Zef Brozi: Kurrë më partia mbi Kushtetutën! Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor

9 Qershor 2019, 22:54Politika TEMA

Kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, është rreshtuar edhe ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Brozi shkruan se askush, madje as presidenti nuk gëzon të drejtën për anuluar zgjedhjet.

Ai thotë se shqiptarët duhet të votojnë në 30 qershor, pavarësisht bindjeve politike.

“Uroj që shqiptarët më 30 Qershor 2019, pavarësisht nga bindjet politike e përkatësitë partiake, të ushtrojnë në paqe e qetësi të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.

Askush nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të lejohet tua mohojë dhe grabisë zgjedhësve këtë të drejtë kushtetuese.

Kurrë më partia dhe partitë mbi Kushtetutën e ligjin, por Kushtetuta dhe ligji mbi partitë, Presidentin, Qeverinë, politikanët e këdo tjetër.

Vetëm ateherë Shqipëria mund të bëhet anëtare e denjë e familjes së Bashkimit Europian”, shkruan Brozi.

6 komente në “Zef Brozi: Kurrë më partia mbi Kushtetutën! Zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor”

  1. Dr Llesh Doda, Australi says:

    Te mendosh se ke qene Kryetar i gjykates se Kasacionit the thua qe presidenti nuk mund te anulloje daten e zgjedhjeve tregon se ose je komplet injorant ne njohjen e kushtetutes ose konfliktet qe ke patur me Berishen ( mund te kesh patur te drejte), te kushtezojne logjiken.
    Shembull:
    ÇFARE DO TE NDODHTE NESE DO TE ISHTE E PAMUNDUR TE ZHVILLOHESHIN ZGJEDHJET ME 30 QERSHOR PER ARSYE NATYRORE?
    FRYMA KUSHTETUESE JA JEP KETE TE DREJTE NESE PRESIDENTI E SHEH TA TE ARSYESHME TE ANULLOJE DATEN E ZGJEDHJEVE PER ARSYE MADHORE.
    NESE ARSYETIMI I PRESIDENTIT KA QENE I DREJTE OSE JO E VENDOS GJYKATA KUSHTETUESE

  2. sapa says:

    Dhe ti pretendon se shqiptaret qe i zgjidhin problemet e jetes kafeneve jane ne gjendje te bejne shtet?vjen nga planet tjeter?

  3. lagja.brrakes says:

    Updatu iher o Zef se ke ngel mrapa.

  4. mik says:

    Kurre me Parti mbi Kushtetuten the ? Cfar hipokriti !!

  5. FLUTURA says:

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje