FOTOT/ Motra e Konstandin Katsifas kandidon për deputete në Parlamentin grek: Familja ime nuk ka asnjë lidhje me qarqet ekstremiste

10 Qershor 2019, 11:03Politika TEMA
FOTOT/ Motra e Konstandin Katsifas kandidon për deputete në

Ermioni Kasifas, motra e Konstandin Katsifas, do të kandidojë si deputetet me Partinë greke Unioni i Qendrës.

Kostandin Katsifas u vra më 28 tetor të vitit të kaluar në fshatin Bularat, pas një përplasje me forcat e policisë shqiptare, ngjarje që trazoi jo pak marrëdhëniet me shtetin fqinj.

Por mësohet se në zgjedhjet e 7 korrikut, motra e tij, Ermioni Katsifas do të kontributojë në fushatën zgjedhore, duke kërkuar një karrige në Parlamentin grek me partinë Unioni i Qendrës.

Lajmi dhe fotografia e saj është publikuar menjëherë pas takimit që ajo ka pasur me kreun e kësaj force politike, Vasilis Levendis.

Motra e Konstandin Katsifas ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste dhe çdo akt dhune, duke treguar kështu se familja Katsifas nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste.

Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët nuk zgjidhen në bazë të votave personale, por në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, natyrisht pasi kapërcehet kufiri minimal prej 3% i votave në rang vendi.

Unioni i Qendrës, bashkë me dy partitë e tjera të vogla, Greket e Pavarur dhe Potami (Lumi) pësuan një goditje totale në zgjedhjet për Parlamentin Europian në 26 Maj, madje humbën edhe numrin e deputetëve të duhur për të qenë grup i veçante i Parlamentit. Konkretisht Unioni i Qendrës mori vetëm 1.45% të votave.

3 komente në “FOTOT/ Motra e Konstandin Katsifas kandidon për deputete në Parlamentin grek: Familja ime nuk ka asnjë lidhje me qarqet ekstremiste”

  1. Kosta says:

    Dihet ajo kush shpreh urrejte kunder Shqiperise e ka rrugen te hapur ne Greqi.

  2. ducati says:

    Po ky nuk eshte lajm,shume mire ka bere,dhe qe te mos shqetesoheni fare pertia e levendit nuk futet me ne parlamentin greke,ju garrantoj 100% do shkrihen nje here solli dru lumi.e hiqni lajmin apo e beni qe te filloje prap sharia me njeri tjetrin.

  3. Lefteri says:

    Levendi ,vjen nga partia “Bashkimi i Qendrave” e Jorgo Papandreut ( plaku), qe eshte zhdukur nga skena politike greke prej 40 vjetesh. Si hengri parate qe i vinin nga tezja ne Amerike me kushtin qe te merrej me politike, ai beri nje parti te parendesishme ne skenen politike te greke. Me kujtohen toroisjet e pafund ne kanalet lokale (Astra, Thesalia tv, etj) ku vete fliste dhe asnje nuk e ndegjonte , bile thuhej se mbante pije alkolike poshte tavolines qe e kthente gjate reklames. Jane parti pensionistesh qe si prish pune askujt e as i hyn kujt nre pune. Me sa duket mund te beje ndonje vote me “kauzen” e Kacifasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje