Zgjedhet do bëhen normalisht sepse ambasadorët do dalin të mbrojnë kutitë e votimit? – Rama të tentojë arrestimin e Metës dhe Berishës?

– Kriza të agravohet dhe bandat të fillojnë atentatet politike? – Zgjedhjet do shtyhen me marrveshje dhe pazar Rama-Meta-Basha? Unë s’po parashikoj se cili variant do të ndodhë por jam i qartë të them se cili është varianti më i keq për shqiptarët që nuk duhet të ndodhë! *Varianti i fundit i një marrveshje të re Basha-Rama do ishte fatkeqësi kombëtare dhe vazhdim i status quos edhe 30 vite të tjera.

Më mirē të fusin në burg njëri-tjetrin ose të vriten mes tyre në protesta se sa të durojmë pazarin e fëlliqur mes tyre edhe 30 vjet. Deri më tani Rama ka treguar se as di të fus në burg kundërshtarët dhe as ka këllqe që ti vrasë.

Me këtë logjikë në fund mund katandiset tek marrveshja… Ka dhe një variant alla shqiptarçe me sloganin: “Shtyje sa ta shtysh ose kap ça të kapësh”, qē do tē thotë të zvarriten cop-cop deri në 2021….

Duke qenë se dhe ndërkombëtarët kanë deklaruar se nuk do të negociojnë, ka shumë gjasa që kriza të zgjasë rrumpall edhe disa vite. Fundja anarkia dhe rrëmuja u inereson të dy krahve sepse i mbajnë dyert e politikës të mbyllura për elitat e reja por edhe për drejtësinë ose prokurorët e Vetingut.

Vota e popullit nuk i largon ata nga politika sepse e numërojnë sipas qefit të tyre.

Vetëm burgu i nxjerr nga loja ose nëse do hanë kokat e njëri-tjetrit. Le të presim deri atēhere,sepse ndoshta do i’a dëgjojmē krismēn…

24 komente në “Le të hanë kokat e tyre, një marrëveshje e re Basha-Rama do e fundoste Shqipërinë”

  1. niku says:

    sh.mire e ke thene

  2. Dr says:

    Te lumt Kreshnik per kete shkrim. Nese Berisha mbijeton kesaj radhe ai do ta varos Shqiperine

  3. Bona Korcari says:

    O Perendi e madhe kur flet e ben filozofin pazarxhiu me i madh qe e njohin shume mire ata qe kane patur lidhje te cdo natyre me te. Pse u katandisem ne kete pike ku te japin mend dhe te pamendte, delirantet, makutet, perverset, funderrinat? Prandaj po shkon ne ferr ky vend se akademike si ky shkruesi ( qe mbase paguan ti pergatisin shkrimet qe ben) apo si Dvoran partizani bythelepiresi etj vazhdojne te ekzistojne e te japin mendje. Si nuk shuhet kjo toke.

    1. undefined says:

      Nuk ka shkruajtur keq….lexoje edhe nje here se ndoshta kthjellohesh..

  4. Koba says:

    Dhe Ti pjese e Ndyresirave Je.Mos na dil Qelibar sikur te dhmyset Shqiperia dhe Mileti.Ti je nje sharlatan dhe Hajdut i rendomte.Je nje nga arkitektet e Sistemit te Korruptuar te Drejtesise.Apo ke harruar .rri aty e mos bezaj se nuk je Rob per Mend dhe parashikime.Rama do te qendroje Fort se ka Mbeshtetje te Forte Amerikane dhe nga BE.Keta Legenet si Plaku Mere Like Hajduti dhe Sumkapucet e tjere do ti kosise Drejtesia .Do te rrojme dhe do te shikojme.

  5. Lakja says:

    Ska me bukur ?, marveshja e fundit eshte 99% e sigurte, 1% e di SHBA . “ciao bella’

  6. Loku says:

    Zotrote jeton jashte shtetit, dhe kjo te intereson vec ty, por te te vije turp qe uron vella vrasje e me pas te marresh ti nje pushtet…duhet ta kesh kuptuar qe ty ste do askush.

  7. Shume mire e ka thene,por nje pjes te fajit ka edhe kreshniku qe ka qen ne krye te drejtesi dhe arrestoi zero politkan(dhe sot del me teorin e arrestimeve,e kush ti arrestoi?) Dhe na formoi nje parti kuq e zi qe u shkri pse u shkri?
    Le te han kokat e tyre thote niku nga jashte shtetit!!!!
    Jo mor jo ata nuk han kokat e tyre,por kerkojne te hame ne kokat me njeri tjeyrin qe te fitojne ata me familjet dhe xhepat e tyre.
    Ku i kane femijet? Sa paguajne per ta,da vila kane,sa miliona kane ,sa koka njerzish kane sakrifikuar per pasurite e tyre….

  8. le te hane koken e njeri tjetrit bishat e terbume hajdutet e papame te ketij vendi

  9. lisi says:

    Dhe kodosh rri gati se mos bien koqet e dashit e t’i merr tjeter kush e te len pa gje prap…………….

  10. Timi says:

    Vetëm Saliu në burg i zgjidh të gjitha. Meta do ik azil diku, e Basha pa plakun nuk vlen gjë.

  11. Ylli says:

    Le te vriten…..ti more zoteri je kokrra e karit .Po e keqja eshte se si puna jote ka shume .Prandaj palaco si puna e jote qe mbushen xhepat me emerime gjykatesish e prokuroresh ,bejne te analistin dhe opinionistin dhe urojne qe Shqiperise ti vihet zjarri !!
    Te perzuri Rama me shpulla kur i kerkove 6 deputete dhe te mori Sala me shkelma kur doje riciklim me ane te PD te tavolina e Pushtetit .
    Shqiptaret nuk jane budallenj te marrin pjese te konfliktet artificiale Rama – Meta – Basha – Berisha !!
    E kujt i rruhet nese behen apo nuk behen zgjedhjet me 30 Qershor .Ne te nesermen prap ne pune do shkojme ,per familjet tona !!
    Mire qe kali ngordhi por dhe ky Kar Spahiu sna le rehat !!

  12. Gjarper i zi says:

    Bashke me ty

  13. Virusi says:

    Jo Kreshnik, Shqiperia nuk rrezikohet nga gjakederdhja. Kur nuk u be gjakederdje me 1998, nuk behet tani. Sali Berisha eshte i mbaruar. Ai eshte i forte kur eshte ne qeveri, fuqia I buron nga shteti dhe te vret permes shtetit. Tani eshte asgje, nje plak I pjerdhur. Rama ka nisiativen dhe eshte me I qarte se kushdo per cka ndodh ne shqiperi. Rama nuk ka frike, eshte mbeshtetes I reformes dhe aleati kryesor I perendimit ne vend. Rama ka bere ate qe se ka bere kush, po ngre ne shqiperi struktura te reja te drejtesise. Ti e kupton mire kete pasi ke qene pjese e drejtesise, ke vjedhur dhe ke bere korrupsion bashke me to. Situata eshte vertet e renduar pasi jemi ne aktin final te reformes ne drejtesi kur Berisha dhe Meta presin prangat. Kjo I terbon ata, por Jane teresisht te monitoruar, dihet qellimi, njihet cdo levizje dhe lidhjet e tyre. Meta, qe te mos turperohet me burg dhe per te ruajtur pasurine, eshte gati te vetsakrifikohet. Berisha, si malok, e ka mendjen te hakmarrja po nuk ka cfare ben. Fundi po vjen. Presin e shikojme.

  14. Zgalem says:

    Me pelqen Kreshniku si analist . E kam urryer , qysh kur paraqiti shenja extreminizmi , ne levizjen “Kuq e Zi “ , por gjithsesi ka mbetur analist i llogjikshem dhe i ballncuar . Situatat i njef shume mire , per pozicionet e punes , qe ka pasur . Kali nuk shitet se qorollepset nje here . Kjo ka ndodhur me Kreshnikun . E lexoj me vemendje , sepse gjej problematika dhe zgjidhje te arsyshme . Nuk i mungon as kultura dhe as atdhedashuria . Dikush kishte shkruar , nuk i besoj se eshte jasht shtetit . Sa te tjere ka jasht shtetit , qe i thone kembes dore dhe i falen siluetes se Saliut . Per mua Kreshniku ka bere kthesen e duhur . Zgalem

  15. Turi says:

    FIKS FARE AMIN ZOTI TE DEGJOFTE

  16. KRESHNIK LESHI DIL MBI TOKE SE PO FLET SIKUR KE RENE ME NDONJE GROP DHE NUK SHIKON REALITETIN . ME PAKE FJALE JANE DY KAMPE PD DHE PS . KAMPI I PD PO PASTROHE PO LARGOHEN ATA QE KANE MENDE DHE KANE NGELUR TE KORRUPTUARIT . AJO PJES QE KA SUNDUAR PER 30 VJET . QE KANE NJE MALE ME DOSJE KORRUPSIONI QE DIHEN BOTERISHTE JANE HEDHUR NE SULME SE KANE FRIKE NGA REFORMA NE DREJTESI DALIN NATEN ME CA CAKENJ TE PAGUR ME SHPPRESEN PER TEGENJYER OPINIONIN NDERKOMBETAR SE NE SHQIPERI PO BEHET NAMI. JOSHIN CA GAZETAR VENDAS DHE TE HUAJ per ti BER SA ME DRAMATIKE SITUATEN SE GJOJA E KA FAIN QEVERIA ME EDIN . Z. KRESHNIK SHQIPERIA KA NDRYSHUA NE SAJ TE QEVERISJES TE EDIT . KETE E THONE NDERKOMBETARE . E GJITHE DILEMA E ZULLUMQAREVE ESHTE REFORMA NE DREJTESI. ATE QE DONI DHE JU.. NUK BIE SHTETI ME 100 APO ME 200 SIKUR DHE 1000 ATEHER TJA DORZOJME SHTETIN KETYRE DHEE TE KTHEHEMI EDHE 1100 VJET PRAPA. ATHER ME 100 APO 200 KAPSOLLA TE LIHET SHTETI TE MARE RREPIN QE KA MARE PD E LSE LIKES ME BLLOK NE DOR QE I HODHI HI SYVE NJE POPULLI TE TERE. THEMELET E SHTEETIT NUK DUHET TE LEJOHEN TE PRISHEN NGA CA DRITESHKUTER.LE TE MARI GUXIMIN VETE DHE TE KALOJNE VEDINGUN TE TREGOJNE SE SA TE PASTER JANE SALI BERISHA E DO SHTETIN TA KETE NEN KEMBET E TIJ. ATIJ PO I DERDHET KUPA POPULLI E DI MIR SE KUSHE ESHTE SALI KRIMINELI SALI DIKTATORI ME STEMEN E KOMUNISTIT DHE ME YLLE NE BALLE KY ESHTTE SALIU QE HYRI NGA DRITARJA MORI PD DHE PO E RROKULLIS DREJTE HUMNERES . U BEJ THIRRJE ATYRE PAK NJEREZVE QE U JANE ERRUR SYTE TI HAPIN SE PO BJENE ME SALI LUL ILIR E MONE NE HUMNER.

  17. A says:

    Zgjidhja eshte shume shume e thjeshte….
    Situaten e zgjedhjeve e merr ne dore NATO
    NATO ka deklaruar ketu e pese vjet te pakten qe nuk eshte vetem nje aleance ushtarake por mi te gjitha eshte kthyer ne nje aleance politike.
    Ja e zgjodha dhe kete…(por e kam me te veshtiri ti mbush mendjen Rames qe te nderroje politiken ekonomike sesa ti mbush mendjen natos te nderhy ne shqiperi)

  18. Populli says:

    Kur flet per moral dhe ky 200mije eurshi per 1 gjykates, me vjen per te vjelle.

  19. american16al says:

    Shikoni me vemendje fotografine dhe do te kuptoni pamjet idiokratike qe perfaqesojne te dy!!!!!!
    Te urosh se problemi do te zgjdhet nga ata vete eshte fatkeqesi , duhet qe te mos votohet me kjo klase politike e dale nga zyrat e PS dhe jo natyrshem nga politika reale e shtresave dhe interesave te ndryshme te popullit.

  20. fran says:

    Zgjedhjet do te behen mire e bukur.
    Po u vra njeri do jete o Berisha , o Meta.
    Ti spurdhjak i Topes mos guxo me te trembesh shqiptaret se do te jesh ne liste pas Metes. U morem vesh? Motrscak.

  21. fran says:

    Zgjedhjet do te behen mire e bukur.
    Po u vra njeri do jete o Berisha , o Meta.
    Ti spurdhjak i Topes mos guxo me te trembesh shqiptaret se do te jesh ne liste pas Metes. U morem vesh? Morracak.

  22. Nik says:

    Jo familjet e “medha” Berisha, Meta Basha por familjet mafioze, Berisha, Meta, Basha do te ishte korekt!
    Dhe keto “elitat e reja” ku jane, se nuk po i shohim gjëkundi!?

  23. harri poter says:

    Te nje nga librat e Harri Poterit thuhet qarte fare, lord Voldemorti gjeti strehe ne malet e egra e Shqiperise se veriut. Natyrisht qe vendasit e njihnin me emrin “Sali Berisha” ose “Sekretari i Partise me Synin qe Shiton”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje